Ilinden Spasse: Në fjalimet e tyre për letërsinë Enveri, Mehmeti, Hysniu e kanë vlerësuar Sterjon

978
Sigal

INTERVISTA/ Flet Ilinden Spasse, i biri i Sterjo Spasses: Miqtë e tij Mitrush Kuteli, Nonda Bulka, Fatmir Gjata, Llazar Siliqi, Nasho Jorgaqin dhe Hamit Boriçi

Galeria e personazheve në prozën e Sterjo Spasses është një thesar i vërtetë nga larmia e karaktereve ashtu edhe nga sasia e numri i tyre. Aty shpërtheu edhe njëherë gjuha e larmishme. Gjon Zaveri është personazh i goditur e i veçantë. Shkrimtari ka skalitur një të ri shqiptar, i cili lufton për të siguruar bukën e gojës, përplaset me dallgët e jetës së vështirë dhe arratiset si hëna nëpër re…. Afërdita personifikon femrën shqiptare e cila lufton për të çuar kulturën në fshat, lufton për emancipimin e shoqërisë. Romani bëri jehonë në atë kohë, u pëlqye mjaft për të bërë jehonë edhe jashtë vendit, kështu u botua në 20 gjuhë të botës, si në: Itali, Gjermani, Rumani, Turqi. Thuhej në atë kohë në tekstet mësimore, në letërsi se Sterjo Spasse, radhitet me shkrimtarët dekadentë, kështu thuhej se Spasse është përfaqësuesi i nihilizmit në Shqipëri. Po a ishte e vërtetë? Kurrsesi jo… Në atë kohë kur lindi (më 14 gusht të vitit 1914) e tërë zona e Prespës,  deri më 1924 ndodhej nën Greqi.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf