Intervistë me Prof.dr. Eshref Ymeri: Jeta ime prej Studenti, pedagogu, përkthyesi

714
Sigal

Ju, si përgjegjës i Redaksisë, a kishit ndonjë informacion se ku përfundonin gjithë ato vepra të përkthyera të Enver Hoxhës?

 Unë, si përgjegjës i Redaksisë, asokohe nuk kisha kurrfarë informacioni se ku përfundonin veprat e përkthyera të Enver Hoxhës, për botimin e të cilave përkthyesit, redaktorët, daktilografistët dhe tërë kolektivi i shtypshkronjës, kishin derdhur aq shumë mund, aq shumë djersë dhe kishin harxhuar aq shumë mbikohë pune. Por ju, në qoftë se ju kujtohet, gati një vit më parë, i keni marrë një intervistë përkthyesit Edmond Tupja, në të cilën i jeni drejtuar edhe me pyetjen e mësipërme. Dhe ai, në përgjigjen e vet, ka zbuluar një të vërtetë tragjike: “Dërgoheshin nëpër ambasada që ato t’i shpërndanin në popull apo në aktivitete të ndryshme. Shumica e tyre mbeteshin stoqe dhe mbushnin depot e ambasadave kudo në botë. Është një punë kolosale, por puna ka shkuar kot” (Albert Zholi. “Edmond Tupja: Përkthimi i veprave të Enver Hoxhës na dërrmonte”. Intervistë e botuar në faqen e internetit të gazetës“Telegraf”. 11 shkurt 2014).

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf