Ish-komisari Selim Pira:Enveri merrte Hito Çakon çdo tre orë në telefon dhe i thoshte: Nëndetëset nuk i dorëzojmë edhe sikur të

941
Sigal

INTERVISTA III/ Flet ish-komisari Selim Pira: Ja incidentet e fundit në Bazën e Pashalimanit. Komisari sovjetik qau kur iku dhe m’u betua se do më shkruante letra

Për nëndetësen 105 është folur shumë nga një pjesë e madhe e kontigjentit të oficerëve apo ushtarëve të Pasha Limanit. Por sot, komisari tregon versionin e tij për këtë nëndetëse. Selim Pira, me gradën Kapiten i Rangut të Parë, tregon se prova e fundit që bënë sovjetikët, në fushatën e provokimeve të tyre të herëpashershme, ishte ajo e tentativës për të rrëmbyer nëndetësen 4, ku komandant ishte Shyqyri Çuka dhe komisar Latif Hoxha. Në filmin artistik me metrazh të gjatë “Ballë për Ballë” ajo njihet si “nëndetësja 105”. “U dha alarmi në bazë dhe marinarët shqiptarë u futën me shpejtësi në nëndetëse, duke zënë me forcë pozicionet e tyre luftarake. Ndërsa komandant Shyqyri Çuka i tha komandantit sovjetik që të largohej nga nëndetësja me të gjithë ekuipazhin e tij, pasi ajo ishte një nëndetëse shqiptare”, rrëfen për gazetën koloneli në pension. Fati i bazës më të madhe ushtarako-detare të Mesdheut ishte vendosur midis bisedimesh të vështira diplomatike.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf