Harallamb Kota/ Veprimtaria shqiptare e Fan S. Noli në Egjipt

911
Sigal

 Në pranverë të vitit 1903, kolonisë së emigrantëve shqiptar të Misirit, ju shtua dhe një mësues

Në fillim të vitit 1906, Spiro Dine dhe Fan Noli të shoqëruar nga të dy tregtarët bukëpjekës, Thanas Tashko dhe Jan Vruho, erdhën në Aleksandri për t’u takuar me shoqërinë e emigrantëve të këtij qyteti

Në pranverë të vitit 1903, kolonisë së emigrantëve shqiptarë të Misirit, ju shtua edhe një bashkëkombës tjetër. I sapoardhuri ishte tepër i ri dhe qyteti i madh e kishte hutuar krejt. Fati e puqi me dy emigrantë shqiptarë, të cilët punonin në dyqanin e tyre dhe ai ndali  për të blerë bukë. –Nga të kemi, e pyetën ata njëzëri ? Jam shqiptar dhe kam ardhur për të punuar. Kam dije’ që këtu në Kajro dhe në Aleksandri, janë krijuar shoqëri emigrantësh. Afrohu, i thanë bukëpjekësit dhe të njihemi njëherë. -Unë quhem Thanas Tashko, ndërsa ky tjetri është ortaku im dhe quhet  Jani Vruho. Tashmë na trego kush je ?!. Emigranti i çliruar nga ankthi dhe i lehtësuar nga njohja me dy shqiptarë, duke i parë drejt e në sy filloi të flasë: -Quhem  Fan dhe jam djali i Stilian Nolit. Sapo kam mbushur moshën 21 vjeç. I shtyrë nga dëshira për punë dhe për të marrë sa më shumë lajme për Shqipërinë erdha këtu në Egjipt. Bukëpjekësit kishin futur bukët në furrë dhe kishin kohë me bollëk për ta dëgjuar, derisa ato të piqeshin dhe ti shpërndanin nëpër qytet. Kajro është qytet i madh, e ndërpreu një çast Thanasi dhe ti në daç punë, fillo e puno me ne. Fani pa hezitim pranoi. Në vjeshtë të vitit 1904, Fani gjeti punë si mësues dhe psalt në kishat ortodokse. Gjatë ushtrimit të këtyre dy profesioneve u njoh me patriotin Spiro Dine. Midis të dyve u lidh një miqësi e madhe, që u forcua me tej, me pjesëmarrjen aktive në veprimtaritë patriotike.

      Në fillim të vitit 1906, Spiro Dine dhe Fan Noli të shoqëruar nga të dy tregtarët bukëpjekës, Thanas Tashko dhe Jan Vruho, erdhën në Aleksandri për tu takuar me shoqërinë e emigrantëve të këtij qyteti. Në klubin e kësaj shoqërie i priti veprimtari i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare Llambi N.Kota, i cili kishte ardhur në këtë qytet në vitin 1888. Spiro njihej prej vitesh me gjyshin e tij’ Aleksandrin, me të cilin kishte patur miqësi të ngushtë. Salla e shoqërisë së emigrantëve u mbush plot. Spiro kërkoi qetësi dhe u mori leje të pranonin njohjen me emigrantin e ri. Të pranishmit e miratuan dhe ai tha:

Ky i riu, ka ardhur në Misir në vitin 1903. Thotë që emigracioni të hap sytë dhe ka mësuar shumë gjëra, të cilat më parë nuk i dinte. Quhet, Fan Stilian Noli dhe sapo ka mbushur moshën 24 vjeç.

      Fanin nuk e mbante vendi. Me të mbaruar Spiro prezantimin, i dha dorën të pranishmëve, i përqafoi fort me radhë dhe filloi të tregojë me një shqipe të rrjedhshme: -Unë quhem Fan. Jam djali i Stilian Nolit. Jam shqiptar’ e kam lindur në vitin 1882 në Ibrik- Tepe, qytezë shqiptarësh afër Adrianopojës në Edrene, ku banorët flasin vetëm gjuhën shqipe dhe mbajnë gjallë ndjenjën e shqiptarizmit. Grekët,- vazhdon të flasë Noli me një dëshirë e pasion të madh, për t’u njohur me bashkëbiseduesit për një kohë sa më të shkurtër, na marrin ne të gjithëve, të krishterëve ortodoksë të perandorisë turke si grekë, pa marrë parasysh që; ne jemi racë tjetër, jemi shqiptarë dhe flasim një gjuhë tjetër që është shqipja. Kam mësuar në shkollën fillore greke të fshatit tim dhe shkollën e mesme po në greqisht e kam kryer në Adrianapojë. Mësuesit grekë, përpiqeshin që ne kur të rriteshim të shpalleshim patriotë grekë. Edukata që merrnim në familje ishte shumë e fortë dhe të gjithë fëmijët  rriteshin me ndjenjën e lartë  patriotike dhe dashurinë për Shqipërinë, të cilën nuk e kishim parë, qysh kur para qindra vitesh, të parët tanë u shpërngulën dhe u vendosën në këtë fshat  të humbur shqiptarësh të perandorisë otomane. Djaloshi ishte tepër orator dhe të bënte për vete, për kulturën dhe mënyrën e tij të  komunikimit. Fani tregonte ngjarje nga bashkësia fshatare e Ibrik-Tepesë e i shoqëronte ato me një buzëqeshje tepër të këndshme. –Interesant !, -tha me zë të lartë, buzëqeshi lehtë, tundi kokën dhe vazhdoi: -Në Ibrik-Tepe, një fshat i humbur shqiptarësh, kemi në thelb dhe Lidhjen e Prizrenit dhe Shoqërinë e Stambollit”. Pasi u mendua disa çaste vazhdoi: -Po të përmend të gjitha episodet që kanë ndodhur, do të çuditeni dhe do të mahniteni me shpirtin shqiptar. Ne jemi mësuar të përmendim vetëm disa episode të mëdha nga historia e patriotizmës tonë dhe disa emra të mëdhenj, me të cilët është lidhur kujtimi i tyre. Por kemi edhe qindra episode të tjera anonime, që s’janë aspak të vogla se të parat, pse të gjitha së bashku u derdhën në “Lumin e Madh të Nacionalizmit” dhe e formuan këtë. Të pranishmit ranë në mendime, ndiqnin njëri -tjetrin dhe tundnin kokën duke pohuar me zë belbëzues, secili më vete ….. .!!?!.  Papritur Fani vuri buzën në gaz dhe duke prishur kotjen, qeshi me një zë kumbues, ha..ha..ha.. dhe  tha : Gjyshja ime quhej Sumba. Ajo si të gjitha gjyshet shqiptare, na edukoi me ndjenjën e dashurisë për Shqipërinë dhe gjuhën shqipe. Ndryshimi i papritur i bisedës i la shtangur dëgjuesit dhe ai plot gjallëri e humor, filloi ta përshkruajë:-Gjyshe Sumba, mbante me fanatizëm kostumin e saj shqiptar, që e rrihte vetë në vegjën e saj të vjetër dhe nuk donte të thurte të linjta turke, të bëra me stof nga të fabrikës. Të dielave dhe të kremteve paradite, shkonte në sheshin e kishës “Shën Gjergji” dhe ia niste e para valles popullore shqiptare, sado që i kishte kaluar të shtatëdhjetat dhe përpiqej t’mi mësonte. Fani ndaloi disa çaste, bëri me dorë në drejtimin gjeografik të Shqipërisë, përcaktoi në hapësirë kalanë e Krujës dhe tepër i menduar tha: -Tek shqiptarët e Ibrik-Tepesë, ruhet i gjallë kujtimi i Gjergj Kastriotit-Skenderbe. Para lutjeve fetare, lutemi për Gjergj Kastriotin dhe Shqipërinë. Pushoi, i la të mendohen’ e duke ndjekur instinktin e karakterit, e prishi heshtjen dhe vazhdoi: -Një edukator i madh i shqiptarizmit në fshatin tonë, ishte Gjerd Kapedani, i cili kishte udhëhequr djemtë e fshatit në luftën ruso-turke të viteve 1876-1878. Ky kapedan në recitalet greqisht të organizuara prej mësuesit të Ibrik-Tepesë, e humbte durimin dhe duke na patur të gjithëve me vete bërtiste me zë të lartë: “Shqip, ore,shqip, pse për ndryshe s’marrim vesh asnjë fjalë!”. Fani me sy të lotuar nga të qeshurat, shtoi: – Në fshat kishim edhe Xha Tasin, djalin e gjysh Mitrushit. Duke qenë i paaftë për punë, merrej me leximin e librave, pse kishte bibliotekën më të pasur të fshatit. Ai më rekomandon mua, për të lexuar dy librat më të shtrenjta që kishte; përkthimin shqip “Dhjata e Re” nga Kostandin Kristoforidhi dhe një edicion të ilustruar “Rrëfimi mbi Skërderbegun” në greqisht. -Për mua, -tha Fani me krenari, ishte takimi im i parë me Skënderbenë.  Libri që lexova, më zgjoi kureshtjen të dija më shumë për Shqipërinë. -Isha në moshën 15 vjeç, kur i shtytur nga disa lajme të kënduara nga gazetat greke të kohës mbi lëvizjet shqiptare, i shkrojta një letër Nikollë Naços në Bukuresht, të më dërgonte një copë të revistës “Dituria”. Më 1901 i ofrohem me një letër Faik Konicës në  Bruksel, si ndihmës i “Albania”-s. Kontaktova dhe me shqiptarë të tjerë, por siç duket, letrat për shkak të censurës turke mbeteshin pa përgjigje. Në vitin 1903, erdha këtu në Egjipt dhe u takova me mikun tim Spiro Dine, i cili më ka dhënë shumë  informata për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Për të siguruar jetesën kam kryer disa punesa. Në fillim të vitit 1904, gjeta punë si mësues dhe psalt. Fillimisht u njoha me dy patriotë mëmëdhetar me Anastas Tashkon dhe Jani Vruhon. Me ndihmën e shumë patriotëve këtu në Egjipt, jam lidhur me shqiptarët e Bullgarisë, të cilët më kanë  mundësuar të botoj disa artikuj në revistën “Drita” të Sofjes. Së fundmi, -u shpreh me krenari, -kam përkthyer nga turqishtja në gjuhën greke, veprën e ideologut të Rilindjes Kombëtare, Sami Frashëri  “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është’ e ç’do të bëhet”, kopje të së cilës i kishte me vete dhe ja dhuroi bashkëbiseduesve. Llambi e rrëmbeu  menjëherë librin e çmuar dhe u shpreh : – Ky libër, o miqtë e mi, duhet të përkthehet sa më shpejt në gjuhën tonë shqipe, që të mundin ta lexojnë të gjithë shqiptarët. Fani miratoi me kokë dhe tha: -Kjo dëshirë, në vesh të perëndisë. Dhe pa u ndalur shtoi: Ta bëjmë gjuhën shqipe të shkruar me germat tona. Miqtë e mi, të cilët punojnë në Kajro dhe janë tregtarë të vegjël gjellëbërës, vazhdoi të flasë Fani, -më kanë shtyrë të shkoj në Amerikë dhe të organizoj atje, shoqëritë patriotike shqiptare. Ka vite që më kërkojnë ta ndërmarr këtë udhëtim. Por unë, kam shumë pak informata nga Amerika dhe me paratë që fitoj nga shërbesat në kishë, nuk mund të përballoj shpenzimet e udhëtimit. Miqtë e mi, janë aq të bindur, që unë i duhem çështjes kombëtare më me vlerë në Amerikë, se këtu në Egjipt dhe më shohin aq shumë të çmuar për këtë punë, sa më kanë blerë me kursimet e tyre biletat e udhëtimit. Tashmë e kam ndarë mendjen për të shkuar dhe qoftë e shkruar të jem i zoti të mbledh shqiptarët e Amerikës dhe t’i bashkoj në një shoqëri, si këto të organizuara këtu në Egjipt, për t’i vënë në shërbim të Shqipërisë. Grupi i miqve nuk ndahej nga dëshira për të  biseduar, por Fani kishte në dorë biletat e udhëtimit për në Amerikë. Duke u përshëndetur, bëri me dorë nga Thanas Tashko dhe Jan Vruho e tha: -Ç’i shtyri këta të dy për një iniciativë të tillë? Mos  s’është ndofta kjo një mrekulli, si sa e sa të tjera, që të krijojmë Shqipërinë ?

       Noli mbërriti në Amerikë dhe u përkushtua çështjes shqiptare.

 Bukëpjekësit i kishin dhënë kursimet dhe ai duhej të realizonte besimin e tyre. Në një letër dërguar mikut të vjetër Tashkos më 9 gusht 1906, më parë se të dorëzohej prift, shkruan: “Perëndisë, që nuk i besoj, i ardhtë keq”. Noli nuk e fshihte karakterin e tij, duke shprehur në këtë mënyrë, virtytet e racës arbënore dhe u bë një ndër personalitetet më të spikatura, me një fytyrë poliedrike, që nxori nga gjini i vet kombi shqiptar. Çështja e Shqipërisë ishte shumë e rëndësishme për të. Aq  e rëndësishme, sa në vitin 1908 u dorëzua prift dhe u bë nxitësi i shqiptarëve të Amerikës, për të pasur kishën e tyre ortodokse, me gjuhë mëshimi shqipen, të pavarur nga Patrikana greke e Stambollit. Me krijimin e kësaj kishe në Boston, u hodh hapi i parë drejt themelimit të “ Kishës Ortodokse Shqiptare Autoqefale”. Në vitin 1909, Noli nxori gazetën “Dielli” dhe në vitin 1912, në bashkëpunim me Faik Konicën, themeloi Federatën Pan Shqiptare të Amerikës “Vatra”. Në nëntor të vitit 1911, Fan Noli vizitoi kolonitë e emigrantëve shqiptarë në Rumani e Bullgari duke predikuar në kishat e Bukureshtit e Sofjes pavarësinë e Shqipërisë. Noli naltoet Arkimandrit i mitruem më 17 nëntor 1917 dhe më pas zëvëndës-Ipeshkev i Shqipëtarëvet. Për herë të parë erdhi në Shqipëri në vitin 1913’ e më pas në vitin 1921, pas kthimit nga Gjeneva ku pat kryesuar delegacionin shqiptar në Lidhjen e Kombeve, që siguroi pranimin e Shqipërisë anëtare të kësaj organizate. Më 21 nëndor 1923, u shugurua Ipeshkev. Në janar të vitit 1924, u bë mbledhja e Synodës Nacjonale e Kishës, e cila Patrikanës Ekumenike, i kërkoi autoqefalin me Kryepeshkop Fan S. Noli. Patrikana nuk e pranoi kërkesën dhe të tre Peshkopët i ndanë selitë kryesore mes tyre: Peshkop Kisi Korçën, Peshkop Jerotheu Beratin dhe Peshkop Noli Durrësin. Ky është viti kur Noli përgatitet per tu bërë kryeministër. Për këtë arësye, duhet të organizonte në Tiranë shugurimin e zëvendësit të tij.  Në datën 23 mars të vitit 1924, në mbasdite vonë në kishën  “Shën Gjergji”, në të cilën shërbente prift At’ Theohari nga Berati dhe ndihmës kalariti 15- vjeçar Jorgji Kota, mbërritën karvanët e kuajve. Njëri karvan vinte nga perëndimi i Shqipërisë nga peshkopata e Durrësit dhe tjetri vinte nga lindja e Shqipërisë nga fshati Lin i Pogradecit. Peshkopi i Durrësit kishte kalëruar mbi një kalë të bardhë, të ngjashëm me atë të kryezotit të Arbërit – Gjergj Kastrioti Skënderbe. Në kokë mbante një kurorë dhe në gjoks një kryq të artë. Përpara i printe një kalorës, që mbante shpalosur flamurin  shqiptar me shkabën e zezë dykrenore. Me të mbërritur në sheshin para kishës, ku ishte mbledhur një turmë e madhe njerëzish për ti uruar mirëseardhjen, ai  zbriti dhe përshëndeti: -Zoti e Bekoftë Shqipërinë  dhe Shqiptarët”. Ashtu si Ismail Qemali e mbylli Lidhjen e Prizrenit disa vite më vonë, me krijimin e një kombi të pavarur, ai e përsosi këtë pavarësi, pse e shpëtoi dhe e çliroi kombin tonë duke krijuar : “Kishën Autoqefale Ortodokse Shqiptare” dhe duke e shqiptarizuar këtë edhe në meshën e në rite. Nga kjo pikëpamje, Fan Noli hyn me plot të drejtë në radhën e fytyrave më të mëdha të Rilindjes sonë.

Box

Pozita gjeografike e Egjiptit

Egjipti ndodhet në pjesën më veri-lindore të Afrkës dhe në veri të vendit ka dalje në Detin Mesdhe. Egjipti në veri-lindje kufizohet me Izraelin, në lindje me Detin e Kuq, në jug me Sudanin dhe në tërë pjesen perendimore kufizohet me Libinë. Republika Arabe e Egjiptit, është një vend kryesisht në Afrikën e Veriut, me gadishullin e Sinait duke formuar një urë të tokës në Azinë Jugperëndimore. Në këtë mënyrë, Egjipti është një vend transkontinental, dhe konsiderohet të jetë një pushtet i madh në Afrikën e Veriut, Rajonit Mesdhetar, kontinentit afrikan, Nil Pellgut, botës islame Botërore dhe Detit të Kuq. Duke mbuluar një sipërfaqe prej rreth 1.010.000 kilometra katrore (390,000 sq mi), Egjipti është i kufizuar nga Deti Mesdhe në veri, në Rripin e Gazës dhe Izraelin, në verilindje, nga Deti i Kuq në lindje, Sudan në jug dhe në Libi në perëndim. Egjipti është një nga vendet më të populluara në Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Pjesa më e madhe e saj e vlerësuar 77 400 000 jetojnë pranë bregut të lumit Nil, në një sipërfaqe prej rreth 40.000 kilometra katrorë (15.000 sq mi). Fusha të mëdha të shkretëtirës së Sahara janë të banuara pakë. Rreth gjysma e banorëve të Egjiptit jetojnë në zonat urbane, në Kairo, Aleksandri dhe qytete të tjera të mëdha në deltën e Nilit.

Egjipti është i famshëm për civilizimin e tij të lashtë dhe disa nga monumentet më të famshëm të botës, duke përfshirë komplekset Giza piramidale, rrënojat e saj të lashta, të tilla si ato të Memphis, Thives, Karnak dhe Lugina e mbretërve, të cilat janë një fokus i rëndësishëm i studimeve arkeologjike, si dhe objekte nga këto vende janë shfaqur tashmë në muzeume të mëdha në mbarë botën. Egjipti konsiderohet gjerësisht si një komb i rëndësishëm politik dhe kulturor i Lindjes së Mesme.

Egjipti ka një nga ekonomitë më të zhvilluara dhe të larmishme në Lindjen e Mesme, me sektorët, si turizëm, bujqësi, industri dhe shërbim me ritme thuajse të barabartë në prodhimin kombëtar. Si pasojë, ekonomia egjiptiane është zhvilluar me shpejtësi, pjesërisht për shkak të legjislacionit që synon të josh investimet dhe liberalizimin e tregut. Historikisht Egjipti ka pasur shumë emigrantë shqiptarë madje shumë prej tyre dhe udhëheqës.