Ismail Qemali, Isa Boletini dhe Hasan Prishtina në këndvështrimin e Skënder Luarasit

1562
Sigal

Skënder Luarasi, si historian e biograf i Isa Boletinit e I. Qemalit analizon  marrëdhëniet dhe akuzat e Hasan Prishtinës  ndaj tyre

Përgatiti: Petro Luarasi

Në librin me kujtime të studiuesit Gani Demiri kam hasur  opinionin se Skënder Luarasi  “e urrente” Hasan Prishtinën, pa ndonjë sqarim. Këtë  përcaktim  e përsërit të zbutur A.Gjakova  kinse S. Luarasi  vetëm  “nuk e donte”.  Për këtë keqkuptim  kam diskutuar dhe e kam sqaruar  zotin Gani Demiri nja tre vjet të shkuara, në një kafene të Pallatit të Kulturës në Tiranë, në prezencë të studiuesit Sherif Delvina, kushëri i Esad Dishnicës. Tashmë  argumentet i shpall publikisht për t’ia provuar edhe  A.Gjakovës a ndonjë tjetri se në fushën shkencore të historisë, edhe në lidhje me marrëdhëniet e Hasan Prishtinës me Isa Boletinin,  Skënder Luarasi mbetet  parimor e objektiv. Për hir të së vërtetës, përgjatë  një shekulli  qarqe të caktuara brenda e jashtë Shqipërisë, tërthorazi apo  haptazi, kanë  ndërsyer  armiqësinë  mes krahinave, fiseve dhe  përkrahësve të Hasan Prishtinës e  të Isa Boletinit.  Si shtysë e prova akuze  paraqiten rëndom  opinione njerëzish e komente  mbi   kujtimet e H. Prishtinës, ku akuzohet Isa Boletini,  të cilat Skënder Luarasi dhe  të tjerë i kritikonin për mungesë objektiviteti. Ja që ka disa të cilët analizat historike  i  cilësojnë  “armiqësi”  e  “keqdashje”. Skënder Luarasit  si historian e biograf i Isa Boletinit e I.Qemalit analizon  marrëdhëniet dhe akuzat e Hasan Prishtinës  ndaj tyre dhe nxjerr konkluzionet përkatëse.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf