Hasan Luçi/ 101 vjetori i djegies së Kuçit të Labërisë nga ushtria greke ( 29 korrik 1914 )

1011
Fronti kryesor i luftës
Ndërkohë Kuçi u bë fronti kryesor i luftës me bandat andarte greke e grekomanët shqiptarë që nisi nga bregdeti i Himarës në fillim të tetorit 1912 deri më 12.4.1913, kur sulmoi ushtria e rregullt greke pushtoi Kuçin qendër dhe vendosi flamurin grek,nën komandën e Spathiut. Qysh në fillim të luftimeve në kufijtë e fshatit, Kuçi krijoi komisionin në bazë barqesh e lagjesh i përbërë nga Arif Mëhillaj,Xhafer Alikaj, Meto Peçi,Hasim Stefani,Hasan Balili,Braho Fiku, Ismail Brahimaj, Kadri Gjoleka, Sino Xheli, Mico Kondi, Rakip Zenelaj, Laze Gjoligu, Xhevit Nanaj, etj.
U dogjën 500 shtëpi,veç staneve, kasolleve, shtrojeve të qene, vathët e kasollet e bagëtive, u prishën bahçet e ndryshme, prenë pemët frutore
-Dogjën bletët, grabitën 5 mijë krerë bagëti të imta, 50-60 lopë e një thundrakë etj. 
-Ushtria greke u hakmor me ashpërsi, ndaj gjithë Shqipërisë së Jugut, ku, në 400 fshatra,nuk mbeti shtëpi pa ndonjë të vrarë a të vdekur
Për më tepër lexoni gazetën Telegraf
Sigal