Inxh. Palush Ziu: Histori, vështirësi dhe suksese në 78-vjetorin e “Ditës së Naftëtarëve”

714
Sigal

Më 11 shkurt 1936, naftëtarët e Kuçovës zhvilluan protestën e parë kundër shfrytëzimit. Kjo ditë u njoh si ‘Dita e Naftëtarëve’

Më 11 shkurt 2014 mbushen plot 78 vite nga protesta e parë e naftëtarëve të Kuçovës, e cila u njoh si “Dita e Naftëtarëve”. Burimet historike dhe ato dokumentare tregojnë se, nafta në vendin tonë, ose siç e quanin të parët tanë “gjaku i dragoit” ka shpërthyer që në kohë të hershme nga thellësitë e nëntokës drejt sipërfaqes. Me të drejtë mund të thuhet se vajguri në Shqipëri është po aq i vjetër, sa dhe vetë shqiptari në tokën arbërore .

PAK HISTORI

Fillesat e studimeve për naftën shqiptare datojnë prej fillimit  të shek. 19, nëpërmjet studiuesve të huaj. Shumë më vonë, në vitin 1913, Italia dërgoi në Shqipëri një mision ekonomiko- shkencor, të kryesuar nga majori Silvio Exhidi. Në përbërje të misionit kishte specialistë e gjeolog të njohur, të cilët me studimet dhe kërkimet e bëra, hodhën bazat mbi praninë e vajgurit e sidomos në luginën e poshtme të lumit Devoll, në fshatin Kuçovë. Nga një njësi e xhenios italiane, u shpua pusi i parë i naftës në Shqipëri në vitin 1918, në Drashovicë të Vlorës dhe u nxorën rreth 80 ton naftë. Ky zbulim, rriti ndjeshëm interesimin e shoqërive kërkuese të naftës në disa shtete të mëdha të kohës si Franca, Anglia, Amerika etj.. Qeveria italiane që synonte vendin tonë, me dekretin nr.1301 dt. 08/07/1925, krijoi për të parën herë administratën autonome me emrin “AIPA” (Azienda Italiana Petroli Albania) me qendër në Kuçove, kërkoi, zbuloi dhe shfrytëzoi naftën e gazin në truallin tonë.

KEQTRAJTIMI I PUNËTORËVE

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf