Hysen Tabaku/ Në betejën e Vërçës, armiku u shpartallua me rreth 100 të vrarë, 30 të kapur robër

791
Ditën që Kongresi i Përmetit mbylli punimet, pikërisht atë ditë filloi dhe mësymja armike e Qershorit, e cila në popull njihet me emerin “Operacionit i madh armik i Qershorit”. Operacioni armik i qershorit i koduar “Gemsboc” (kaprolli i egër) fazën e parë e filloi më 28 maj- 10 qershor 1944, me sulmin e forcave gjermane dhe reaksionit të brëndshëm në zonën Korçë – Elbasan – Gramsh – Berat, kundër Divizionit I-rë të ushtrisë Na-Çl, i cili u krijua më 28 maj 1944 me bashkimin e Brigadës së I-rë, IV e të V-të Sulmuese dhe forcave partizane të qarkut të Korçës e të Beratit. Pasi të spastronte këto zona nga njësitë e ushtrisë nacional-çlirimtare, komanda gjermane parashikonte t’i hidhte forcat e saj në Përmet, Vlorë e Gjirokastër për asgjesimin e forcave partizane në këto zona. Në zonën Elbasan – Gramsh armiku përdori 4000 (katër mijë) ushtarë e 1000 (një mijë) xhandarë e ballistë të veriut e vëndas. Ai sulmoi në dy drejtme kryesore. I pari ishte Shpati i Dytë–Gramsh-Shënepremte- Moglicë-Opar (Korçë) dhe i dyti Dumre-Sulovë-Shëmbërdhenjë-Tomorricë. Qëllimi i tyre ishte të rrethonin e asgjesonin forcat e Brigadës së Parë që ndodheshin: Batalioni i katërt, në Zevalinë e Jeronisht, batalioni i parë, batalioni Vërç-Sulovë dhe batalioni i Shpatit në Galigat-Gjergjovinë e Bizhdan, batalioni i pestë në Vërçën e Sipërme, batalioni i tretë dhe batalioni “Antonio Gramshi” në Sulovë e poshtme. Më 30 maj në Ulovë u përqëndrua dhe batalioni i dytë.
Për më tepër lexoni gazetën Telegraf
Sigal