Harallamb Kota/ Ja të fshehtat e panjohura të jetës së patriotit të madh Naum Veqilharxhi

1262
Sigal

Kushtuar 235-vjetorit të Lindjes të Naum Veqilharxhit, pionier i lëvizjes Kombëtare Shqiptare

Vithkuqi -Vendlindja e Naum Bredhit

Naum Bredhi, i biri i Panajotit dhe nipi i Llazarit u lind në Vithkuq më 17 dhjetor 1797. Qyteti i vogël ngrihej në një pllajë me brigje të bukura, nga të cilat burojnë shumë ujëra të ftohta dhe rrethohet nga male, që shumë vite më parë ishin të veshura me pyje të dendura. Përfund tij, rrjedh lumi Osum, i cili kalon mespërmes qytetit mitik të Beratit. Në kohën kur lindi dhe u rrit Naumi, Vithkuqi ishte një qytet i vogël, por i lulëzuar. Vite më parë, Vithkuqi kishte qenë një qytet i madh dhe numëronte rreth 8000 banorë, të ardhur nga vendbanimet e kahershme të shqiptarëve të pushtuara nga ushtritë otomane. Vjetërsia e qytetit dëshmohet nga hapësira që zënë gërmadhat e shtëpive të rënuara, lagjet e shumta të dikurshme që ruajnë emrat e tyre të vjetra, numri i madh i kishave të ndërtuara dhe zbukuruar nga mjeshtrit beratas, Kostandin dhe Athanas Zografi, Kostandin Shpataraku etj., të ngritura në shekullin e XVIII dhe ekzistenca e dy manastireve, duke qenë kështu seli e një mitropolie kishtare që varej nga peshkopi i Kosturit. Banorët e Vithkuqit ishin shqiptar Për këtë dëshmojnë emrat e lagjeve dhe emrat e vjetër të banorëve, të cilët nuk kanë asnjë ngjashmëri me emrat me origjinë greke e vllahe. Ata merreshin me përpunimin e leshit, lëkurëve dhe bulmetit, sepse mbanin kope të mëdha me dhenë në malet me kullota të pasura të Sherës, Rugajës, Faqekuqit, Makrëzes e deri në malin e Ostrovicës. Në Vithkuq kishte edhe zejtarë që përpunonin drurin e metalet, duke krijuar një lagje më vete që quhej “Kovaças”.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf