Ishte koha kur çupat e Korçës prisnin pas dritares princin e kaltër

717
Korçë- Kishte ardhur një kohë e çuditshme. Askush nuk ishte në gjendje ta shpjegonte pse po ndodhte kështu. Vajzat nuk prisnin më as të rriteshin. Kishin vetëm një dëshirë: të njiheshin me princin e kaltër. Pas këtij çasti ato do të qëndronin herëpasherë pranë dritares. Prisnin ardhjen e tij. Dëshironin që shfaqja e princit të kaltër të ishte e beftë; të vinte si në një përrallë; i hipur mbi një kalë të bardhë, që vazhdimisht vraponte, por që nuk arrinte dot deri te vajza që e priste prapa perdeve të dritares. Mbërritja nuk mund të ishte kurrsesi e lehtë. Vetëm pas aventurash të shumta e duke rrezikuar në çdo hap mund të mbërrinte atje te vajza që ai kishte ëndërruar e që i ishte betuar se nuk do ta linte pa e marrë edhe sikur të mbetej i vdekur para këmbëve të saj. Por ajo nuk do ta linte që princit t’i ndodhte kështu; do t’i dilte përpara e do të hipte në vithe të kalit që pastaj të dy bashkë “të fluturonin” drejt ëndrrave të tyre përsa kohë që të ishin gjallë e të rronin. Babai me nënën do të mbeteshin të trishtuar, do të uleshin pranë oxhakut e do të lotonin në heshtje, të habitur e duke pyetur veten se si kishte mundësi të ndodhte kështu; pse çupa e tyre nuk u kishte treguar për djalin që donte e të tjera e të tjera, por ajo që nuk do të kapërdinin dot ishte braktisja që u kishte bërë vajza e dashur e tyre, ajo “e mira” dhe “e vogla” që deri atë ditë nuk ishte rritur kurrë e që tani na qenkësh bërë “zonjë” e ishte arratisur me “princin e kaltër”. Për të moshuarit bota ishte prishur krejt dhe ferra e kishte marrë uratën. Një Zot e dinte se si do të përfundonte kjo botë!
Shanishaja 
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
Sigal