Ismail Bej Vlora dhe Esat Pashë Toptani – Historia e përplasjes për të qeverisur vendin më 1913

Nga Ergys Alushi

Emërimi i Esad Pashë Toptanit si ministër në Qeverinë e Vlorës. Kur Komandanti i forcave turke në Shkodër, Esad Pashë Toptani u largua nga Shkodra, vendi i Ministrit të Brendshëm në qeverinë e Ismail Bej Vlorës, ishte bosh. Kryetari i Qeverisë, Ismail Bej Vlora do të emëronte në këtë post, Esat Pashë Toptanin, me të cilin njihej kohë më parë. Ata të dy, bashkë me Hasan Prishtinën, Syrja Bej Vlorën e të tjerë, më 12 janar 1912, kishin zhvilluar takimin në: “Taksim” të Stambollit. Plani për ta vrarë Esat Pashën sapo ai të zbriste nga anija, në Skelën e qytetit, nisi të përflitej në qytet dhe fjalët shkuan deri te Ismail Bej Vlora. “Pas bajramit, mbeshtjellur të gjithë ministrat duke pritur shokun e 'tyne, ministrin e punëve të brendshmeve që t' i shtudiojnë e t' u japin zgjidhje çashtjeve me interes të math. Por, në vent të Z. ministër erth një telegrame nga Durës..” ”Aty, dërguesi thotë se “Ti, kryetar i Qeverisë, (sepse telegrama asht e drejtuar te Zoteria e Tij)- u a more nga dora fuqinë e ministrave. Bane një nom administrimi, e këshillove:…”

Miting në Vlorë kundër Esad Pashë Toiptanit
Për largimin nga qeveria të Esat Pashë Toptanit, nuk do të rrinte pa reaguar as kryetari i qeverisë së Vlorës, Ismail Bej Vlora. Në qytetin e Durrësit, Esad Pashë Toptani do të formojë një qeveri të re, në përbërje të së cilës do të ishin emra si Faik Konica, Dervish Hima, Fazil Pasha e të tjerë, nën drejtimin e Esat Pashës. Fuqitë e Mëdha i kishin marrë masat që bisedimet midis të dyve të zhvilloheshin në bordin e një luftëanije në detin e Vlorës. Esad Pashë Toptani me cilësinë e kryeministrit të Durrësit, urdhëron çarmatosjen e oficerëve hollandez dhe burgosjen e Edhem Bej Vlorës, djalit të Ismail Bej Vlorës.

Emërimi i Esad Pashë Toptanit si ministër në Qeverinë e Vlorës. Kur Komandanti i forcave turke në Shkodër, Esad Pashë Toptani u largua nga Shkodra, vendi i Ministrit të Brendshëm në qeverinë e Ismail Bej Vlorës, ishte bosh. Kryetari i Qeverisë, Ismail Bej Vlora do të emëronte në këtë post, Esat Pashë Toptanin, me të cilin njihej kohë më parë. Ata të dy, bashkë me Hasan Prishtinën, Syrja Bej Vlorën e të tjerë, më 12 janar 1912, kishin zhvilluar takimin në: “Taksim” të Stambollit, ku kishin vendosur për të ardhmen e Shqipërisë, duke ndarë dhe detyrat përkatëse, nga të cilat, në ditët e ardhshme, vetëm Ismail Bej Vlora dhe Hasan Prishtina, i çuan deri në fund. Në numrin e datës 5 gusht 1913, gazeta e qeverisë “Përlindja e Shqipënisë” shkruante kështu për ardhjen për herë të parë në Vlorë të Esad Pashë Toptanit: “Zoti Esad Pash Toptani, ministri i punëvet të përmbrendshme të premten arrivi këtu mbasi si rregulloi do punë të ministërisë së ‘tijë qi kishte, vojti ndë Durrsë prej ku do të kthehet ditën e diel. Z e tijë po dukesh me shpresë të madhe për të vonën e Shqipniës e me një zellë të posacme ndë punim”

Rreziku i një atentati. Emërimi nuk u prit mirë nga disa rrethe patriotësh në Vlorë, të cilët mendonin se Esat Pashë Toptani, kur ishte larguar nga Shkodra e kishte kryer akt tradhëtar në marrëveshje për t’ua dorëzuar qytetin, malazezëve. Dorëzimi kishte ndodhur në një kohë kur malazezët po tërhiqeshin dhe forcat ndërkombëtare po i vinin në ndihmë Shkodrës së rrethuar. Plani për ta vrarë Esat Pashën sapo ai të zbriste nga anija, në Skelën e qytetit, nisi të përflitej në qytet dhe fjalët shkuan deri te Ismail Bej Vlora. Ky i fundit nuk pranoi që të kryhej një akt i tillë që sipas tij do të ishte pabesi, dhe turpi do t’i mbetej atij, qeverisë dhe Vlorës, pasi qëllimi ishte për t’i bashkuar shqiptarët për çështjen kombëtare e të mos derdhej më gjak me njëri tjetrin. Kështu që Esat Pashë Toptani, pasi mori garancitë për jetën e tij, zbriti nga anija dhe filloi punë si Ministër i Brendshëm, por pa e ndaluar veprimtarinë e tij kundër qeverisë së Ismail Bej Vlorës. Madje ai paraqiti dhe një program të ri të hartuar nga Faik Konica në mbështetje të ndryshimit të raportit të forcave në qeveri dhe në admnistratë.

(Raporti nr.121 i Pollanc drejtuar Berhtoldit Durrës Tiranë 12.8.1913.
Ardhja në Vlorë për herë të dytë

E hënë 18 gusht 1913
Ministri i Punëve të Brendshme, Esat Pashë Toptani, u kthye në Vlorë. Ai vinte nga Tirana, ku kishte qenë pasi ishte kthyer nga inspektimi që u kishte bërë disa punëve botore në Durrës, Krujë e Kavajë. “Kemi shkak të shpresojmë se kjo vizitë e ministrit punëve të brendshmeve në ato vise ka me lehtësuar shumë çashtje administrore e politike për të cilat ishin hapur kaq fjalë- shkruhet në gazetën “Përlindja e Shqipënisë” Bashkë me këtë ministër u kthye në Vlorë edhe ministri i bujqësisë, Abdi Bej Toptani.”

Largimi nga Qeveria i Esad Pashë Toptanit
Kur mori postin e Ministrit të Brendshëm, Esati ndërmorri një udhëtim jashtë Shqipërisë dhe kur u kthye prej andej, nuk u kthye më në Vlorë, por qëndroi në Durrës, duke vazhduar të kryente detyrën e Ministrit në kundërshtim me vijën e përgjithshme të deriatëhershme të qeverisë provizore. Me vendosjen në Durrës, Esat Pashë Toptani do të krijonte qeverinë e Shqipërisë së Mesme, duke dalë kështu hapur kundër qeverisë së Ismail Bej Vlorës. Ja si tregohet në gazetën “Përlindja e Shqipnisë” largimi i Esad Pashës nga qeveria e Vlorës: “...Tirana dhe viset e tjera që gjenden nën hijen e fuqisë së Pashës, sindekur qenë nën Serbër, prap ashtu mbetën edhe, ma vonë pas ikjes së 'tyne. Pandenja, shpresa jonë për zgjanimin e fuqisë së Qeverisë, nuk u vër- tetua. Trazime, mbledhje antishqipëtare, këshilla te mfsheta gjithe këto e kishin qendrën në Tiranë. Qeverria jonë nuk morri masa t'ashpëra kundër auktorëve t' atyne ngatrimqarëve sepse desh të provojë sa pak randësië kanë këta dhe sa e paranjë asht vepra e 'tyne. Keto punë s'muar funt as ahere kur Qeverria e Vlonës, duke mbesuar se ban një veprë të dobishme për qetësiën e njësinë e Shqipërisë, e amënoi ministër të punëve të brendme Z.iën e 'tij Esad Pashe Toptanin. S' muar funt ato punëra, po e fytyrën këmbyen: Zunë të bahen me një menyrë zyrtare. Me të marë emënimin si ministër, Z.nia e 'tij kërkoi leje të bajë një udhëtim gjer në Romë e Vienë që të çlodhet prej mundimeve të mëdha të luftës. Ne kryeqytetet e të dyë Fuqive mike, Z. ministër i punëve të brendme u-çloth dhe mbesojmë se u sigurua për disa gjera: u-sigurua se Shqipëria u-ba për gjithë Shqipetarët paras edhe se nje ministër i keti shteti të vogël, cilido që të jetë, nderohet, ne ato visë, ma fort se çdo tjatër vendës i Shqipëriës. Si u-kthye nga Roma e Viena, Pashaj, i pakenaqur me mënyrën e administrimit të disa viseve, si Tiranë, Kavajë, Durrës, në të cilat punonin akoma njerëzit të vënë në punë prej Serbëve, u nis për rrugë dhe vajti po n'ato vise, pa dyshim, për ta shtuar numurin e npunësve që duhej t'a ulin kokën nën urdhërin e qeerriës shqipëtare. Mundet që ata npunës punonin tam pas deshirës së Qeverriës dhe e mjera Qeverrië s'e kupëtonte a mundet që, me të vajtur Z. ministër n' ato vise, npunësit premtuan se do t' a ndryshojnë mënyrën e punimit pandai ministri nuk hoqi as një npunës po, perkundras, i riemënoi këta dhe emënoi edhe disa të tjera porsi ata. Mbase keshtu e donin interesat e medha keti shteti te vogel: keto gjera. i kupëton lehtas cç do njeri. Si i vuni ne rregull gjithe punët n' ato vise armike të qetesiës e të rregullës, Z. minister i të brendmeve u-kthye në Vlonë, ndenj dy javë dhe, me të afrar bajrami, u-nis sërish për Tiranë. S' ka dyshim, një ministër cilit i pëlqen rregulla aq shumë sa Z.iës së 'tij, nuk munt të rinte i qetë në çiflik të vet t'i festojë të krenitet; po, pa reshtur ministri inspektonte mënyrën e administrimit të Dunësit, Tiranës, Kavajës e Krujës.Pas bajramit, mbeshtjellur te gjithe ministrat duke pritur shokun e 'tyne, ministrin e te brendmeve që t' i shtudiojnë e t' u japin çashtjeve me interes të math. Por, në vent të Z. ministër erth një telegrame nga Durësi, ku gjendeshe Z.e tij. Telegramë e çuditurë si breshri prej qellit të thjelltë a si gjyleja në mes të dasnës i çuditi, i habiti e i mahniti të gjithë ata q'e kënduan. ..”

Përmbajtja e telegramit
“…Ja te shohim, shkruan Z. Esad Pashaj ne telegramin bombë. Në krye ashtë një parëthanie me randësie letrore të veçantë... Aty, dërguësi thotë se Ti, kryetar i Qeverisë, sepse telegrama asht e drejtuar te Zoteria e 'Tij- u a more nga dora fuqinë e ministrave. Bane një nom administrimi, e këshillove: i dhe funt ma shpejt se, pastaj vazhdon një proverb, një e thanë turke, sepse telegrama asht e shkrojtun turqisht-e cila, pas shqipes vjen shumë e shëmtuar, pandaj e lemë më nj'anë. Me këtë nom i ep vehtes fuqinë e një mbreti. Si u duket kjo e folur, të dashur këndues? A munt t'a tregojë njeriu ma mirë nderimin e pakët që ka për ma te madhin e vet? Munt të tregohet me një mënyrë ma të çkëlqyer fryma kryengritëse e njeriut që e ka provuar kurdoherë se asht ma i madhi armik i qetësisë? Kush ngrihet kundër turbullimit? - Ay që ka patur kurdoherë turbullimtë në vent të vet, që e ka ndihmuar dhe e ka forcuar turbullimin. Kush bërtet për t'i mprojtur të drejtat e të tjerëve? - Ay që s'ka dashur kurrë t'i njohë të drejtat të huaja? U a morre nga dora fuqinë e ministrave, i thotë Z. Esad Pashë Toptani Kryetarit të qeverrisë. Cilit ministër i a morri fuqinë: ati që s'di, ati që s'do apo ati që kërkon t'a përdorojë fuqinë ministrore me një mënyrë të rezikme për interesat e pergjithme të kombit? Na s'po shohim ndonjë Z. ministër të qahet se i shkelën të drejtat e vet: na, përkundras, po i degjojmë duke lavduruar e palodhësiën e plakut Kryetar dhe ndihmën e vjetshme ti që gjen ç'do njeri në këshillat e Zotënisë së 'Tij. Apo mundet se i u shkeli të drejtat ndonjë Z. ministër i cili, në tre katër muaj, s'ndenji të punojë dyë javë radhas me shokët e vet? Apo mundet se i bani tjatërkush punët e ati ministri që s'desh a s'dinte t’i bajë vehtë. Na themi se kjo nuk quhet e shkelun e të drejtave. Po, eja te themi se një krryeministër i solli një sharje një ministri duke i shkelur të drejtat të 'tij. Mirë! Ç’duhet të bajë ahere ay ministër Ilaçin e ka ne dorë: eq dorë nga puna... Ma s'asht ministër po mbetet atdhetar. Të quhet një njeri ministër në kabinet të akujt, nën kryesinë e këti dhe pa hequr dorë të tregojë botisht se asht me tjatër mendje - kjo, për të parën herë po ngjet në Shqipëri. Bane një nom administrimi. thotë telegrama ma poshtë, e këshillove dhe i dlhe funt me shpejtësi të madhe. Me këtë nom i ep vehtes fuqiën e një mbreti. Kjo domethanë, n'a duket neve, se, pas ati nomi, ministri i punëve të brendme nuk e ka të drejtën t'i emërojë e t i heqë vehtë, kur të dojë, pretorët a mytesarifët. Me këtë n'a gjan se s'pakësohet fuqia e ministrit të brendmeve. Si kudo, ashtu edhe në Shqipërië, të emëruarit e këtyne në punësve të naltë bahet në këshillën e ministrave. S'asht punë që një pretor të ndrohet kur të dojë Z. ministër. Po kjo që thamë gjer tani asht parthania e kërkimeve të Z. Esad PashësL thelbi është gjetkë. Pashaj i kërkon që qendra e qeverriës të bahet Durrësi ku mbretëron Zotënia e 'tij; kërkon të mbështillet atje një mbledhje hombëtore e cila të zgjedhë ministër të tjerë po veç Pashajt dhe Z. Kryetar të qeverriës”

( Gazeta “Përlindja e Shqopënisë”, nr.12, e shtunë 20 shtator 1919 me titullin “Cashtja e Esad Pashë Toptanit” nga Met Fiso “ 

Miting në Vlorë kundër Esad Pashë Toiptanit
Largimi nga qeveria e Vlorës e Esad Pashë Toptanit dhe formimi i një qeverie të re në Durrës, shkaktoi zemërim në Vlorë, por edhe disa qytete të tjera të vendit. Kundërshtarët e tij në disa raste fajësonin edhe Ismail Bej Vlorën, që sipas tyre ishte treguar i dobët kur kishte afruar në qeveri, njeriun që një shumicë e shqiptarëve e konsideronin tradhëtar, duke e dorëzuar Shkodrën te malazezët. Gazeta “Përlindja e Shqipëniës”në numrin e saj të datës 20 shtator na informon për mitingun e zhvilluar në vlorë, të premten 19 shtator 1913. “Në ora 10 u mbajt një miting i madh, i organizuar prej një komiteti. Qëllimi i mitingut ishte të protestonte kundër klikës së Tiranës “e cila ka paturpësinë të sjellë trubullime sot kur Shqipëria ndodhet në kaqe reziqe. …”. Fjalimin e parë e mbajti kryekatundari i bashkisë Ibrahim Abdullahi, i cili ndër të tjera tha se “ca re të zeza janë ngritur në Durrës e në Tiranë nga ca njerës të liq për të trubulluar qetësinë e Shqipërisë. Këta njerës kërkojnë që të bëhet kryeqytet Durrësi, të ndrohet kabineti duke formuar një të ri Esat Pasha dhe të kërkojnë Princin që të vinjë një or’ e më parë…”. Pas Kryekatundarit e mori fjalën Mihal Grameno, i cili ndër të tjera tha se “këjo klikë punon nën urdhrin të dhespotit Durrësit i cili është një grek dhe vetëm të mirën e Shqipërisë nuku do…”. Në fjalën e tij ndër të tjera, Jani Minga do të thoshte “Popull: tynë që të kanë lënë të verbër, tynë që të kanë rjepur, tynë që të kanë lënë të varfër, xgohu. Xgojohu popull nga gjumi se ata njerës të liq kërkojnë e paskëtaj të të shesin lëkurën në trëg…”. Në fund e mori fjalën Mustafa Ilmi, i cili thanë mesin e fjalës se “Nuku jam anëtar i Qeverisë sotme, mundet jam dhe kundra po jo sot kur Shqipëria është në rezik dhe gjysma e shkelur po kur të vinjë dita e bukur që të regullohet Shqipëria atëhere mund të kërkojmë të ndruarut të kabinetit…” Populli në shesh thërriste “Rroftë Qeveria!”. “Poshtë tradhtarët!”. Duke kënduar “Flamurit pranë baskuar” u përndahnë me qetësi.” Mihal Grameno i shkruan Esad Pashë Toptanit. Bashkë me popullin e Vlorës e të disa qyteteve të tjera të vendit, kundër veprimit të radhës së Esad Pashë Toptanit, reaguan edhe shumë njerëz që ishin aktivë për kohën, si në shtypin e shkruar ashtu edhe në lëvizjet patriotike, në mbështetje të Qeverisë së Vlorë. Një ndër ta do të ishte edhe Mihal Grameno, që në gazetën “Përlindja e Shqipëniës” do të botonte një shkrim-thirrje për Esad Pashën: “Kini kohë! - Esad Pashë Toptani. Pasha!. Kur gjithë Shqiperia u shkel nga armikët e kombit’t’ënë, Shqipëtarët nuku e humpnë shpresën e guximin per të mos poshtëruar perpara atyrevet që pa nonjë kundrësktim shkelë at- dhenë. Edhe këtë e detyrojme në luftëtarët Shqipëtarë të Shkodrës të cilët lëftonin e lëftuan gjer më në funt burrërisht nënë kumandë të Z. s'ate. Nuku dini Pasha me sa gëzim, me sa zemër edhe me sa lutje në qell, luteshin tek i madhi Zot për juve dhe për ushtarët që kumandonit. Për çdo Shqipetar ju kishit mbetur e vetmja shpresë për kombin andaj besonin që Shkodra ishte e vetëmija zgjidhje në duheshe të rronjë një Shqipëri ose ishte dënuarë të vdese. Të lumtur pra e provuat që Shqipëria duhet te rronjë! Lëftove Pasha me dragonjt' e Shqipërisë u dhe dërmën armiqëvet edhe nderove kombin tënt, nderove Shqiperinë dhe nderove emrin të Skënderbeut M'i math ç'pagim për një luftëtar as që munt të bëhet edhe as që është bërë kurrë Vërtet Shqipëria nuku mundi t'u kurorëzonjë me kurorën e artë, nga shkaku që ishte shkelur nga armikët, po ajo e ruante atë kurorë dhe, kur të vinte ajo ditë e lumtur, do t'u kurorëzonte siç duheshe duke thënë gjithë Shqipërisë cili ashtë Esat Pashë Toptani. Pasha!. Dridhem nga turpi dhe do të dridhen gjithë bijt' e Shqipërisë paskëtaj po të jetë e vërtetë që kërkoni të shkelni me këmbë fittimet e mëdha që munte t'i fitoni në luftë. Dridhen dhe do të dridhen gjithë Shqtpëtarët kur të mësojnë që vërtet Esat Pasha, pas këtij nderi të math, u tregua armik i Shqipërisë duke dëshëruar humbjen e saj!. Mendohuni Pasha sa është kotë! Nuku do t u kujtojnë gabimet e pa ndyera, po të shkuara, po do t'u kujtojmë sa gabime bëni, sot, kur Shqipëria nuku është kufizuar dhe ndodhet në më të madhin rezik, duke kërkuar të sillni grindje e përçarje. Pasha! Dridhem nga turpi dhe do te dridhen gjithe bijt’e Shqiperise paskëtaj po te jete e vertetë qe kerkoni te shkelni me kembe fittimet e medha qe munte t'i fitoni ne lufte. Dridhen dhe do te dridhen gjithe Shqtpetarët kur te mesojne qe vertet Esat Pasha, pas ketij nderi te math, u tregua armik i Shqiperise duke dëshëruar humbjen e saj! Mendohuni Pasha sa eshte kotë! Nuku do t'u kujtojme gabimet e pa ndyera, po te shkuara po do t'u kujtojme, sa gabime beni, sot, kur Shqiperia nuku eshte kufizuar dhe ndodhet ne me te madhin rezik, duke kerkuar te sillni grindje e perçarje. . Shqipëria u emërojti Ministër të brëndëshmë, me gjithë që të ish tjatër nuku e pranonte për nder të trimërise duke ndenjur lark luftës politike, po Z. juaj pas shumë të vërtitura e pranuat dhe muart frenë në dorë. Gjithë Shqipëria u gëzua duke besuar që edhe Shqipëtarët krytarë dinë të apin dorën, përpara rezikut të atdheut, dhe çdo rre nuku munt të trubullonjë qellin. Besuan Shqipetarët që Esat Pashe Toptani është bir' i Shqipërisë edh' ajy i vërteti, domëthënë kushëriri i Refik beut edhe i Mazar beut edh' i Abdi beut Toptanit, po mjerisht u gënjye ose e gënjyen! l shkeli nër këmbë gjithë ato nderime të cilat as me gjysmën e kesaj bote nuku fitohen! Pasha! Shqiperia kurre nuku munt te aronjë sherbimet nderimet qe i dhate Juve, në qoftë që do të pendohi për udhën e shtrëmbër q'u kanë shtënë, andaj nderi i Z. juaj kërkon që të qëndroni atje ku kombi u nderojti se tjatërsoj do të turpërohi! Mos dëgjoni Pasha egoistët e gënjështaret, mos dëgjoni armikët e kombit, po dëgioni zënë e atdheut që ndodhet në rezik! Nderi yt Pasha e kërkon këtë që të mos turpërosh emrin edhe oxhakun tënt! Pasha! Tinë e di fort mirë që Shqipëria do të bëhet domosdo po mos u bëj shkak të nxish emrin! Shqipëria Pasha do të bëhet për Shqipëtarët gjithë, të Krishterë e Muhamedanë edhe e di fort bukur që s'bëhet Turqi e vogël, andaj t’a kesh për detyrë t'u tregosh të tjerëvet që duhet të bëhen Shqipëtarë e të duan Shqipërinë e jo siç tregoji armiku i saj. Miqte q'u rethojnë do të ishin për shëmbëll po të qëndronin kundra armiqëvet, Serbë dhe Grekë që n'a turpëruan dhe rahnë si gomarët, po për fat të zi atë trimëri, që të mos thomi djallëzi, e përdorin për kombin te vet! Mos dëgioni Pasha ata që kurrë s'janë menduar për të mirën e atdheut po vetëm për vehten e tyre se ata nuke dinë ç'është atdhe! Mbaronj Pasha duke u lutur të pendohi sa kini kohë!” )Vlorë - Mihal Grameno) Reagimi i Ismail Bej Vlorës për largimin e Esat Pashës nga Qeveria.

Për largimin nga qeveria të Esat Pashë Toptanit, nuk do të rrinte pa reaguar as kryetari I qeverisë së Vlorës, Ismail Bej Vlora. Edhe pse nuk pati një deklaratë zyrtare nga ana e tij për këtë veprim, reagimi I parë I kryetarit të qeverisë mësohet nga një telegram që Ismail Bej Vlora I dërgon klubit “Lidhja Shqiptare në Shkodër” në përgjigje të një telegram që klubi I kishte dërguar për t’u informuar në lidhje me lëvizjet e Esat Pashë toptanit. Telegrami është botuar në “Përlindja e Shqipëniës”-E mërkurë 24 shtator 1913, me titullin “Shkodra dhë lëvizja e Essad Pashës”. “Sapo u përhap fjala për punën e Esad Pashës, nga gjithë viset e Shqipëriës së lirë veç Durrësit, Kavajës e Tiranës, e pyetën telegrafisht qeverrinë duke kërkuar kthjellime. E para telegram asht ajo e klubit “Lidhja kombëtare në Shkodër”: Z.Kryetar i Qeverriës i dërgoi kryetarit të klubit telegramën e gjatë që po botojmë ma poshtë: Të nerçmit Kryetar të klubit “lidhja Kombëtare në Shkodër” Për fat të keq sa do herë që Shqipënia ndodhet në rrezik Esad Pasha del në shesh e nxjerr nga nonjë ngatërim. Ashtu kur Evropa po mirrej me cashtjen e Shkodrës e ashtu edhe sot që Komisia Europiane po nisë punën e kufinjve të Jugës, Esad Pasha po nxjer prapë trazime të rezikshëm në ditën e sotshme pse në kërkimet e tija të paarësyëshme e të pa themel u ndihmon kundrështimëvet t’armiqvet t’anë që e duan Shqipniën të ndame e të copëtuëme. Ndër të tjera Esad Pasha kërkon të ndrohet kabineti dhe qeveria të dërgohet në Durrës, punë të dyja të dëmshme në ditën e sotshme e të paaarësyëshme pse nuk mund të kuptohet si një ministër pa dhënë akoma dorëheqjen mundet me bamun kërkime të këtilla…”

E shtunë 20 shtator 1919
Hasan Bej Prishtina emërohet Ministër i Bujqësisë në qeverinë e Vlorës. Qeveria vendos të mblidhet Këshilli Kombëtar “ka shumë kohë që nuku mblidhet nga shkaku që anëtarët ndohen të përndarë….”
Por çfarë kërkonte Esad Pashë Toptani
“Të mbështillet një këshillë a mbledhje kombëtore
2.Z. Esad Pasha me Z. kryetar të Qeverrisë, së bashku, të zgjedhin një kabinet a ministri të re.
3.Ministrat mos rrinë në Vlonë, po, të venë në Durrës.
( Gazeta “Përlindja e Shqipëniës” – e mërkure 24 shtator 1013)

Lajme të gëzuara për Vlorën
Krahas problematikave dhe debateve që kishin nisur të krijoheshin në Vlorë nga largimi i Esad Pashës nga qeveria, në qytet ndodhnin edhe ngjarje në jetën e përditshme të qytetit.

Pas vendimit të qeverisë për ndërtimin me koncesion të një trami elektrik, lajme të mira vinin për ndërtimin e një hoteli të ri si edhe për linjën e vaportit Brindisi-Vlorë.

“Një lajm’i gëzuëshëm për ato që vuajnë në Vlonë nga shkaku I mungimit të hotelave, Z.Siebertz, i zot’i shtypëshkrojës që punon në Vlonë, nxorri leje për të ndërtuar një hotel në skelë, anës detit. S’ka dyshim, këti hoteli do të mos i mungojë gja nga ato që duhet t’i ketë sot një hotel”

“Shoqëria e vaporëve “Puglia” lajmëronte se do të fillonte së shpejti një shërbim vaporësh të përditshëm midis Vlorës e Brindizit. Ndërkohë në vlorë, i kërkonin shoqërisë që Vlorën ta lidhte me Barin e jo me Brindisin pasi ky i fundit është tepër i vogël për të plotësuar nevojat e udhëtarëve”.

Emërime dhe dorëheqje nga Qeveria
1.Rauf Fico emërohet këshilltar i Ministrit të punëve të Brendshme duke zëvendësuar Ilias Bej Vrioni që bëri dorëheqje nga kjo detyrë.
2.Ali Asllani emërohet Sekretar i Këshillit të ministrave
3.Azis Pashë Vrioni dorëhiqet nga kabineti qeveritar ku kishte hyrë si “nvendës”( veqil ) i Midhat Bej Frashërit. Dorëheqja bëri përshtypje sepse u krye në kohën që Kryetari i Qeverisë kishte shkuar në Evropë. “Z.Azis Pasha, i ndershëm prej fisit të vet edhe prej fëmijës së tij, ish një nga anëtarët ma gojë ambël të kabinetit. Të gjithë shokët kënaqeshin nga fjalët e nga këshillat e zotërisë së tij, ..Duket se pagesa e pakë që kanë ministrit asht një nga shkaket q’e banë Pashanë t’a kërkojë qetësinë jashtë nga barra e rand’ e Qeveriës”
4. Gjergji Çako emërohet ministër i Financave në vend të Azis Pashë Beratit që dha dorëheqjen.

Vijon