Ismail Kadare:Ja pse u zhdukën shkrimtarët e mëdhenj që ishin dëshmitarë të krimeve komuniste

167

Më 1945, në Kryesinë e Lidhjes u zgjodhën Dhimitër Pasko, Sejfulla Maleshova, Skënder Luarasi, Lasgush Poradeci dhe Ymer Dishnica, të cilët u eliminuan

(Vijon nga numri i kaluar)

——-

Botimi i paketës së parë të dokumenteve për përgjimin e shkrimtarëve dhe të artistëve, përpiluar nga drejtori i Përgjithshëm i Arkivit Shtetëror të Shqipërisë, Dr. Shaban Sinanit, krijoi bashkë me nervozizmin një solidaritet të sëmurë kundër librit dhe autorit. Do të ishte e kuptueshme nëse do të kërkohej zgjerimi i hulumtimit me autorë të tjerë. Për fat të keq, nuk u kërkua kjo, ose më saktë u kërkua kjo sa për të larë gojën. Kurse thelbi i kërkesës ishte tjetër gjë: mbyllja e këtij procesi. Në të vërtetë duhej të ndodhte e kundërta. Me gjithë vonesën e saj në këtë problem kaq dramatik, Shqipëria pati shansin të hapë procesin, me një dosje të nivelit tepër të lartë.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf