Ish-oficeri i artilerisë kundërajrore Xhelal Hysa: Më liruan nga oficer pasi dashurova një vajzë me biografi të keqe

258
Albert Z. ZHOLI
Një oficer karriere që ka një histori të rrallë. Dhe pse me rezultate të mira dhe pse me përgatitje të mirë dhe pse me rridhte nga një familje atdhetare, vetëm se dashuroi një vajzë me biografi jo të mirë ëpr kohën e lirojnë nga radhët e ushtrisë. Xhelali shërbeu rreth 7 vjet si oficer kundërajror ku rrinte dhe një muaj pa shkuar në shtëpi, dhe kur arriti karrierën më të bukur, në ditën e festës së punërtorëve 1 Maj lirohet nga ushtria.
Lindur dhe rritur në Tiranë, përse shkuat në shkollë ushtarake, dhe kush ju nxiti për këtë shkollë?
Në vitin 1975 mbarova 8-vjeçaren me rezultate të mira. Në këtë kohë luaja basketboll me Partizanin dhe isha kapiteni i paratërinjve dhe dëshiroja të vazhdoja shkollën për fizkulturë. Por kjo dëshirë nuk u realizua, (nuk donte mamaja). Babai së bashku me nunin tim (doktorin ushtarak Ismail Feta) më propozuan të shkoja në shkollën “Skënderbej”. Edhe mua më pëlqente, pasi shkolla ishte afër shtëpisë dhe i shikoja shpesh begsat me uniformë e më pëlqente uniforma. Madje I shikoja me kërshëri Ditën e parë më shoqëroi babai në shkollë. Impakti i parë në kujtesën time vjen kujdestari Baçe Braka, njeri shumë i rreptë dhe me disiplinë të theksuar (më vonë u bëmë shokë, që e ruajmë edhe sot). Ai më dha uniformën u begsave. Pastaj shkova në rresht (mbasi u vesha). Më caktuan në togën nr. 2. Unë e nde nuk e dija se çfarë ishte toga dhe çfarë ishte kompania…


Për më shumë lexoni nesër në Gazetën ” Telegraf”