Hekuran Pobrati: Ju rrëfej “Heroin e Popullit”, Mustafa Matohitin

3381
Sigal

Kujtimet/ “Heroi i Popullit” Hekuran Pobrati rrëfen episode nga jeta e “Heroit të Popullit” Mustafa Matohiti

Pikërisht sot, më 16 nëntor 2012, Heroi i Popullit Mustafa Matohiti do të ishte 100 vjeç. Moshatar me Pavarësinë Kombëtare dhe krijimin e shtetit shqiptar, përkujtimi i emrit dhe kontributit të këtij heroi sivjet merr një simbolikë të veçantë. Mustafa Matohiti është një figurë mjaft e njohur e Luftës Antifashiste në Labëri e Mallakastër që kujtohet me dashuri edhe sot e kësaj dite, rrëfehen kujtime dhe këndohen këngë.  Rasti e solli që Luan Pobrati, djali i “Heroit të Popullit” Hekuran Pobrati, na ofroi me këtë rast për botim disa kujtime të të atit të tij për Matohitin. Luani ka përfunduar librin me kujtime të Hekuran Pobratit, një libër që do të shohë dritën e botimit së shpejti. Tri episodet e rrëfyera nga Hekuran Pobrati që ne po botojmë janë domethënëse dhe nuk kanë nevojë për koment. Të prek ajo dashuri e madhe dhe ai respekt i Heroit për Heroin, i dy idealistëve të mëdhenj. Këto kujtime janë të çmuara sidomos tani kur në mënyrë sistematike, madje të organizuar po hidhet baltë mbi Luftën Antifashiste dhe dëshmorët e saj. Kujtimi i Mustafa Matohitit në këtë 100-vjetor të ditëlindjes së tij tregon se lavdia e asaj lufte të madhe dhe e heronjve të saj nuk ka për të vdekur kurrë. Por më mirë le të ndjekim kujtimet e Heroit të Popullit Hekurn Pobrati.