Historia e marrëdhënieve ushtarake shqiptaro-italiane

1975
Prof. Asoc. Dr. Bernard ZOTAJ

Nga koha e Skënderbeut deri në vitin 1939
Rifillim i marrëdhënieve ushtarake pas vdekjes së Skënderbeut
Marrëdhëniet ushtarake shqiptaro-italiane, të ndërprera pas vdekjes së Skënderbeut, rifillojnë në kohën moderne me rekrutimin e Regjimentit Mbretëror “Maqedonia” në Shqipëri dhe rreth saj, për llogari të Mbretërisë së Napolit. Ky regjiment, i krijuar në vitin 1739, duke modifikuar emërtimin, dyfishohet në vitin 1795, duke formuar Regjimentin e Parë dhe të Dytë “Ilir”, të cilëve iu shtohet në vitin 1798 dhe një batalion me emrin “Cacciatori Albanesi”. Kjo strukturë ushtarake shpërbëhet në vitin 1799 së bashku me gjithë mbetjen e ushtrisë burbonike, për t’u rindërtuar më vonë në vitet 1800 me emrin Regjimenti Mbretëror Shqiptar dhe batalioni “Cacciatori Albanesi”, dhe më vonë të shpërndara, i pari në vitin 1806 së bashku me njësi të tjera, ndërsa i dyti vazhdoi në Siçili deri në vitin 1812. Më vonë, pas një ristrukturimi, rikthehet në jetë për pak kohë edhe një njësi shqiptare, Batalioni Cacciatori Maqedoni, i krijuar në vitin 1817 dhe i shpërndarë përfundimisht në vitin 1821. Qëndrojnë në shërbim disa oficerë, të familjarizuar shumë shpejt si napolitan, njëri nga të cilët ishte, Demetrio Leka, i cili do të arrinte në gradën e gjeneralit.
Pas një shekulli, zbarkimin e trupave italiane në Vlorë
Në vazhdim, pavarësisht nga interesi i treguar nga disa ambiente politike italiane në favor të pavarësisë shqiptare, marrëdhëniet ushtarake shqiptaro-italiane ndërpriten për gati një shekull, deri në zbarkimin e trupave italiane në Vlorë, në vitin 1914. Në të njëjtën kohë u futën edhe elemente shqiptarë në Forcat e Armatosura italiane. Nga vitet 1914-1915 fluksi i elementeve shqiptar realizohet nëpërmjet katër kanaleve kryesore rekrutimit direkt në Itali; rekrutimin në Shqipëri nga çetat jo të rregullta; organizimin në Shqipëri nga “Milicia e rregullt shqiptare” dhe së fundi rekrutimin nën kujdesin e Karabinierisë Mbretërore, xhandarmërisë dhe agjentëve të policisë shqiptare. Në rastin e parë, bëhet fjalë për pak elemente, rreth tridhjetë, pothuaj të gjithë oficerë, të cilët më vonë ecurinë e karrierës së tyre do ta kishin në ushtrinë shqiptare. Një pjesë e vogël e të cilëve do ti gjejmë si oficerë të lartë, apo në rolin e kapitenëve pas vitit 1939. Dhjetë nga këta, kishin mësuar që më parë në një kurs për nënoficerë pranë Regjimentit të 10-të të Këmbësorisë në Bari. Më vonë bënë një kurs për oficerë, duke kaluar një kohë në regjimentet italiane, ku marrin gardën e togerit. Gjashtë të tjerët studiuan në Akademinë e Modenës, nga muaji nëntor 1914 deri në maj 1915. Pastaj kryen shërbim në repartet italiane nga ku morën dhe gradën e togerit. Së fundi, njëmbëdhjetë prej tyre të inkuadruar në Regjimentin e 10-të të Fanterisë, morën gradën e nëntogerit, duke kryer më vonë shërbim si shumë të tjerë, në regjimente të fanterisë, artilerisë dy raste dhe të xhenios dy raste. Fluksi i dytë vjen nga rekrutimi prej çetave jo të rregullta që nga dhjetori 1915, si ndihmës të trupave italiane, të destinuara sidomos atje ku linja e frontit nuk kishte vazhdimësi. Bëhet fjalë për çeta të pajisura vetëm me armatim personal, pra për çeta si ato që ishin përdorur në Eritre, dhe sidomos të ngjashme me çetat e organizuara në Libi disa vite më parë. Emërohej një kryetar, i cili kishte pas vetes të besuarit e tij, të cilët rekrutoheshin për një kohë të pacaktuar, dhe mund të liroheshin në çfarëdo momenti. Merrnin një pagë dhe në vazhdim patën të drejt ata dhe familjet e tyre, për një shpërblim në rast plagosje apo vdekje. Kryesisht destinoheshin për mbrojtjen e fshatrave që ishin të pa okupuar nga trupat italiane, për përnjohje, si dhe për të kundërshtuar formacionet analoge të rekrutuara nga austriakët. Në gjysmën e dytë të vitit 1917 çetat riorganizohen, vihen në vartësi të një “Comando bande”, me në krye një oficer, dhe ndahen në katër grupe deri në nëntë nëngrupe nën urdhrat e aspirantëve dhe oficerëve italian. Pas një pjesëmarrje aktive në fazën e fundit të luftës çetat u dislokuan në Shqipërinë e Jugut, zona e tyre e rekrutimit, në Gjirokastrës, duke qëndruar atje deri në 1 mars 1920.

Komponenti i tretë i mbështetjes shqiptare për shërbimet ushtarake italiane, dhe më interesanti nga pikëpamja politike dhe ushtarake, ishte “Milicia e Rregullt Shqiptare” e cila organizohet me çetat jo të rregullta. Këto nuk ishin shumë të besuara, por edhe sepse më 3 qershor 1917 shpallet nga Italia, pavarësia e Shqipërisë. Kështu që u ndje nevoja që Shqipëria të pajisej me Forcat e veta të Armatosura. Neni 1 i rregullores së Milicisë, ndonëse ishin “pjesë përbërëse e trupave të pushtimit” formuan gjithashtu “bërthamën bazë të ushtrisë së ardhshme shqiptare”.

Në rrugën e nacionalizmit shqiptar
Projekti i ndërtimit të milicisë reduktohet nga oficerë italianë në fund të vitit 1916 dhe miratohet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm më 2 janar 1917. Në një relacionin që shoqëron projektin bëhen prezent rezultatet mediokre të arritura nga çetat jo të rregullta, duke nënvizuar nevojën e kundërshtimit të Austrisë “që ti futim vendosmërisht në rrugën e nacionalizmit shqiptar”. Duke u frymëzuar drejtpërdrejtë nga “comitagi” çetat bullgare, relacioni propozonte ndërtimin në fshatrat shqiptare të “manipoli” çetave me 15 veta, nën urdhrat e një kryetari lokal, çetat do të ndaheshin në të përhershme dhe ndihmëse këto të fundit shumë shpejt do të humbin gjurmët. Tri çeta nën urdhrat e një oficeri italian formonin një “centur” kompani, tri centur një vesilio bajrak, dy “vesilio” një “coorte” oborr, nën urdhrat e një oficeri të lartë italian. Ishte parashikuar dhe angazhimi i një personeli tjetër italian, oficer, nënoficer trupe, pjesërisht të zgjedhur, kryesisht për motive gjuhe nga komuniteti italo-shqiptar që banonin në Jug të Italisë. Rekrutimi nga shqiptarëve ishte vullnetar, ku ishin fiksuar pagat dhe trajtimi me ushqime, uniforma e ngjashme me atë italiane, por me shenja kuq e zi ngjyrat kombëtare shqiptare dhe me feste të bardhë lokale, qëndisur më shqiponjën e zezë me dy koka mbi një sfond të kuq. Trupa ishte e pajisur lehtë, pa çamtë shpine, sikurse trupat koloniale, kishin këpucë shumë të lehta, të cilat shumë shpejt u zëvendësuan nga këpucët më gozhdë, mbajtëse fishekësh tradicionale shqiptare, me pagure dhe gavetë.
Rekrutime të hapura
Kështu ndërtohet në qytetin e Gjirokastrës një “Zyrë milicie”. Fillimi ishte i vështirë, por marrja e komandës nga oficerë italianë, u bë që shumë shpejt të fitohej koha e humbur dhe të ishte gati “coorte” e parë, e përbërë nga tre vesil dhe një togë mitraljerë. Ajo u angazhua në vijën e frontit dhe tregon shpirt të lartë sulmues, do të shkruante në 16 tetor 1917 komandanti i Korparmatës së XVI. Pikërisht në këtë datë janë dhënë disa propozime për organikat e “Milicisë”, që do të vendoseshin në rregulloren e cila u miratua në muajin dhjetor dhe një vit më vonë, në dhjetor 1918, do të riformuloheshin përfundimisht. Pranohen për t’u rekrutuar të rinj me moshë 17-25 vjeç, koha e qëndrimit një vit, me mundësi ripërsëritje. Vullnetarët futeshin në “vesilo rekrut” të Gjirokastrës. Më pas ndaheshin në centurin ortodoks apo mysliman, sipas përkatësisë fetare të rekrutit. Gjithmonë njësia bazë ishte çeta, tani me 20 milicë, dy nënkryetarë dhe një kryetar çete, tri çeta formonin një “centur” të komanduar nga një oficer italian, tri “centur” një “vesil” nën urdhrat e një kapiteni i ndihmuar nga një aspirant, tri “vesil” një “cort”, i komanduar nga një oficer i lartë. Dhe së fundi dy “corte” me një togë mitraljerë formonin një “legjion”. Me këtë organikë u ndërtua i pari dhe i vetmi legjion i milicisë shqiptare. Këtu, krahas oficerëve italian, ishin dhe oficerë shqiptarë, nga ata që kishin mësuar në kurse në Itali, aspirant, të marrë, sikurse përshkruhej edhe në rregullore, nga kryetarët e çetave më të mira ose të marrë direkt nga jeta civile për vetë autoritetin dhe arsimimin e tyre, të cilët premtonin se do të bëheshin oficerë të mirë praktikisht bij të fisnikërisë lokale. Legjioni mori pjesë në operacione në maj 1918 në Berat në sulmin final, prej nga tërhiqet për në Gjirokastër, ku ishte e dislokuar Komanda e legjionit dhe Corti i Dytë. Përreth qytetit të Përmetit Ballaban, Qafa e Kiçokut ishte stacionuar Corti i Parë. Në periudhën e pas luftës legjioni bëhet objekt interesash dhe shkëmbimesh ndërmjet politikanëve shqiptar dhe qeverisë italiane. Kërkohej të përdorej, duke e zgjeruar atë, si një bërthamë fillestare të një “Ushtrie Kombëtare Shqiptare” duke mbajtur brenda tij dhe kuadro italian, por, ndryshimi i vazhdueshëm i politikës shqiptare dhe paqartësitë e politikës së Romës e bën të pamundur realizimin e këtij projekti, edhe pse në 30 gusht 1919 arrihet një marrëveshje që parashikonte qëndrimin nën komandën italiane të këtij legjioni. Ndërsa qeveria shqiptare do të kujdesej për rekrutimin, duke u rezervuar të përdorte atë në raste shqetësimesh të mëdha të rendit publik. Për shkak të situatës politike e të paqartë, si dhe pagesës më të ultë, krahasuar me xhandarmarinë, legjioni shkoi me shpejtësi drejt një zvogëlimi force, kështu që në fund të vitit 1919 numëronte në rreth 557 veta, pra 1/3 e asaj që ishte parashikuar në organika. Në mënyrë proporcionale rriten edhe incidentet me oficerët shqiptar. Në atë kohë ishin në shërbim rreth 21 veta, të ardhur prej aspirantëve ose nga frekuentimi i kurseve në Itali, të cilëve u shtohen edhe disa të tjerë të cilët përdoreshin si interpret pranë zyrave dhe komandave.
Lufta e Vlorës 1920 dhe ndërprerja e marrëdhënieve ushtarake
Situata politike nuk jepte shumë besim te Milicia Shqiptare, një kërkesë që daton më 8 tetor 1919, ku kërkohej besnikëria e legjionit edhe në rast angazhimi kundër nacionalizmit shqiptar, nën komandën e Zonës së Gjirokastrës iu përgjigj negativisht tri ditë më vonë. Pavarësisht nga kjo, si dhe nga dezertimet e bëra deri në prill 1920, një tentativë e parë, në muajin maj për ta kaluar legjionin në vartësi direkt nga qeveria e re me qendër në Tiranë, dështoi. Kjo edhe për vet faktin se oficerët e rinj shqiptar ishin indiferent, ndërsa të vjetrit e kundërshtonin atë. Pati vetëm një sukses të përkohshëm, ku nga fundi i majit komanda e Milicisë lajmëronte se, ishte i afërm një ndryshim i frontit të tyre. U vendos që të mos kundërshtohej me forcë. Nga fundi i qershorit milicët lanë Delvinën, qendrën e fundit të legjionit, për t’u vendosur pa asnjë incident në dispozicion të qeverisë së Tiranës. Në të njëjtin vit arma e Karabinieria Mbretëror, të cilës i takonin detyra jo të lehta në kujdesit e rendin publik në Shqipërinë e pas luftës, kishte urdhëruar, stërvitjen dhe angazhimin e elementeve shqiptar, si xhandar dhe agjent të policisë. Drejtoria e Policisë së Vlorës, e komanduar nga një oficer i armës, zgjodhi dhe përgatiti njëzet kursant, i kompletoi me uniforma dhe pajisje, të cilët do të ndihmonin elementet nacionalist, si dhe do të kryenin shërbim si përkthyes në komanda të ndryshme. Për një farë kohe aktivizohet edhe drejtoria e Policisë e Gjirokastrës, që në vitin 1918 kishte 23 kursant me gjithë drejtuesin e tyre, e cila mbulonte edhe Himarën. Në Vlorë, në prill 1915, nga karabinierët u organizua një kurs formimi për xhandar, me 45 veta, e cila përfaqësonte më së miri në atë zonë, xhandarmërinë e vjetër shqiptare se sa misionin ushtarak Holandës, i cili nuk kish mundur akoma të ngrihej në këmbë. Këtë kurs, të përfunduar në fund të dhjetorit, do ta ndiqnin të tjerë xhandarë të armatosur, pajisur e veshur mirë, për t’u angazhuar në situata të ndryshme. Në nëntor 1916 ishin mbi 150 veta. Pas përfundimit të luftës, oficerëve të armës iu besohet detyra e riorganizimit të xhandarmërisë në të gjithë territorin e vendit. Ky kontingjent vinte sidomos nga riaktivizimi me kapacitete të plota të shkollës së Gjirokastrës dhe të Tiranës. Xhandarmëri u vu direkt në vartësi të qeverisë shqiptare, përjashto provincën e Vlorës, ku në vartësi të Karabinierisë qëndruan rreth 160 xhandarë këmbësorë dhe 30 kalorës. Në gusht 1920, kur Lufta e Vlorës, i kishte hedhur italianët në det, përsëri ndërpriten marrëdhëniet ushtarake shqiptaro-italiane. Largimi nga Vlora i trupave italiane, si pasojë e rritjes së presionit shqiptar, ishte një ngjarje më shumë se politike, por që u zbatua në një kontest ushtarak i cili rriti jashtë mase patriotizmin shqiptar, dhe po kaq pati ndikim edhe në disa ambiente politike dhe ushtarake italiane. Për sa i takon kësaj faze të marrëdhënieve ushtarake shqiptaro-italiane, është shkruar dhe libri “Trupat italiane në Shqipëri vitet 1914-1920 dhe 1939” botim i Zyrës Historike të Italisë në vitin 1978.
Marrëdhëniet rilidhen në kohën e Zogut
Këto marrëdhënie rilidhen, por mbi baza të ndryshme, pas pak vitesh kur Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ahmet Zogu akoma jo Zog I i shqiptarëve të merrte si dorë e fortë pushtetin. Ai e gjeti vendin të izoluar dhe pa mbështetjen e Fuqive të Mëdha. Si rrugë më të mirë u mbështet te Italia, nëpërmjet firmosjes së dy traktateve të bashkëpunimit në vitet 1925 dhe 1926. Këto traktate, parashikonin ndër të tjera, një aleancë mbrojtëse ndërmjet dy vendeve, aleancë që manifestohej para së gjithash te bashkëpunimi me Italinë, për riorganizimin e ushtrisë shqiptare. Në vitin 1927 emërohet atashe ushtarak në Tiranë koloneli Alberto Pariani, i cili vihet në krye të një misioni të madh afërsisht 200 veta ushtarak italian. Kështu filloi riorganizimi i ushtrisë shqiptare, duke marrë padyshim si model gjer atje ku ishte e mundur Ushtrinë Mbretërore. Synimi ishte ndërtimi i një bërthame të fortë me dy divizione Në rast sulmi armik, të mbroheshin nga një sistem pjesërisht i fortifikuar me gjatësi rreth 60 km vijë kufitare, për të qenë në gjendje që ta vononte armikun, e për t’u dhënë kohë trupave italiane të zbarkonin dhe t’u vinin në ndihmë. Vitin 1931, ishte një periudhë ftohje në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Pariani thirret në Romë. Në Shqipëri vazhdonte të punonte misioni ushtarak. U liruan disa oficerë italianë, që kishin detyra komanduese në njësitë shqiptare. Në vazhdim kjo krizë kapërcehet, ndonëse sipërfaqësisht, ku Mbreti Zog filloi të shikonte te aleanca italiane vetëm anët negative ndërsa, Italia, nga ana e saj, zvogëloi shumë angazhimin e vet financiar dhe ushtarak. Kjo bëri të humbiste shumë eficienca, ushtria shqiptare, me rekrut pak të mësuar, si dhe me shumë mangësi kuadro në njësitë ushtarake. Efekti natyral i bashkëpunimit ushtarak shqiptaro-italian, me gjithë luhatjet e tij, ishte dhe frekuentimi që studentët shqiptar bënin në shkollat ushtarake italiane. Deri në vitin 1938 rreth 140 student shqiptar i kishin përfunduar këto shkolla dhe 180 të tjerë ishin duke i frekuentuar ato. Pjesa e më e madhe e tyre studionin në Akademinë e Këmbësorisë dhe Kavalerisë në Modena. Midis vitet 1926 deri në vitin 1938, llogariten se patën përfunduar studimet në kurset e saj rreth 167 student shqiptarë, pjesërisht të ardhur nga shkollat e mesme ushtarake të Romës, Napolit dhe Milanos të cilat, hera-herës, organizonin “kurse të veçanta” për studentët shqiptarë. Në shkollat ushtarake italiane, patën frekuentuar kurse të ndryshme si në Akademinë e Artilerisë dhe të Xhenios në Torino e më vonë dhe në Shkollën e Aplikacionit të Armës, po në Torino. Te kjo e fundit shkuan dhe gjashtë oficerë shqiptarë që frekuentoni Akademinë Ushtarake të Athinës. Ndërkohë, situata politike evropiane shkonte keq. Kështu që marrëdhëniet shqiptaro-italiane sidomos kur Ministria e Jashtme drejtohet nga Galeazo Ciano. Ai ishte i bindur për një politikë ekspansioni italian në Shqipëri. Kështu marrëdhëniet futen në rrjedha të tjera, dhe kjo më e theksuar kur ky i fundit merr kontakte me shumë kundërshtar të mbretit Zog. Kjo politikë, e cila dukej qartë se donte të realizonte një urë dalje në Ballkan, si dhe pavendosmëria e luhatjet dhe e orientimeve të Zogut, çojnë dy vendet drejt një përplasje, përplasje që verifikohet me operacionin “T” ose kërkesa “Matanë Detit Tirana”. Zbarkimi me mjaft të papritura më 7 prill 1939, vazhdoi më tej me pushtimin e menjëhershëm të gjithë territorit shqiptar, i cili kundërshtohet prej një rezistence…
Sigal