Hysen Tabaku/ Si i vrau Hamit Matjani, Thoma Priftin dhe Laze Dollanin në Teqen e Dushkut

1618
Kemi mësuar nga historia dhe nga të afërmit tanë, pjesëmarrës në luftën NAÇL, se Hamit Matjani ka qenë komandant i Çetës së Ballit Kombëtar e cila vepronte ne zonën e Dumresë dhe të Lushnjës. Gjatë luftës NAÇL, çeta e tij, si shumë çeta të tjera të Ballit Kombëtar, ka bashkëpunuar me pushtuesit italianë dhe, më vonë, me pushtuesit gjermanë. Ata dogjën, vranë dhe plaçkitën shumë familje që ndihmuan lëvizjen NAÇL. Janë të panumërta historitë e tyre rrëqethëse, aq sa kanë helmuar deri në palcë ndjenjat e këtij populli. Ndërsa pas Çlirimit të vendit për disa vite, veproi si agjent dhe diversant i zbulimeve të huaja. 
Në gusht të vitit 1951, kur akoma nuk ishte shuar entuziazmi dhe gëzimi i festës së 18 Gushtit, ditës së formimit të Batalionit Vërçë – Sulovë , kryetari i Komitetit Ekzekutiv Rrethit Gramsh, Thoma Prifti dhe Laze Dollani (instruktori i Komitetit të Partisë), kishin marrë detyrë për të shkuar në fshatrat e zonës së Vërçës për të bërë takim më popullin. Ata pasi bëjnë disa takime me popullin në fshatrat Kodovjat e Bulçar, ditën tjetër, do shkonin në fshatin Grabova “A”.
Për më tepër lexoni gazetën Telegraf
Sigal