Intervista e fundit në “Telegraf”e shkrimtarit për fëmijë, Skënder Hasko

941
Sigal

 Jeta ime në ishullin e Sazanit dhe detyra e radistit në kater-siluruesin e parë

Tani që poetin e madh Skënder Haskon nuk e kemi më, intervista e tij e fundit në “Telegraf”, merr një kuptim tjetër. Kur kalon një kohë e gjatë, ngjarjet e jetës ndjekin njëra-tjetrën, ndaj disa prej tyre “futen në arkivin” e mendjes dhe rrinë aty, të qeta, deri sa t’i rizgjojë ndokush. E gjithë jeta e Skënder Haskos ishte e larmishme, por periudha ushtarake mbart mbresa të shumta. Ishte mesviti i 1955-s dhe fundviti i 1958-s. Vite të mbushura me ngjarje kombëtare e ndërkombëtare, dypalëshe e shumëpalëshe, të cilat ndikonin, herë drejt për drejt e herë tërthorazi, edhe në FLD. Dhe, kur them në FLD, nuk e kam fjalën për mjetet lundruese luftarake e armatimin e tyre, por për kuadrot dhe efektivat, që përkujdeseshin e i përdornin ato. Marinarët e rinj në atë kohë përgatiteshin në Shkollën e Instruksionit, në Durrës, dikush për motorist, dikush silurist e dikush për radiotelegrafist. Jo rrallë, disa nga këto specialitete, u shërbenin të rinjve për t’i ushtruar në jetën civile. Mua më takoi të bëhesha radiotelegrafist dhe, në fund të kursit, arrita të merrja 19 grupe në minutë”, nënvizonte Hasko duke nënvizuar se “aty komandant, ishte Xhemal Shani e shef shtabi, Aziz Hasa”.

 Zoti Hasko, si u bëtë radiotelegrafist, në Kater – Silurues?

per me teper lexoni Gazeten Telegraf