Gjin Marku, Gjeneral strateg në besë të familjes Papa

1549
Sigal

DOSSIER/Rrëfen Thanas Papa, ish- ushtaraku i raketave kundërajrore

Familja Papa është e njohur në fshatin Kutalli të Beratit për ndershmërinë, patriotizmin, për urtësi dhe lidhje të forta e të qëndrueshme me trojet e të parëve. Nga kujtimet e largëta të pleqve më të moçëm dhe nga kërkimet e deritanishme rezulton se kjo familje ka zbritur  nga Voskopoja e Korçës për në Berat në mesin e shek. 19. Ndër figurat e para kryesore që shkëputen nga trungu i fisit Papa voskopojar dhe vijnë e vendosen në Kutalli të Beratit, ishte Jorgji Papa, i cili ka qenë i pari ndër papallarët me 2 vëllezërit e tij, Sotiri e Mitri. Kjo familje ka qenë më në zë në krahinën e Kutallisë. E ka lartësuar emrin e familjes dhe radhitja në krah të frontit  të L.A.N.Ç. për çlirimin e vendit. Sipas zakonit, kohë më parë fis ose familje e parë, quhej ajo e cila kishte një pozitë të mirë ekonomiko-shoqërore dhe këtë pozitë e ruante në vazhdimësi në kryerjen e veprimtarive të dobishme jo vetëm për vete, familjen, por edhe për gjithë fshatin.

Familja Papa ka qenë një familje e madhe patriarkale me 35 pjesëtarë ku Peçi Papa ishte kryefamiljar, i madhi i vëllezërve. Peçi, Taqi e Tuni ishin tre  vëllezër. Ajo kishte një organizim e disiplinë të përsosur, i cili qe trashëguar brez pas brezi. Në këtë familje puna bëhej e përbashkët dhe çdo gjë ndahej në mënyrë të barabartë.

 Personazhi i gjallë i familjes Papa, Thanasi

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf