Intervista/ Kol. Myslym Pasha

343

Njeriu i ri socialist dhe statuja e kultit diktatorial. Modeli sovjetik, kulti i individit, heroi që u dogj me teserën e Partisë në gojë, modeli i Lej Feng-ut dhe fundi i diktatorit

Intervistë-Mbi temat për diskutim rreth romanit historik “Statuja” me autor, Kolonel Myslim Pasha

01-Enveri kundër Hrushovit. Situatë e njëjtë, kur Hrushovi ish ngritur kundër Stalinit dhe kultit të tij të Individit

02- Enver Hoxha qe vetë jeta e shqiptarëve kryesisht në kulmin e Revolucionarizimit të madh shqiptar, në vitin 1967’

03- Në pyjeve e Kaptinës së Martaneshit. Një njeri i Pyjeve, gjendet, mes zjarreve dhe gëlltit Teserën e Partisë që të mos digjej

04- Kryefigura vinte nga Kina, ku Lej Feng-u i njohur deklaronte: “Unë jam një vidhë e Revolucionit!” 

05- Ideja e çmendur të bëhej një mobilizim artistik, që të gdhendej koka e malit, në shëmbëllimin e portretit të Enver Hoxhës, një lloj si një projekt, për Mao Ce Dunin në Kinë

06-Hekuran Zenuni, një ushtar, ecën gjatë gjithë ditës e natës, mes dëborës në mal,dhe ngrin në atë bardhësi të akullt për të çuar gazetat për ushtarët


 

NJERIU I RI SOCIALIST DHE STATUJA E KULTIT DIKTATORIAL

Albert Zholi. Ata që vijnë nga sistemi diktatorial socialist i Shqipërisë që iku, e kanë të qartë, e kujtojnë atë se ç’kanë përjetuar, dhe iu vjen ndër mend ”Njeriu i Ri” për të cilin bëhej fjalë. Në kohë vetizolimi, varfërie, dhe të një filozofie mbijetese, si brenda një kalaje…etj…dhe përfytyro që në këtë mjedis e klimë njerëzore të kuadratuar, të krijohej një njeri ideal. Na vijnë ndër mend modelet e kohës, dhjetë cilësitë e komunistit që paraprinin. Ndërkaq, kur sapo filloi të cekej dhe afirmohej i ashtuquajturi model i njeriut Soc-komunist, kulti i Individit të diktatorit kulmohej edhe më shumë. Mendoj se ia vlen që të sillen përvojat e marrëzisë, që aq mirë trajtohen nga Oscar Wilde tek “Shpirti i njeriut ndën Socilaizëm” apo tru-shpëlarja aq e njohur për arketipin socialist, tek George Orwell. Rasti i romanit “STATUJA”, si një krijim artistik, tenton dhe priret, që shoqërinë e standardizuar, por edhe aq të shtypur, t’ia afrojë virusin duke paralajmëruar vet-ngrënien e utopisë në të cilën po ndërtohej ajo shoqëri.

STATUJA: Është një konvencion. Në hartografi, mund ta quash, simbol. Pra një statujë e një udhëheqësi, të tilla ka kaq shumë në sheshet e botës.

Në përgatitjen e një harte, gjatë vizatimit ngatërrohet dhe maja e penës në vend që të vizatojë një monument, simboli i kultit të Enver Hoxhës, na del në mënyrë të beftë, një “varr i vetmuar”! Kjo ndodh kur harta sapo ka ardhur në korrekturë dhe do të çohet në botim.

Kjo është tronditja, pas saj vijnë dridhje pafund, të cilat nuk janë hartografike por ideologjike, që çojnë dridhmën gjer tek vdekja e epërme. Sepse është tentuar në rrënjë, në ngjizje,

 

Albert Zholi : Ky është alarmi i parë goditës dhe shpues me tej se një turjelë… 

Thirri mendjes, vëlla, kush mund ta ketë bërë këtë? Harta është shoqëria socialiste që ndërtohej, ndërsa STATUJA, simboli i Diktatorit Udhëheqës. Ç’bëjnë armiqtë tanë imperialisto – revizionistë, nga jashtë dhe nga brenda! Kjo të vjen në mendje!

Ndaj kujt? A mund të preket një grim, Enver Hoxha! Që është jeta e shqiptarëve! Edhe kur pa!? Në kulmin e Revolucionarizimit të madh shqiptar, në vitin 67’ të shekullit që shkoi?

STATUJA: Një shenjë mikrometike, virusale, vdekjeprurëse…Ne jemi në krizë…dhe le të jemi, po atë ta kemi atje, në ballë!

Albert Zholi : Besoj se këtu fillon edhe një reaksion zinxhir i veprës letrare. Kush është ajo mendja ideologjike që u afrua mbi hartë, kush e ka ngjizur atë virus dhe kush e ka projektuar!?
Dhe kanë vënë në vend të saj një “varr të vetmuar…”

Shtjellimi letrar është puna e romancierit…dakord!

Po ne na duhet të flasim jo për realizimin artistik të veprës. 

Na intereson që të përvijojmë rrjedhën ideologjike jetësore të Shqipërisë së asaj kohe!

A ka një përgjithësim të tillë me vlerë? 

 

STATUJA. Bëhet fjalë për një njeri të gjallë, në një shtet të Diktaturë së Proletariatit dhe Luftës së Klasave…Nuk është një vizatim i thjeshtë.

Ka në shenjim, shenjtërimin, ngritjen, epërsinë, dukjen, regjimin, sundimin, pushtetin, sigurinë , dritën, frymë apo…ç’të të radhis tjetër?!

Albert Zholi : Flasim për Shqipërinë., në vitet 60’ të shekullit të kaluar.

Këtu është kokojka e historisë së çuditshme të Shqipërisë, e cila pas Luftës së Dytë Botërore, sfidon një superfuqi, Bashkimin Sovjetik, dhe një ideologji, krijon në yll të vogël por shumë xixëllues, një fener ndriçues…

 

STATUJA. Ndryshimi i shenjës së Kultit në varr të Vetmuar…ndodh në një kohë kur Hrushovi ish ngritur kundër Stalinit dhe kultit të tij të Individit. Ndërkaq në Shqipëri, ruhet kulti i udhëheqësit.

Një lloj blasfemie, apo jo!?

Pikërisht në këtë kohë, gjendet virusi …ai Varri…po për kë është?

Për Enver Hoxhën!? Këtu në Shqipëri, diktatura e Proletariatit, kuadratet njerëzore, fryma shtypëse ndaj klasave të përmbysura, bindje të plotë, sakrificë, fanatizëm…

Të gjitha vijnë nga kulti STATUJËS, figurat njerëzore sa vijnë dhe nuk dallohen,

ato i ngjajnë njëra tjetrës….i njëjti hap, i njëjti shikim, e njëjta bajonetë,

Eja në Radhë…! Shikimi tek STATUJA…Kemi mbjellë njeriun e Ri!

Albert Zholi? “Internacionale do të jetë Bota e Re!” ?

 

STATUJA. E kemi fjalën për atë bashkësi që po lindte: Kuadratet e Njerëzve të Rinj, dhe Magazinat e Njerëzve të Rinj. Ngrehina politike dhe ideologjike në Shqipëri, në situatën që krijoi Enver Hoxha, për vendin e popullin e tij, ishte e jashtëzakonshme, e paimagjinueshme!

Jeta shqiptare gati mbahej në grimë të fundit të saj. Skish bukë për frymën e njeriut, depot boshatisen! E vetmja gjë që kishte ngelur ishte Gjeometria utopike e Marksizëm Leninizmit dhe fitore përfundimtare…Rrezet ndriçuese vinin nga STATUJA në mbijetesën e përfytyruar për të gjetur strehë ideologjikë nga Kina…

 

Albert Zholi: Dhe këtu në Revolucionarizim…Periudha e Luftës së Ftohtë.

Trushpëlarja kish filluar pak më herët. Partishmëria proletare në sy të STATUJËS. 

 

STATUJA…Ju keni të drejtë! Në roman del një personazh, që bëhej gati të futej ndër statistika të Njerëzve të Rinj, skenderbegas, si pjesë e çerdhes së parë. Brenda sistemit, i futur në kuadrate marshuese as e ka mendjen se ç’ka ndodhur, për përmbysjen klasore, për burgjet pafund, për varfërinë dhe izolimin shumëplanësh! Erson Pirgu ka një lumturi fluturuese, bindje pafund.

Teksa zbret nga një mal në jug, duke e parë profilin e relievit, i bie në mendje që të bëjë një propozim të jashtëzakonshëm, të padëgjuar më parë. Një pjesë e malit kishte një ngjashmëri me Portretin e Enver Hoxhës. Ai ishte kandidat për Njeri të ri. Mbledhja do të bëhej të nesërmen dhe ai përgatit një fjalim poetik dhe propozim bombastik. Salla u përpi dhe u mpak, në fillim. “ Të bëhet një mobilizim artistik, që të gdhendej koka e malit, në shëmbëllimin e portretit të Enver Hoxhës, një lloj si një projekt, për Mao Ce Dun në Kinë. Skulpturë gjigante, e denjë për një kala graniti dhe fener Ndriçues. Jemi në Viti 1967…po fillonte Revolucionarizimi. Nga Kina dallgëzonte revolucioni Kulturor Proletar. Nuk kish se ku të vinte, si ky përkim!

Albert Zholi: Ju përmendet fillimin e Revolucionarizimit. 

Unë po të plotësoj, me fakte historike të heronjve të kohës, në erën ekzistenciale të qëndresës së ideve komuniste ku duhet të çelnin filiz të Rinj.

Dhe ja …bie në një ledh dheu duke hapur trasenë e hekurudhës Rrogozhinë -Fier Shkurte Pal Vata…apo jo? Merr dritë një sy i padritë, i Fuat Ḉelës nga Skrapari, që futet në aksion pa dritë sysh dhe jep dritë për të tjerët. Ndërkaq në mes të Pyjeve te Kaptinës së Martaneshit një njeri i Pyjeve, gjendet, mes zjarreve që shpërthejnë në verë, dhe ai si amanet të parë, për ta ruajtur nga zjarri ka Teserën e Partisë…Ai e gëlltit atë në gojën dhe stomakun e tij, si një shenjë kujtese të jashtëzakonshme ideologjike, në shpirt dhe në lëndë, në zjarrin e vdekjes…

Ajo të mos vdesë : tesera e Partisë!

Ka edhe shumë shembuj të tjerë apo jo? 

Hekuran Zenuni, një ushtar, ecën gjatë gjithë ditës e natës, mes dëborës në mal,

            për të çuar lajmin e gazeta për ushtarët që e prisnin në postë-rojën e largët të radarëve që ruanin Shqipërinë e izoluar.

 Dhe ngrin në atë bardhësi të akullt.

S’mund të lihen pa përmendur, Adem Reka apo një fshatar nga Frashëri i Myzeqesë, Çaçi Rama i thoshin, që bënte çdo vit nga 1000 ditë punë, duke hapur kanale kullues në hapësirën e fushë, pa u ndalur, duke e mbajtur edhe çadrën të varur në dorezën pas xhaketës së tij të grisur!

 

STATUJA. Ju, gjithashtu po sillni këta heronj, janë Njerëz të Rinj të Revolucionit.

Njerëz të mirë, punëtorë të ndershëm. Por mënyra se si trajtohej kjo figurë të çonte në trushpëlarje

Se ata që po rriteshin në mungesë së lirisë së vërtetë filozofike, Ishin të zbehtë, të vuajtur,të thatë, të pa ushqyer, artificialë, të bindur ideologjikë. Të pamëshirshëm në zhvillimin e luftës së klasave.

Ndërkaq një kryefigurë shëmbëllimi i së cilës vinte nga Kina, Kontinenti i largët.

Lej Feng-u i njohur cili deklaronte “ Se unë jam një vidhë e Revolucionit! “

Aty më vendosni si mekanizëm dhe unë nuk do të lëviz!

Albert Zholi, na duhet që të dalim sërish tek STATUJA e Enver Hoxhës,

Ky simbol intrigues ish prekur në rrënjë! Këtë mund ta bënte vetëm një armik i klasës,një përfaqësues i Social-imperializmit, kush tjetër? Vetëm ata mund ta kundërshtonin këtë inspirim dhe risi botërore! Kush ka ndërhyrë në Monument, kush ka shënjuar, kush ka hequr dhe zëvendësuar duke sjellë në kronikën historike një “varr të vetmuar!?” Dhe pse varr të vetmuar dhe jo varr të zakonshëm?”

STATUJA: Siç u tha Erson Pirgu kur propozuan gdhendjen e malit për Skulpturën e Enver Hoxhës. Atij si pararojë, kandidat për Njeri të Ri, i takonte që të bëjë ekspertizën për të vlerësuar se ç’mund të ketë ndodhur? Kjo ishte edhe një sfidë për kandidatin për Njeri të Ri. Në tronditje e sipër, ai mendon se ky është një gabim njerëzor…Mirëpo shefat qendrorë të Partisë dhe Sigurimit i kërkojnë më tej …” se …” si ta pret mendja se ç’mund të ndodhte sikur Varri i Vetmuar: “ Sikur harta të botohej, Varri i Vetmuar do zinte vendin e Monumentit

E gjithë do të thoshte se ky ishte fundi i Diktatorit ” shkroi ai. Ata sikur të ishin në të njëjtën frymë dhe lëndë, u lemerisën përbrenda. “Si është e mundur që i ka shkuar mendja kaq thellë, për të menduar atë që s’mund të mendohet kurrë! Dhe kush, ky kandidat për Njeri të Ri!

Këtu fillon ngasja vëzhguese, hetuese, ndaj jetës së Njeriut të Ri të shënjuar, ku fillon pak nga pak të gremiset jeta e Erson Pirgut, hetim ideologjik, përndjekja si me mikroskop e jetës së tij, nga vështrimi , fjala, ndjeshmëria, ashtu mbërthyer, e lidhur, e dashurisë së tij,në kohën e izolimit dhe të varfërisë së skajshme… Ai që kish bërë propozimin për gdhendjen e Malit, për skulpturën e gjigante të Diktatorit!!

Albert Zholi: S’paska qenë aq e lehtë trushpëlarja!

 

Na bën përshtypje se kumti vdekjeprurës, as që mund ti shkonte në vesh Enver Hoxhës. Kjo do të ishte një rrufe e paimagjinueshme që do të lëshohej. Ndaj lajmi i kujdesshëm ideologjik shkon në shkallë hierarkie deri tek Ramiz Alia. Atij i ngec fryma, humb orientimin, mbani pak fjalën në kursimin e duhur…ç’të ketë ndodhur? Ma shpjegoni edhe një herë , kush mund ta marr këtë guxim… A mund ta kemi të plotë këtë nga Statuja?

(VO: Kjo intervistë-Temë për diskutim rreth romanit historik “Statuja” me autor Kolonel, Myslim Pasha zhvillohet mbi bazën e tematikës së romanit të tij, mbi jetën në sistemin monist. Në tërësinë e saj biseda ka një tematikë të gjerë se si zhvillohej lufta e klasave, problemet e sistemit, ideologjizimi i gjithë jetës së vendit, varfëria, debatet mes udhëheqësve dhe si ishte ndërtuar jeta shqiptare në përgjithësi në atë sistem. Duke pasur parasysh se romani “Statuja” ka një gamë të gjerë problemesh dhe situatash, intervista është e ndërtuar sikur bisedohet me vetë titullin-subjekt të tij “Statuja” pasi gjithë mendimi letrar, historik, polemizues, dhe denigrues i shoqërisë në atë sistem që lidhet me udhëheqësin kryesor Enver Hoxha është dhënë i detajuar në roman.)