Hysen Tabaku/ Heroizmi i partizanëve në luftën e Brigadës së V në Sulovë de Storë

741
– Krijimi i Divizionit të I-rë, të Ushtrisë Nacionalçlirimtare
Divizioni i l-rë i Ushtrisë Nacionalçlirimtare shqiptare u krijua me Urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Na.Çl. më 28 maj, me bashkimin e Brigadave të l-re; të lV-të dhe të V-të “Sulmuese”. Ky urdhër u komunikua në Kongresin e Përmetit. Kuadrot drejtuese ishin:
Komandant; Gjeneral, Dali Ndreu, komisar; kolonel Hysni Kapo; zv. komisare, Liri Gega dhe zv. komandant, Nën/kolonel Mehmet Shehu etj. 
Me dështimin e operacionit armik të Qershorit në zonen e Divizionit të I-rë, këtij si mbetej gjë tjetër veçse të përgatitej pa humbur kohë për të zbatuar urdhrin e mësymjes të 1 Qershorit. Hedhja në mësymje e Divizionit të I-rë përtej Shkumbinit, luante në këto kushte një rol të dyfishtë strategjik: e para, siguronte dështimin e operacionit armik në zonën e parë operative Vlorë-Gjirokastër dhe e dyta, siguronte gjithashtu kushte për mësymjen e përgjithshme të UNÇSH., që do të çonte në çlirimin e plotë të vendit. Manovra e parashikuar për të grumbulluar të gjitha forcat e Brigadës së V-të dhe të l-rë, për t’i drejtuar me fshehtësi në më të madhe në rajonin e Sulovës, i dha mundësi armikut që, duke mos patur forca përballë, të lëvizë përpara pa arritur qëllimin e tij në këtë ofensivë, që ishte rrethimi dhe likujdimi i forcave të Divizionit të l-rë dhe të forcave të tjera partizane. Batalioni i ll-të, me 7qershor, theu sulmet e armikut në drejtim të fshatit Shëmbërdhenj dhe me kundërsulme të fuqishme e ndoqi atë në drejtim të Gramshit.
Për më tepër lexoni gazetën Telegraf
Sigal