Hysen Tabaku/ Myslim Halil Jançori, bёri atё qё kёrkonte Atdheu.Tërë jetën me pushkën krahut për liri

1738

.Në vitet
1914-1915 mori pjesë në Çetën e Sali Butkës për mbrojtjen e atdheut nga
shovinistët fqinjë




Nga    Hysen Tabaku


 

Sa më larg në kohë  aq më afër shfaqen  siluetat 
e tyre  në horizont njerëzit  që kanë bërë histori  në krahinën 
apo  në trevën e tyre. Njëri  nga këta 
është  dhe Myslim Halil Jançori
(Tabaku), me të birin  e tij Faik
Tabakun. Them se kanë bërë histori, pasi 
e tillë është veprimtaria e tyre patriotiko- revolucionare  në dobi të atdheut.    

Myslim Jançori u lind më 25 nëntor të vitit 1864, në fshatin Jançë të
Gramshit, nga një   familje e varfër
fshatare. Në moshën e rinisë rekrutohet 
ushtar ( nizam) në Edrene të Turqisë. Jeta prej nizami, ashtu si shumë
të tjerë  Shqiptarë aso kohe, ia
vështirsuan së teprmi këtë jetë dhe rritën së tejmi urrejtjen kundër otomanëve,
deri sa u kthye përfundimisht në atdhe. Në vitet 1914-1915 mori pjesë në Çetën
e Sali Butkës për mbrojtjen e atdheut nga shovinistët fqinjë. Në vitin 1915,
Pas shumë peripecish Myslimi, për arsye hazmërie  largohet
familjarisht prej andej dhe vendoset në fshatin Drobonik, ku lidhet
ngushtë me patriotë beratas. Ndërkohë në 
Berat ishte formuar Komiteti i Shpëtimit Kombëtar, e që mori emrin
‘’Bashkimi’’. Ky komitet , që në fakt
përfaqëson  Shoqërinë me të njëjtin emër,
ishte një organizatë politiko-luftarake, e cila luftonte kundër pushtuesve të
huaj, dhe qeverisë së asaj kohe. Kështu që, një ndër vendimet kryesore të vitit
1919, që mori  Shoqëria ‘’Bashkimi’’ishte
dhe vrasja e  prefektit të  Beratit, Ali Koko, i cili ishte agjent i
italianëve dhe i Esat Pashës. Këtë detyrë por dhe përgjegjësi delikate,  e mori përsipër për ta kryer patrioti trim
Myslim Tabaku. Ndjenja e lartë e atdhetarisë 
dhe akti kurajoz i tij bënë që këtij burri  trim e patriot  mos t’i dridhej aspak qerpiku i syrit,
ndërkohë që i shkoi  prefektit në shtëpi
dhe  nëpërmjet shërbëtorit  të prefektit 
i kërkoi me çdo kusht  takimin  me ‘të. 
Teksa po afrohej  te porta  prefekti , i shoqëruar  nga Shërbëtori, Myslim Jançorit (Tabaku) ia  numëroi 
ballit  plumbin  duke i thënë:‘’Të kanë dënuar shqiptarët e
ndershëm, sepse ke tradhtuar vatanin”! -Krismat e asaj pushke, atë natë dhjetori
zgjoi  dhe inkurajoji vegjëlinë shqiptare
të trevës për aksione akoma më të mëdha kundër 
të huajve dhe tradhtarëve. Aksionet patriotike e luftarake  të Myslim Tabakut (Jançorit) morën “zë” jo
vetëm në  krahinën e tij. Ai  me 300 luftëtarë kryengritës  nga Berati e Shpiragu u rreshtua krah  kryengritësve lab- vlonjatë, e të tjerë
kundër pushtuesëve italianë më 1920, nga ku i hodhën breshkaxhinjtë në det në
atë luftë të madhe e patriotike të popullit 
Shqiptar.  

Në istikamet e ullishtes së Vlorës Myslim Jançorit (Tabaku)  u njoh 
e përjetësoi  miqësinë me
luftëtarë trima shpiragas, si me Musa Abedinin, Ramadan Xheladinin, Mihal
Paskun, Shako Sadovicën e të tjerë. Por ajo që e burrëron  dhe e trimëron  më shumë Myslim Jançori është qëndrimi dhe
vendosmëria ndaj regjimit të urryer  zagollian. Ahmet Zogu, pas  rikthimit në Shqipëri me ndihmën e
bashibozukëve dhe tradhëtarëve filloi menjëherë 
shtypjen e çfrytëzimin ndaj masave popullore.Kështu fillimisht urdhëroi   mbledhjen e armëve, pasi kishte  frikë nga populli i armatosur.  Xhandarët 
të armatosur, e të egërsuar shkonin shtëpi  më shtëpi 
nëpër fshatra  për mbledhjen  e armëve…, dhe kur arritën  te shtëpia 
e xha Myslimit  dhe i kërkuan  armën 
që  mbante  me vehte, ashtu ai  i veshur me 
kostumin kombëtar e armë në krah( siç shikohet edhe në fotografi), iu
përgjigj xhandarëve: “Le të vij ta marrë vetë mbreti armën time… e në
brendësinë e shpirtit  të tij mërmëriti
fjalët… ta shikojmë sa do i vlej lëkura…! Ai nuk ua dha  armën, dhe me atë pushkë  luftoi sypatrembur në kryengritjen e Fjerit
më 1935 dhe  më 7 prill 1939 kundër
fashistëve italianë. Trimëria dhe atdhedashuria e tij  s’njeh 
kufi! Ai u rreshtua  në
formacionet  e luftës  partizane që 
u udhëhoq nga Partia Komuniste  e
Shqipërisë. Mori pjesë  në  shumë luftime, ku tregoi shembull të
lartë  heroizmi, sidomos në betejën e 29
Qershorit 1943 në Palikesht ku me zgjuarsi e trimëri  shtriu 
për toke  të vdekur   shumë fashistë. Ai  me shumë shokë të tij  partizanë si 
Musa  Abedini, Ramadan  Xheladinin, Abas Myftarin, Sefe Velçanin e të
tjerë, shkruan faqe lavdie e sakrifice 
për çlirimin e Shqipërisë,  e
si  të tillë meritojnë veç mirënjohje
prej  brezave  të 
tashëm  e atyre që vijnë.Beteja e
Palikeshtit ishte  e fundit për xha
Myslimin pasi mbi shpatullat e tij rëndonin 
rreth  të 80 viteve. Po atë ditë,
xha Myslimi  në një moment  shumë 
prekës  e kortezie  i dorëzon 
pushkën   e tij djalit  të vet Faik Tabakut, duke folur para
partizanëve  ( pas betejës) :”
Djalin  ia kam dhënë luftës, i a kam
bërë  hallall atdheut”! E kush  s’u 
prek  e u përlot  nga partizanët  në atë 
moment?! 

Ish-Presidiumi i Kuvendit Popullor e ka
dekoruar
Myslim Tabakun (Jançorin),me dekoratën e lartë “Për veprimtari patriotike’”.

Sigal