Harallamb Kota/ Sekretet e  pendëtarëve që formuan alfabetin shqip     

681
Sigal

Pendat shqiptare të Stambollit, prijësit e gjuhës së sotme shqipe në lagjen “Perra”       

 (Me rastin e 135 -vjetorit të krijimit (1879 – 2014)

 Sstudiues

Vjeshta e vitit 1830, erdhi me shira tepër të rrëmbyer. Në një nga hapësirat e pafund të Stambollit, gjendej lagjja e varfër “Perra”, ku jetonin shqiptarët. Shtëpitë e tyre që mund t’i quaje pa frikë “kasolle”, ishin të thurura me hunj druri të mbushur me baltë. Në qendër të lagjes “Perra” kishte edhe shtëpi me tulla të kuqe, ku banonin familje të pasura, pjesëtarët e të cilëve kishin zënë punë në zyrat e shtetit. Stambolli ishte qendra e Perandorisë Otomane, në të cilën sundonte Porta e Lartë dhe lejohej të ushtronte pushtetin kishtar Patrikana Ikumenike.

Hasan Tahsini në lagjen e shqiptarëve në Stamboll

Në 22 tetor në lagjen e shqiptarëve mbërrin një banor i ri, Hasan Tahsini. Ai, pasi rrufiti një kafe shpejt e shpejt dhe mori adresën që i interesonte, u largua me nxitim. Pak metra më tutje, trokiti në derën e shtëpisë së kushëririt të tij dhe atje kaloi natën. Të nesërmen u paraqit në Medresenë më të njohur të qytetit, u regjistrua dhe filloi menjëherë mësimet. Tekstet mësimore ishin të gjitha në turqisht dhe arabisht, gjuhë, të cilat i kishte zotëruar gjatë kryerjes së mësimeve në qytetin e Sarandës në Shqipëri. Hasani ishte lindur në vitin 1811 në Ninat të Çamërisë.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf