Isa Tare: Si na i rrëmbyen Partizanin dhe hodhën në rrugë qindra sportistë!

1311
(Vijon nga numri i kaluar)
Po rekordmeni i botës sa metër e kishte largësinë e hedhjes së diskut?
Ishte mbi 59 metër, rreth 59.5 metër. Pra si Ballkan ishim shumë larg. Por tendenca jonë ishte për më shumë. Të gjithë më thoshin se do arrija rezultate të larta.
Ku ishte defekti i rezultateve jo të niveleve botërore?
E para ishte se bëja më shumë stërvitje individuale, konkurrenca nuk ishte e madhe dhe nga ana tjetër kisha mangësi nga ana teknike, pasi duhej një trajner i veçantë dhe e fundit ishte se unë në çdo ndeshje kisha emocione shumë të mëdha.
Kur ke dalë për herë të parë jashtë shtetit si sportist?
Kam dalë në vitin 1964 kur shkuam në Rumani. Unë në atë kohë kisha një shok Adem Sabli me origjinë boshnjake. Në fakt mbiemrin e kishte Sabliç, por për arsye të tingëllimit keq, e hoqi rrokjen e fundit. Ai ishte në sportin e ecjes sportive, ndërsa unë në hedhjen diskut. Na shkonte shumë muhabeti. Ne shkonim në shtëpitë e njeri – tjetrit. Ai të dielat shkonte në fshat, afër Shijakut dhe rrugën nga Klubi sportiv Partizani deri në Shijak e bënte me ecje sportive. Kishte një vullnet të madh dhe kishte shumë talent.
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
Sigal