Ing. Myfit GUXHOLLI: Shkolla “Skënderbej”, trup pedagogjik cilësor dhe studentë të përkushtuar!

1044
Trupi pedagogjik cilësor dhe studentët e përkushtuar, kabinetet e reja, laboratoret, ambjentet e komandës dhe të një jetese normale bënë që shkolla “Skënderbej” të rriste treguesit cilësorë dhe sasiorë. Cilësitë dhe virtytet e skënderbegasve si besa, trimëria, solidariteti, dashuria e devotshmëria për Atdheun, familjen e shokun ishin më të çmuarat për skenderbegasasit që në çdo çast ecnin në gjurmët e lavdishme të LANÇl. Kur ende nuk ishte shuar jehona e betejave fitimtare kundër okupatorit nazifashist, me vendim të Presidiumit të Kuvendit Popullor u çel e para shkollë ushtarake e pionierëve të luftës. Traditat luftarake të popullit tonë brez pas brezi dhe patriotizmi i lartë i pionierëve, pjesëmarrja në luftimet e çetave, batalioneve e brigadave kalitën shpirtin e tyre duke i ndërgjegjësuar për detyrën e re. Kjo bëri që shkolla ushtarake (e kadetëve) të merrte fizionominë e një shkolle të mesme. Kjo shkollë që e nisi rrugën e saj si fidanishte e Ushtrisë Kombëtare u sistemua në ambjentet ku është Akademia Ushtarake “Skënderbej”. Nxënësit e parë të kësaj shkolle ishin ish partizanët nën moshën 15 vjeçare që vinin nga brigadat partizane dhe ata djem e vajza të dëshmorëve të LANÇ nga të gjitha krahinat e Shqipërisë. Ata erdhën në shkollë me uniformën që mbanin në luftë dhe me armët personale, pushkë, automatikë e pistoleta. (Ndërsa jo pjesëmarrësit në luftë mbanin uniformën kadife blu). Shkolla përbëhej nga komanda e Shtabi. Komandanti i parë i shkollës ishte Mehmet Dermeni – kapiten i I-rë, komisar toger Dule Pashaj, Shefi i degës mësimore, kapiten i parë Vangjel Doga e kapiten Thoma Frashëri. Në fillim u krijuan tre batalione me komandant e komisar kapiten Shuaip Shazi, kapiten Miço Kola e kapiten Filip Stefani.
Struktura organizative
U krijuan dy brigada: brigada e IV-të me studentë ish pjesëmarrës në luftë, me komandant Myfit Guxholli dhe komisar Gafer Shyti; (komandant i batalionit të parë Vasfi Rexhepi).
Brigada e I-rë me uniformë kadife blu: Ylber Sevrani, komandant dhe Xhevrie Golemi, komisare…Batalioni i parë, komandant Qemal Tuzi dhe Faik Meko. Veçojme studentet partizane Veronika Murzeku, Katerina Prifti etj.
Inagurimi i shkollës
Në inagurimin e shkollës më 28 Mars 1945 mori pjesë gjeneral major Spiro Moisiu – komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare. Skënderbegasit, pjesëmarrës në luftë, armët i mbanin nën jastëk dhe nuk i dorëzonin në depo. Nga komanda e shkollës dhe ajo e studentëve u përgatit një lojë për marrjen e armëve të studentëve. Në malin e Dajtit ishte shkruar një parullë fashiste me germa të mëdha “DVX” që duhej prishur. Në vend të saj duhej një parullë e re. Shkuam në malin e Dajtit, zbatuam detyrën dhe u kthyem në shkollë, kur ç’të shohim: armët ishin mbledhur e dorëzuar në depo. Pakënaqësia dhe nervozizmi ishte i madh. 
Riorganizimi
Në 5-vjetorin e saj shkolla u riorganizua dhe u përpiluan programet dhe tekstet. Për fatin e mirë u plotësua trupi pedagogjik dhe ai komandues. Shumica e pedagogëve ishin të përgatitur në shkollat e Perëndimit. Me respekt kujtojmë pedagoget: Barie Kopliku, Halit Narazuni, Hysni Alimerko, Ahmet Tufa, Eftimiadhi, Stavri Angjeli, Valeria Drenova e shumë të tjerë. Puna e kualifikuar e trupit pedagogjik dhe komandës, përkushtimi i nxënësve dhe studentëve bindën drejtuesit e Ministrive të Arsimit dhe Mbrojtjes që shkolla të vlerësohej dhe të merrte emrin “Shkolla e Mesme Ushtarake Skënderbej”. Për arsyen se shkolla nuk kishte klasa të dyta e të treta të mesme, skënderbegasit dërgoheshin në gjimnazin “Qemal Stafa” si psh Pavllo Dede, Myfit Guxholli, Agron Starova etj.
Trupi pedagogjik cilësor dhe studentët e përkushtuar, kabinetet e reja, laboratoret, ambjentet e komandës dhe të një jetese normale bënë që shkolla “Skënderbej” të rriste treguesit cilësorë dhe sasiorë. Cilësitë dhe virtytet e skënderbegasve si besa, trimëria, solidariteti, dashuria e devotshmëria për Atdheun, familjen e shokun ishin më të çmuarat për skenderbegasasit që në çdo çast ecnin në gjurmët e lavdishme të LANÇl. Këto cilësi e virtyte u demonstruan më së miri gjatë provokacionit të gushtit kur monarkofashistet grekë tentuan të preknin kufirin tonë shtetëror. Shumë skënderbegas kërkuan të shkonin vullnetarisht në mbrojtje të kufirit, por Ministria e Mbrojtjes konsideroi pjesërisht kërkesën e tyre.
Një shkollë shumëdimensiole
Në përvjetorët e saj Shkolla “Skënderbej” është dekoruar me shumë Urdhëra e Medalje. Pegagogët, komanduesit dhe studentët e kësaj shkolle kanë dhënë një kontribut të madh edhe në sektorë të tjerë si në art, sport, kulturë, diplomaci e shkencë. Pikërisht për këtë e meriton të quhet shkollë shumëdimensiole. Krenaria dhe lavdia e saj u përhap në gjithë vendin sepse moto e saj ishte “Atdheu mbi të gjitha”. Ajo u dallua për ndjenjë patriotike dhe dije në shërbim të Atdheut. Nga kjo shkollë kanë dalë jo vetëm kuadro ushtarakë të të gjitha rangjeve, por edhe të sektorëve të tjerë pasi ajo ishte jo vetëm një fidanishte e Ushtrisë Kombëtare, por edhe përhapëse e dijes e kulturës në të gjitha fushat e jetës. Ajo ka përgatitur e nxjerrë nga nëntogerë deri gjeneralë, nga teknikë deri doktorë e profesorë. Në këtë përvjetor jubilar të saj ia vlen të përmendim skënderbegasit: Luan Rama, ish ministër i Mbrojtjes, Bujar Nishani, ministër, gjeneral Kostaq Karoli, ish shef i Shtabit të Përgjithshëm, kandidati i Shkencave Ushtarake Pandeli Stoja, prof.Dr.Përparim Lika, dhe prof.dr.Eduard Isufi. Po ashtu shef shërbimi Ing.Nuri Jaho, studjues e përkthyes Ing.Guri Shyti, shef katedre Ing.Pasho Alimerko, mjeshtër sporti-shef katedre, kolonel Petrit Murzaku, shef katedre – kolonel tankist Aleko Koka, pilot i klasit të parë – komandant Aki Jupasi, pilot i klasit të parë Petrit Malindi, komandant korpusi Izet Murati etj. Në plejadën e personaliteteve që ka nxjerrë kjo shkollë bëjnë pjesë shkrimtari Shpend Topollaj, shefi i shërbimit topografik Gafer Shyti, shef shtabi grupimi Dr. as. Mik Hado, kolonel Ylber Sevrani (kuader i lartë i marinës ushtarake), Prof.Dr.Gjergji Aleksi, kolonel Proletar Hasani (historian), gjeneral major Armando Vinçani, artistët Milto Vako e Ndrek Zefi, sportisti Petrit Çallsi, shef shërbimi n/kolonel Hiqmet Shehi, diplomati Hajro Limaj (kolonel), kolonel Xhavit Xhepa-Drejtor i Drejtorisë së Xhenjos e shumë të tjerë.
Ne ish skënderbegasit e parë, jemi krenarë që mbaruam atë shkollë, duke vazhduar më pas edhe shkolla të larta, universitete dhe akademi, brenda dhe jashtë vendit. Përshëndesim në këtë jubile të saj tupin pedagogjik, komandat e shkollës dhe gjithë oficerët që na edukuan dhe mësuan. Nder dhe lavdi heronjve e dëshmorëve të luftës e pas luftës.
*Ish komandant i Brigadës së skënderbegasve të luftës
Sigal