Hartografi venecian Coronelli për kështjellën e Kaninës më 1690

1034
Gëzim LLOJDIA

Fotografi të panjohura dhe të pabotuara më parë
1. Gravura përmban elementët të sulmit venedikas përmbi kalanë e Kaninës. Gravura është punuar nga P. Coronelli. Datimi saj në krahun e djathtë regjistron vitin 1690. Ndërkaq që ka të shënuar : “Canina presa da Veneti a Turchi”. Çfarë të re sjell gravura e kohës? Ajo paraqet në planin e përgjithshëm kalanë në qendër të saj si dhe kodrat që e rrethojnë atë. Punimi i gravurës është një tregues për vërtetësinë historike të përpjekjeve për të sunduar kalanë shekullor, e gjatë luftimeve turko-venedike,që i përkasin afërsisht shek XVIII.

2. Ka të dhëna, të cilat bëhen mjaft të rëndësishme për një ndër objektet monumentale, e cila është klasifikuar në grupin e kalave, që mbajnë përmbi shpinë, shekuj të tëra jete. Kalaja e Kaninës është një pikë dominuese në gjirin e Vlorës. Dhe ndryshe është pagëzuar: “Ballkoni i Vlorës”. Akropoli i arrin në kuotën e 398 m. Panorama nga kjo hapësirë qiellore është mbresëlënëse, deri mistike.

“ Në jug të kalasë shtrihet katundi, i cili është zhvillimi i Varoshit të vjetër mesjetar, thonë Gj. Karaiskaj dhe S. Dashi në një studim për rijetëzimin e saj”.

Nga banesat e vjetra kanë mbetur vetëm rrënoja guri si dhe disa prej tyre, që kanë qenë qendra kulti.

3. Pasqyrim i plotë në përmbajtjen e gravurës është se, në luftën turke venedikase të shek. XVII Kanina luan një rol të veçantë, por e pagoi këtë rol me rrënimin e saj. Në vitin 1691 venedikasit, që e kishin marrë atë bashkë me Vlorën një vit më parë, e hedhin në erë me mina për të mos ua dorëzuar turqve. Që prej kësaj kohe, pavarësisht riparimeve, që iu bënë në shek XVIII, kështjella e humbi funksionin e saj të mëparshëm dhe shërbeu kryesisht si rezidencë e fortifikuar e sundimtarëve të qytetit të Vlorës, qendra e së cilës ishte spostuar më kohë në Berat. Kështjella fillon e shkretohet aty nga 1832 pas rënies së pashallëqeve arnaute. Më 1919 mbi njërën nga kullat gjysmë të shkatërruara, u ngrit “sahati, por pjesa e mbetur e kështjellës, kulla e sahatit dhe rrënojat e saj u shemben nga bombardimet që flota italiane i bëri Kaninës më 1920.

4. Ka një të dhënë, që vërteton thënien, se gurët e kalasë kanë ndërtuar jo pak ndërtesa përreth saj në kohëra të ndryshme të historisë. Ndër elementët urbanë arkitekturorë përmenden dy hapësira të mëdha që janë: “fortesa dhe kështjella ose Citadela. Fortesa përmbante tre hyrje, jugu, lindja dhe veriu. Sipas këtyre studiuesve ata kanë pasur emetimin: “Porta ose dera e fshatit”, “Porta e beut” dhe “Porta e Mbretit”. Në shekullin XX janë prishur të tre portat, ndërsa kishin ekzistuar deri atëherë. Pallati i bejlerëve ishte një shtëpi e madhe me 4 kulla të tipit shtëpi Labërie. Disa të dhëna: Godina ishte ngritur më 1701 nga Zenel Pasha mbi banesën e të parëve ngritur nga Gjegju Sinan Pasha, sanxhak bej i Vlorës më 1502, u dogj gjatë pushtimit venecian, Ky pushtim daton në 26 shtator 1690 i udhëhequr nga Daniel Delfino. Pukëvili njofton: 1807 kalaja u meremetua. 1812 merret nga Ali Pash Tepelena. Më 1848-1850 vendoset një garnizon turk. Banesa e ngritur nga Zenel Pashë Vlora shkatërrohet disa herë; në 1832 dhe më 1919 dhe në vitit 1920 u shkatërrua nga bombardimet, që bëri flota italiane në qershor të atij viti. italianët vendosin 1916 aty një garnizon.

5. Gravurë e kohës mbi sulmin venedikas në kështjellën e Kaninës më 1690 (nga P.V.M.Coronelli). Kush ishte P. V. M. Corornelli. Njihet si Padër Vicenzo Maria Coronelli . Jeta e tij filloi më 1650 dhe zgjati deri në 1718. Ishte gjeograf, hartograf, shpikës dhe murg venecian Vicenzo Coronelli mund të konsiderohet si një nga globe-makersit më të famshëm të shekullit XVII: globuset që ai ka krijuar në vitin 1683 për pallatin e Louigjit XIV në Versajë shpejt tërhoqën vëmendjen si objekte të mëdha . Vincenzo Coronelli (16 gusht 1650 – 9 dhjetor 1718) ishte një murg françeskan, një Cosmographer venecian, hartograf, piktor,otues dhe enciklopedist i njohur veçanërisht për atlaset e tij dhe globet, i cili kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në Venecia. Vincenzo Coronelli ka lindur, ndoshta në Venecia, fëmija i pestë i një rrobaqepësi venecian i quajtur Maffio Coronelli. Në të dhjetin vit të jetës së tij , Vincenzo i ri është dërguar në qytetin e Ravenës si praktikant për gravurat në dru. Në vitin 1663 ai u pranua në manastirin françeskan, duke u bërë një rishtar në vitin 1665. Nga 1681-1683 ai punoi në Paris për një palë prej globeve me diametër prej 3.85 metë,r të cilët tani janë në Bibliotekën Kombëtare në Paris. Në vitin 1671 ai hyri në manastirin e Shën Maria Gloriosa dei Frari në Venecia dhe në vitin 1672 Coronelli u dërgua me urdhër në Kolegjin e Shën Bonaventura dhe Shën Apostoli në Romë, ku ai fitoi diplomën e të tij në teologji në vitin 1674. Ai shkëlqeu në studimin e astronomisë dhe Euklidit. Pak para se të vinte viti 1678, Coronelli filloi të punojë si një gjeograf dhe është autorizuar për të bërë një sërë globuse tokësore dhe qiellore për Ranuccio II Farnese, Duka i Parmës. Çdo glob i tij është hartuar imtësisht, ishte me pesë këmbë në diametër (c.175 cm) dhe prej tyre ishte aq i impresionuar sakaq Duka i Parmës, e bëri Coronellin teolog të tij. Coronelli me famë u rrit si një teolog, dhe në 1699 ai u emërua Ati i Përgjithshëm i rendit françeskan. Për shkak të famës së tij, ai ka punuar në vende të ndryshme evropiane në vitet në vijim, duke u kthyer përgjithmonë në Venecia në 1705. Në Venecia filloi projektin e tij cosmographical dhe botoi vëllimet e “Atlante Veneto”. Në qytetin e tij ai themeloi shoqërinë e parë gjeografike, Accademia Cosmografica degli Argonauti. Ai gjithashtu ka mbajtur pozitën e Cosmographer të Republikës së Venedikut. Më pas gjashtë vëllime të Biblioteca Universale Sacro-Profana janë botuar nga Coronelli. Kjo ishte një lloj enciklopedie, me shënimet e saj të përpiluara ishin të urdhëruara sipas rendit alfabetik. Në moshën gjashtëdhjetë vjeç ai botoi për herë të parë njëqind e dyzet veprat e tij të veçanta. Coronelli vdiq në moshën 68-vjeçare në Venecia, duke lënë një thesar të paçmuar, qindra harta të krijuara në jetën e tij.

Coronelli jetoi shumicën e jetës së tij në Venecia, në manastirin e Santa Maria dei Frari Gloriosa, ku ai themeloi Accademia degli Argonauti, konsiderohet të jetë një nga shoqëritë më të vjetra gjeografike në botë. Një shkrimtar i palodhur dhe botues, në vitin 1690 botoi (duke përfshirë “Libri i Globes ‘i famshëm’), e cila konsiderohet atlasi i parë i prodhuar në Itali. Cosmographer zyrtar në Republikën e Venedikut, Coronelli kombinoi edhe kartografinë me punë në enciklopedinë e parë të “stilit modern ‘të gjeografisë, për fat të keq mbetur e papërfunduar. Doktor i Teologjisë në Shën Bonaventura në Kolegjiumin Romë në vitin 1673. Ai prodhoi një palë globus për Louigjin XIV, në vitin 1683. Harta ka 27 harta (14 Globe), dhe 2 globuse (një qiellore dhe një tokësor).

6. Eqrem bej Vlora shkruan: “Të rrënuara nga koha edhe nga dora e njeriut, qëndrojnë ende mbeturinat e gërmadhave të Kalasë së Kaninës mbi një çukë që sundon anë-e-mbanë vendet rreth e rrotull. Pamja e kësaj Kalaje të mbush zëmrën me brengë. Mur’i rrethimit është shembur në shumë vende, rrafsh me tokën; godinat që ngreheshin dikur mbi tre sheshet e Kalasë janë zhdukur. Mirë po disa murishte e disa themele që kanë mbetur, dëshmojnë ende madhështinë e kohërave të kaluara, e të harruara, që ka jetuar kjo kështjellë. Sa e sa kujtime janë vallë varrosur nën gurin e nën zhurin që i mbulojnë sipërfaqen? Kush mund ta dijë! Në tansin’ e saj, Kalaja e Kaninës paraqitet si një katër cepëshe e parregullt, e ndarë në tre sheshe që qëndrojnë shkallas njëri mbi tjetrin. Në muret e rrethimit hapen tri dyer; dera e Fshatit nga Jugu, dera e Mbretit nga Veriu dhe dera e Beut nga Lindja. Deri pak vjet më para këto tri hyrjet ishin të paprishura; sot mjerisht të dy të parat janë të rrënuar edhe vetëm ajo që quhesh “dera e Beut” qëndron pak a shumë ashtu, sikundërse ka qenë në kohët e vjetra. Tue ju avitur kësaj derës na del

majtas përpara një mur rrethimi madhështor, që përmban këndin Jug-lindor të Kalás edhe mbi të “bahçen e sorkadhevet”, që është një “tabj’ e gjërë” në sheshin e parë. Në hyrjen e derës të lartpërmendur shohim më të dy anët, rrënimet e dhomavet kuse banonin rojet edhe pak hapa më tutje shtrihet majtas një sheshore ku qëndronte gjatë kohës të sundimit Otoman “Saraj’ i Gjejgju Sinan Pash (VLORËS)”. Banesa në fjalë ish një shtëpi e madhe me 4 kulla, të tiparit të shtëpive të forta të Labërisë. Muret e saja qëndronin deri më 1900 të gjysmuar, por ende në këmbë, nuk tregonin asnjë zbukurim. Mënyra e gatitjes tyre ish e thjeshtë, e palyer nga jashtë; dritoret ishin të vogla, pa xhame, mbyllur me qëpëne; shkallët ishin prej guri të palimuar; në hyrjen, në sofallek, kuse dilnin shkallët, nuk kish tavan, dukeshin trenjt edhe qoromidhet e çatis; divanet e shtëpisë ishin jashtzakonisht të mbëdhenj, por ishin të errët, pa dritore; këtu dilnin dyert e dhomavet. Këto ishin madhshtore, me “oxhakë sa një kasolle”, me “mahfile e musandërara” shum të gjëra. Por në dimër nuk ngroheshin dot; njerzit vinin rrotull në shtëpijë veshur me gëzofë, ose mexhoka. Një tuf me zonja e me shërbtore ndërlikonin jetën e përditshme që zhvillohesh në këtë shtëpi. Haja e pija ishin të bollshme, se të ardhurate pasunisë toksore edhe blegtore të pronarëvet shpenxoheshin këtu në natyrë, pa rregull e pa kursim. Por me gjithse pamja e përgjithshme e banesës paraqitesh pa shije artistike, mënyra e jetesës në këtë shtëpi ish bujare.Godinën që përshkrova (2) e kish ringrehur më 1701 Zejnel Pash VLORA; mbasi banesa e të parvet tij, (me 1502 Kapudan i derja edhe Sanxhakbeu i Vlorës Gjejgju Sinan Pasha e kish gaditur po më këtë vend) u dogj gjat pushtimit të Kalás nga ana e Austrijakve edhe Venedikasve më 1690.Nga banesa që kish ngrehur Zejnel Pasha kish mbetur në këmbë deri në vitin 1919, një kulë gjysëm e zhgatrruar, më 1891 u meremetua edhe u vendos në të sahati i

katundit Kaninës. Ky sahati kish ardhur nga Jermanija edhe ish një aparat modern pa as një veçuni artistike. Por kumona e tij paraqiste një interes të veçanët. Kish qenë sikur Kumona e një qishës vjetër të Kaninës (më duket e Qishës të Shën Ounfrit) edhe në rrethin e saj mbante shënimin: “që asaj Qishës ja kish dhuruar Gjergj Aranitasi” (4). Themelet e godinës të lartpërmendur që u hapën e u stydjuan më 1918 nga Xhenjo Ushtarak Italian, me qëllim që të ringrihesh Kalaja sikundërse ka qënë, na lejuan

të kemi një pamje pak a shum të sakët mbi përbërjen e saj. Mund pra të themi pa frikë që fjala “Saraj” ish pak e tepruar si për godinën që nrehu Sinan Pasha, ashtu edhe për atë të Zejnel Pashës. Në të vërtetën ishin shtëpija të mbëdhaja, me 25-30 dhoma, mjaft të shëmtuara, që përdoreshin si “Hareme”; ndërsa “Selamlleket” e Sanxhakbeut të kohës

Otomane qindronin mbi sheshin e tretë, më të lartë, rreth Kulës së Agajt. Hoborrin e “Sarajevet” e rrethonte një mur. Jashta tij ndodheshin hauret, magazitë, banesat e shërbtorvet, të ushtarvet edhe- simbas gojëthanjës- një Xhami, e ngrehur në kohën e Sulltan Mehmetit II. Mjerisht kurr nuk e cakton dot sot më, se kur qindronte kjo. Disa kalldrema të shtremta e të gremta përshkonin këtë sheshin e parë. Këtu edhe emni “shesh” nuk është fort i përshtatshëm, se p’se nuk ish aspak i shtruarë, por plot

brigje e gropa. A ka qënë ndryshe në kohën e parë; do me thënë deri në vitin 1693 kur u prish e u rrënua Kalaja? Unë, nuk e besoj. Midis derës Mbretit që ish hyrja kryesore dhe derës Fshatit shkonte një rrugë mjaft e gjerë edhe ndante praktikisht më dysh Kalanë. Në midis kësaj rrugës qindronte dera e katërt “e Pashajt” që hapte “Iç- kalán”, ndarë

edhe ajo në dy sheshe, që shtrihen 10-15 metra më lart edhe ndahen nga shesh’i parë me anë të një murit me disa kule të vogla katërçipshe.Ky muri paraqitet sot shum i ndryshuar. Ushtrija Italjane e rrënoi mjerisht gjatë punimevet edhe stydimevet që bëri më 1918/19. Mbeturinat e derës të lartpërmendur, të shkallve edhe të kalldremit vjetër u çdukën edhe në vënd të tyre Italjanët ngrehën një murë të that. Në bishtin jugor të

këtij murit kalon sot një monopat edhe na shpje në sheshin e dytë.Ky sheshi nuk ka as një mbeturinë të ndonjë godine. Ndofta ka qënë për herë i zbrazët, shërbente për ushtrime ose mbledhje edhe sot nuk u paraqit, përveç një kutimit të çuditshëm, asgjë nuk mund të tërheqi vërejtjen e vizituesit. Gojdhana- që ka qenë në Kaninë edhe 60 vjet më para- e gjall,na tregon që nga një “tabje” e vogël që qindron mbi murin e rrethimit

edhe mbi një shpellë të madhe që hapet 50 metra më posht, “ësht heshur e Shoqja e herojt kombtar edhe prrallor Serb, Marko Kraljviçit, kur i erdhi mandat e vdekjes së Burrit të saj”. Nga pikpamja historike kjo gojthanja nuk ka asnjë mbështetje (5); por tregon sa famë të madhe ka patur kjo Kalaja edhe në rrethin e fëqinjvet t’anë, kurse pasardhsit e sundimit të vënitur Serb në Shqipri (1360-1396) e kanë ndjerë nevojën të lidhin trashëgimin e kujtimevet heroike të tyre me muret e saja.Dy tre metra më lart nga ky sheshi ngrehesh “Iç- kalaja” e vërtetë, e vjetër, mbi një sheshore më të vogël, që ndahej me anë të një murit nga shesh’i dytë. “Iç- kalaja” nuk ka qenë një kështjellë në kuptimin evropjan. Ka qenë një oborr, imbrojtur nga gjith anët që kish në kandin verior një kulë madhështore “Kulja e Agajt”. Në kohën e sundimit Otoman kjo ish selamlleku ose zyra esundimtarit të vëndit, ndërsa në kohrat më të vjetra, ka qënë sigurisht edhe banesa e tij. Kulja ish një godinë katërçipshe, me 20 metra faqe edhe 3 ose 4 pate, me mure që kanë një gjërsi prej 3 metra. Ngjitur qemerin e një derës madhe, që disa vjet më para qindronte ngjitur me kulën, zbritej tre metra më posht me një tabje të vogël që shifte skelën, Vlorën, fushën e Nartës edhe Jallinë. Deri në vitin 1693 shtriheshin mbi këtë tabjen 4 topa viganë. Ishin të tiparit që turqisht quheshin “Balljemez”; italisht “Palla e mezza; jermanisht “Faule Mezze”. Me këta kish fituar namë në kohën e sundimit Otoman Kalaja e Kaninës; eni në se gjylen nuk e hidhnin dot as në buzën e detit, as edhe në Vlorë. Për të dhënë kuptimin e madhsisë tyre, mjafton të përmëndim këtu ato që tha më 1668 Evlija Xhelepiu në “Sejahatnamen’ e tij” kur vizitoi kalán: “Një dervish torollak e ka bërë njërin nga këta topat, banesë për vehte. Natën futet në grykën e topit me gjith dyshekun e me gjith orendit që i nevojiten, mbyll kapakun e topit dhe flë brenda”.Në midis sheshores të Iç- kalás gjindet një far soj bimci, veshur me tuvlla. Veçunit e gaditjes saja na lejojn të besojm që ësht bërë në kohën bizantine. Më vonë mund të jét përdorur si stern ose si baruthanë. Pak vjet më para (deri më 1919) qindronin në këtë sheshoren edhe rrënimet e 20 godinave të vogla për ushtarët; sot janë çdukur. Kalaja kish njëzet metra nën derën e Mbretit, një burim me uj pirës, që quhesh “çesma e Haremevet”. Edhe në rast rrethimi të Kalás ky burimi mund deri diku të përdoresh; njerzit e Kalás mund t’i aviteshin, se p’se vendi mbrohesh nga dera e përmendur, nga kulja e Agajt edhe nga tabja “e djellit”.Muret e kësaj Kalás përfaqësojn sot historin mijvjeçare të saj. Në themelet e murit verior gjëjm gurë qikllopikë. Në mënyrën e gaditjes të murit që ndanë sheshin e parë nga shesh’ i dytë dhe i tretë, çquajn veçunit e mjeshtrisë bizantine. Në shumicën e murevetë tjerë çquan dora e pastërvitur e ustallarve të kohës dekadente”

Turko- Shqiptare” .
Sigal