Iljaz Lumani*/ Si luftuam me komandant Petrit Dumen për çlirimin e kolonjës 71 vite më parë

1545
Sigal

Ishte një betejë e pabarabartë në forca, por triumfoi heroizmi partizan. Ishte dhe kapiteni anglez David Smaili

Më datë 15 maj të vitit 1943, çeta partizane e Kolonjës, në të cilën bëja pjesë dhe unë me Komandat Petrit Dumen “Hero i Popullit”, ndodhej në fshatin Novoselë baza e luftës partizane. Komandanti i kësaj çete më thërret dhe më jep një letër më karakter sekret për ta dërguar te komandanti i çetës së Leskovikut, Sulo Kozeli ose te Komisari i saj Kiço Kasapi që ndodheshin në fshatin Radovë. Si në të gjithë vendin edhe populli i rrethit të Kolonjës me tradita patriotike mbështeti që në fillim lëvizjen Nacional çlirimtare kundër okupatorëve të huaj dhe u angazhua për të dhënë kontributin në këtë epope të lavdishme të popullit shqiptar. Unë nga fshati Sanjollasi më kontribuuesi në këtë rreth dhe si pjesëmarrës familjarisht në LANÇ do të tregoja disa kujtime e mbresa të jetuara në aksione e veprime luftarake në ato ditë të vështira. Më datë 15 maj të vitit 1943 çeta partizane e Kolonjës në të cilën bëja pjesë dhe unë me komandat Petrit Dumen “Hero i Popullit”, ndodhej në fshatin Novoselë bazë e luftës partizane. Komandanti i kësaj çete më thërret dhe me jep një letër më karakter sekret për ta dërguar te Komandanti i çetës së Leskovikut, Sulo Kozeli ose te Komisari Kiço Kasapi që ndodheshin në fshatin Radovë. Si partizan trim dhe i vendosur mora letrën dhe u nisa për në vendin e caktuar. Koha ishte e mirë e njihja terrenin dhe rrugën për fshat, por çeta ishte larguar dhe u nisëm përsëri për në fshatin Çarçovë në një udhëtim të gjatë dhe arrita në orët e pas ditës. Për fatin tim jo të mirë dhe nga ky fshat çeta dhe drejtuesit e tyre ishin larguar për në fshatin Mesare në afërsi me tre urat në kufi me tokat greke. Për të vajtur në këtë fshat më japin një shoqërues partizan të çetës së Leskovikut, i quajtur Axhi Lapi. Së bashku me ne, erdhi dhe një partizan që kishte ardhur nga Korça i quajtur Skënder Çaçi nga fshati Biovizhgë. Më pas, kuadri trim e guximtar ra dëshmor e u cilësua “Heroi i Popullit”, për një mision të dërguar nga komanda e Qarkut të Korçës. Megjithëse, isha shumë i lodhur në këtë udhëtim duhet të vazhdoja për të zbatuar detyrën që më kishin ngarkuar. Në fshatin Mesare, gjeta komandantin dhe komisarin e çetës, ju dorëzova letrën të dhënë nga Petrit Dume e së bashku me ta ishte dhe një oficer anglez që e kishin sjellë partizanët grekë në çetën e Leskovikut. Më pas mësova se Skënder Çaçi, kishte ardhur si përkthyes me oficerin anglez të quajtur David. Nga fshati Mesare nisemi për të vajtur në shtëpinë e komisarit të çetës Kiço Kasapi, së bashku me Skënder Çaçin dhe oficerin e zbulimit anglez. Në këtë familje mbërritëm në mbrëmje vonë. Na pritën mirë, na dhanë për të ngrënë, por konstatuam se pjesëtarët e kësaj familjeje kishin një shqetësim; babanë e Kiço Kasapit, e kishin marrë e burgosur ballistët, për shkak se djali i tij ishte partizan dhe komisar çete. Me t’u gdhirë herët në mëngjes, vazhduam udhëtimin për të vajtur në pyllin Sotiraj (të fshatit të Gremenjtit). Gjatë rrugës, Skënder Çaçi bën humor me oficerin anglez për ta zbavitur duke i thënë se ju kanë dërguar si partizan në Shqipëri e të tjera derisa arritën në vendin e caktuar.

Më pas mësova se oficerin anglez e kishin dërguar për në Vithkuq, drejtuesit e Qarkut të Korçës, Mexhit Vincani dhe Pëllumb Deshnica në këtë rajon kishin organizuar çetat partizane për të çliruar qytetin e Leskovikut dhe letra që u dorëzua në komandën e çetës së Leskovikut mendoj se kishte të bënte me këtë detyrë të rëndësishme luftarake. Për mua ky udhëtim ishte i vështirë për të dërguar letrën sekrete në komandën e çetës së Leskovikut duke zbatuar detyrën e ngarkuar ashtu siç kanë vepruar partizanët trima dhe të vendosur gjatë LANÇ-it dhe kthehem përsëri në efektivin e çetës së Kolonjës, por me krenari për misionin e dhënë nga drejtuesi i çetës Petrit Dume dhe për të vazhduar aksion luftarak për çlirimin e Leskovikut. Çlirimi i këtij qyteti nga çetat partizane të Qarkut të Korçës dhe të rretheve fqinje si të Përmetit kishin rëndësi jo vetëm nga ana taktike, por dhe në shkallën më të lartë operative si nyje e rëndësishme për lëvizjen e trupave fashiste italiane nga Korça dhe të forcave të tjera që ishin të dislokuara në tokën greke. Për këtë objektiv me rëndësi ushtarake u ngrit shtabi operativ, ku bënin pjesë kuadro, komandantë e komisarë çete me përvojë luftarake në Qarkun e Korçës. Në planin operativ parashikohej afrimi i shpejtë i çetave partizane në objektivin e caktuar me shpejtësi dhe izolim veç e veç i kazermave, ku ishin vendosur forcat armike. Sulmi i befasishëm, asgjësimi dhe kapja rob. Sulmi në këtë qytet do të mbështetej nga zjarri i mortajave para se forcat tona të hidheshin në sulm. Në çastin e sulmit të priteshin linjat telefonike dhe të shkatërroheshin urat në rrugën Përmet – Leskovik. Në këtë betejë luftarake do të merrnin pjesë 10 çeta partizane të Leskovkut, Kolonjës, dhe të Korçës me partizanë trima dhe sy patrembur me kuadro që kishin aftësi organizuese e drejtuese ne aksionet luftarake të zhvilluara deri në atë kohë, ku dy nga këto çeta do të zinin prita njëra në urën e Shalsit dhe tjetra në afërsi të Glinës për të goditur në befasi forcat armike që do të vinin nga Korça e Leskoviku dhe nga Përmeti në Leskovik. Në garnizonin e Leskovikut sipas informative të marra ishin dislokuar 400 forca të pajisura me mitralozë të rëndë dhe të lehtë dhe mortaja. Kazermat ishin të rrethuara me qendra zjarri të fortifikuara me tela me gjemba dhe të lidhura me hendek- lidhje. Këto dhe pozicioni gjeografik i terrenit në këtë qytet krijonin vështirësi për sulmin e forcave partizane, por ato do të realizoheshin me suksese me sulmet e filluara në datën 16 maj dhe do të vazhdonin në të gjitha drejtimet e parashikuar deri më 17 maj 1943. Luftimet e forcave partizane ishin të papërmbajtshme, pa pushim dhe me ndihmën e popullit të qytetit pa marrë parasysh dhe bombardimet e armikut në ajër. Në ditën e sulmit forcat armike të ardhura nga Korça dhe Erseka me shumë kamionë dhe ushtarë të shoqëruara me automobila u ndeshën te ura e Shalsit dhe në sektorë të tjerë duke ju shkaktuar dëme në njerëz, në armatime, në teknikë, në materiale dhe u zunë 24 robër. Robërit italianë u zunë mbi Sanjollas nga çeta e Petrit Dumes dhe me komandant skuadre Muhamet Prodani dhe Meço Starja, dhe janë pushkatuar ne mullinjtë e Ranjanit. Lufta për çlirimin e qytetit të Leskovikut tregoi trimëri, guximin e partizanëve dhe aftësitë organizuese e drejtuese të kuadrove si dhe format e luftës për çlirimin e qytetit. Me 29 maj 1943 në këtë qytet të çliruar u vendosën përfaqësuesit e Këshillave Nacional- Çlirimtare të fshatrave të cilën zgjodhën Këshillin Nacional – Çlirimtare të krahinës dhe organe të tjera të pushtetit të ri. Çlirimi i qytetit të Leskovikut pati jehonë të madhe jo vetëm në këtë rreth, por në tërë vendin. Kjo fitore tregoi se në Qarkun e Korçës si dhe në gjithë vendin po afronte dita e kryengritjes së përgjithshme për çlirimin e Shqipërisë nga okupatorët nazifashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre. Kjo u bë realitet më 29 Nëntor 1944, ky tregim i jetuar në LANÇ në këto dite maji 1943 në rrethin e Kolonjës, le të shërbejë edhe si mesazh për brezat që do të vijnë në vite dhe në shekuj.

*Veteran, ish-partizan i çetës së Kolonjës, me komandant Petrit Dumen, “Hero i Popullit”