Greqia, ndryshon format, por në përmbajtje nuk heq dorë nga synimet, për të ashtuquajturin “Vorio Epir”

899
Sigal

Dr. Arqile Veshi

Është e njohur nga historia se që nga fillimi i shekullit XX qarqet shoviniste greke kanë synuar për aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Kështu që në kohën kur pushtimit Osman në Ballkan po i vinte fundi, fqinjët shovenë grekë nxituan të venë në jetë synimet e tyre në dëm të trojeve shqiptare duke hartuar një strategji që i përmbahen edhe në ditët tona të ashtuquajturit “Vorio Epir” ose thënë më shkoqur Shqipërinë e Jugut. Këtë synim kërkuan ta realizonin në kuadrin e Luftës së Parë Ballkanike në vitet 1912-1913 për të cilën ndërmorën veprime luftarake në drejtimin Janinë-Gjirokastër-Tepelenë, por pasi hasën në qëndresën e frontit tokësor, në nëntor-dhjetor 1912 ndërmorën zbarkime nga deti si në gjirin e Himarës dhe atë të Sarandës. Veprimet e organizuara luftarake të shtetit Grek falë rezistencës së popullsisë së jugut e sidomos atyre të Kurveleshit bënë që si forcat ushtarake dhe ato të andartëve grekë të dështonin në arritjet e qëllimeve të tyre. E pavarësisht këtyre dështimeve, komanda greke organizoi veprime luftarake edhe në fillim të muajit mars të vitit 1913 që bënë të mundur pushtim ushtarakisht të Janinës dhe më andej brenda muajit maj të atij viti pushtoi gati të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë së Jugut.

Para kësaj situate fuqitë e mëdha në zbatim të vendimeve të marra për përcaktimin e kufijve të cunguara të shtetit të ri Shqiptar, pasi u plotësuan një pjesë të mirë të kërkesave të tyre grekëve në jug dhe serbo-malazezëve në veri, bazuar në Protokollin e Firences të 17 dhjetorit 1913 u kërkuan forcave ushtarake të huaja që të largoheshin nga pjesa e territorit shqiptar, brenda kufijve të shtetit të ri shqiptar të përcaktuar nga Konferenca e Ambasadorëve në Korrik të vitit 1913 në Londër. Edhe pas kësaj ndërhyrje të Fuqive të Mëdha, qeveria greke e Venizellosit, duke mos qenë dakord me kërkesën për braktisjen e territoreve të pushtuara, ndoqi taktikën e zvarritjes dhe të ndërlikimit të zgjidhjes të problemeve në interes të saj. Ajo u angazhua të tërheq forcat e rregullta ushtarake me faza gjatë gjithë muajit mars të vitit 1914, por tërheqja e vërteta nuk u bë, pasi ata tërhoqën një pjesë të ushtrisë së rregullt por në fakt mbeti një pjesë e konsiderueshme e trupave duke u shoqëruar me ardhjen e mijëra forcave paraushtarake jo me uniformë por të armatosur gjer në dhëmbë. Forcat Andarte dhe ato ushtarake të qeverisë Greke, edhe pas marrëveshjes për largimin nga trojet Shqiptare jo vetëm që nuk u tërhoqën, por vijuan sulmet për pushtimin edhe më shumë të territorit Shqiptar në Jug të Shqipërisë, duke kryer edhe masakra në shkallë të gjerë ndaj popullsisë shqiptare në jug të vendit ku mund të përmendet“Masakra e Manastirit të Kodrës, në prill–maj 1914” dhe “Shpërngulja e Kurveleshit, Muhaxhirllëku, 1914-1916” etj. Shpërngulja e popullsisë së Kurveleshit në vitet 1914-1916 e njohur ndryshe në popull si “Muhaxhirllëku” është periudha më e vështirë për gjithë popullsinë e krahinës por edhe e Shqipërisë së Jugut në prag të Luftës së I-rë Botërore dhe gjatë viteve të para të zhvillimit të saj pasi shovinistët grekë, në zbatim të planeve të tyre të “Megali Idea” dhe “Autonomisë së Vorie Epirit” bëri masakra ç’njerëzore ndaj popullsisë vendase që nuk ju nënshtrua kërkesave të tyre, deri sa i detyroi me forcë që të largoheshin nga trojet e tyre. Kështu rreth 15.000 vetë nga krahina e Kurveleshit kryesisht gra, fëmijë e pleq lanë në mëshirën e forcave pushtuese greke çdo gjë që patën nga pasuria e tundshme dhe e patundshme dhe gati për dy vjet shtegtuan dhe u vendosën në luginën e Shushicës dhe në rrethinat e Vlorës në kushte nga më çnjerëzoret.

I solla këto fakte historike për të kuptuar e kujtuar se cilët janë grekët dhe strategjia e taktika që kanë e vazhdojnë ti përmbahen dhe në ditët tona. E them këtë se në se forcat e posaçme greke nga 1914-1916 t’u vërsulen mbi fshatrat e Kurveleshit dhe në tërë fshatrat e qytetit e Shqipërisë së jugut, me urën e zjarrit në dorë për të djegur e shkatërruar çdo gjë që u dilte përpara, me kryqin në ballë për të mposhtur e kthyer në fenë ortodokse popullsinë që predikonin fenë myslimane, me thikat në dhëmbë e bajonetat mbërthyer në brez, për të vrarë e masakruar njerëzit e pa mbrojtur si fëmijë, pleq, plaka, gra apo edhe burra të pa armatosur që u dilnin përpara apo që nuk kishin mundur të largoheshin nga sytë këmbët. Për kryerjen e këtyre masakrave ndaj popullsisë në Shqipërinë e Jugut dhe brenda vijës kufitare që grekët e quajnë të ashtuquajturin “Vorio Epir”, vëzhguesja e paanshme Edit Durham në librin me titulli “Brenga e Ballkanit” përcakton se: “Forcat që pushtuan Kurveleshin në korrik të vitit 1914 ishin forca ushtarake greke të vendosura në fushime të rregullta ushtarake dhe jo “Kryengritës epirotë”. Pra, andartët e bandat e tyre të shoqëruar edhe nga forcat e ushtrisë mbretërore greke, u bënë simbol i masakrave kundër popullsisë vendase që të ilustruara me shifra u dogjën e shkatërruan dhe u grabitën 192 fshatra në Shqipërinë e Jugut dhe u vranë, therën e gjymtuan rreth 42 mijë njerëz.

E megjithëse nga periudha e viteve 1914-1916 kanë kaluar më shumë se 100 vjet, grekët nuk kanë hequr dorë nga synimet për të ashtuquajturin “Vorio Epir” ndoshta edhe gjatë regjimit të sistemit Socialist por atëherë kishte zot vatani pasi shumë njerëzve mund tu kujtohen vitet 1967 kur qarqet shoviniste greke ngritën veshët e tentonin për “Vorio Epirin”, por afërsisht thirrja që bëri Enver Hoxha, se nëse cenohet sadopak kufijtë e shtrenjtë të Shqipërisë tonë të dashur, atëherë ata do të shohin se uragani i Forcave të Armatosura dhe i popullit Shqiptar nuk dihet së ku do qëndrojë. Kjo bëri që jo vetëm daullet për “Vorio Epirin” të pushonin por edhe trupat greke të vendosura në gatishmëri në kufirin Shqiptaro-Grek të tërhiqeshin në garnizonet e tyre brenda një kohe të shkurtër. Mirëpo jo vetëm qarqet shoviniste por edhe qeveria greke mbas viteve 1990, ndonëse ndryshoi taktik, por nuk ka hequr dorë nga synimet strategjike për të ashtuquajturin “Vorio Epirin” por ka ndryshuar rrugët e realizimit të kësaj strategjie pasi nëse më 1914-1916 përdorën armët, fenë dhe shkollën, në ditët e sotme me shumë mjeshtri e dinakëri përdori masivisht:

Së pari, fenë duke ndërtuar gati në gjithë Shqipërinë por sidomos me masivisht në zonën e famshme të “Vorio Epirit” shumë objekte fetare e shkolla ndonëse të domosdoshme;

Së dyti, në vende të armëve përdori veprimtarinë ekonomike duke dhe në pensione të pa merituara popullsisë ortodokse dhe pranimin e shumë emigrantëve për nevoja ekonomike dhe

Së treti, si për të legalizuar edhe një herë vijën tokësore të zonës së ashtuquajtur “Vorio Epir” shpiku si të domosdoshme ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë që humbën jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore në territorin shqiptar duke luftuar me ushtrinë Italiane.

Kjo e fundit është një paradoks i vërtetë pasi eshtrat e tyre s’kanë pse të prehen në tokën shqiptare, por të varrosen në tokën e tyre në Greqi ashtu si u veprua për eshtrat e ushtarëve italianë që humbën jetën e territorin shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Mendova t’i trajtoj këto probleme, jo për të prishur marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Shtetin Grek, por për të rritur vëmendjen e qeverive të çdo krahu që marrëdhëniet me këdo dhe me cilin do, duhet të ndërtohen mbi bazë të reciprocitetit dhe integritetit territorial të vendit si dhe me seriozitet e dinjitet siç i ka hije shtetit dhe Kombit Shqiptar të trashëguar nga të parët tanë përfshi Gjergj Kastriot “Skënderbeun”, pasi veprimet dhe politikat që ndjek Shteti Grek edhe në ditët tona, pavarësisht nga format disi të sheqerosura, përmbajtja dhe synimet e largëta janë ato të Venizellosit pasi as pensionet nuk jepeshin, as kishat dhe varrezat nuk ndërtoheshin me kërkesën e qarqeve shoviniste, por ato janë kërkuar dhe realizuar nga organet shtetërore të shtetit Grek pra është politika dhe strategjia e shtetit grek që mban të ndezur problemin e të ashtuquajturit “Vorio Epir”.