Gjyqi me dyer të mbyllura për çiftin e politikanëve të lartë dhe misteri i vrasjes së Mustafa Gjinishit me urdhrin e Liri Gegës

1076
Sigal

Reagimi i Titos dhe Hurshovit për Enverin pas pushkatimit të Dali Ndreut dhe Liri Gegës

Në fillim Titua, pastaj Stalini, e më pas Hurshovi kanë shfaqur gjithmonë interes për të mësuar më shumë mbi rrethanat e pushkatimit të Liri Gegës, e cila sipas informacioneve të kohës, thuhej se ishte shtatzënë. Titua në atë kohë bëri shumë akuza të rënda ndaj Enverit, por më vonë edhe Hurshovi e sulmoi ashpër Enverin si njeri antihuman, duke i përmendur pushkatimin e Liri Gegës dhe Dali Ndreut. Në këto kushte Enver Hoxha në atë kohë, bëri një sqarim që konsiderohet i gënjeshtërt duke thënë se, Liri Gega, u pushkatua për gabimet e saj, por se ajo nuk ishte shtatzënë. Për herë të parë lidhur me këtë çështje, Hrushovi i kërkoi sqarime Enverit për çështjen e Liri Gegës në vitin 1956, pastaj më vonë më Moskë kur marrëdhëniet dypalëshe ishin shumë të mira.  Hurshovi i tha: Ky është një krim i rëndë”. Ndërsa Enveri i përgjigjej se gjoja ata të dy ishin agjentë jugosllavë.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf