Gjergji Toska, skulptori i lirizmit dhe temave historike

829
Sigal

Të shkruash për skulptorin Gjergji Toska nuk është e vështirë. Këtë gjë ta mundëson jo vetëm aktiviteti i tij artistik por edhe ai didaktik e pedagogjik ndër vite. Me lapsin, daltën dhe stekën e tij, ai futi në fjalorin e kësaj trevë një fjalë të re ‘’Skulpturën’’ dhe sot njihet si “themeluesi ” kësaj disipline artistike në Fier’’.

Artisti i cili mban sot mbi supe 76 vjet të jetës së tij, ka lindur me 15 tetor 1937 nga prindërit Llazi dhe Ndine Toska, është i martuar dhe ka dy femijë.

Edhe historia e emrit të tij është interesante. Ai e mori këtë emër në perfundim të formulës së pagëzimit në kishën e ‘’Shën Gjergjit’’ të Fierit. Në vazhdimësi të shkollës përfundoi edhe shkollën e arteve në Liceun Jordan Misja për skulpturë dhe diplomohet në Tiranë në vitn 1959.

Po këtë vit ai  emërohet nga Ministria e Arsimit në shkollën ‘’Bab Dud Karbunara’’ në  Berat, në të cilën punoi për mëse katër vjet. Në vitin 1963, kthehet në vendlindje dhe është ndër themeluesit e Shkollës Pedagogjike të Fierit.

Ndërsa disa vite më vonë, pikërisht në sezonin e ri shkollor 1981-82, krijohet Shkolla Artistike “Jakov Xoxa” dhe skulptori Gjergji Toska, së bashku me piktorin Minella Saro, do të jenë inicuesit e degës së arteve figurative. Nën drejtimin e tyre dhe të kolegëve të tjerë, ky institucion arsimor u bë një vend i përvojës më të mire të kohës, ose siç e shpreh ai me humor, kjo shkollë u bë ‘’ziliqare’’ në shkallë vendi.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf