Gjenerali Hito Çako: Si luftuam për çlirimin e veriut dhe trojeve shqiptare në ish-Jugosllavi

941
Sigal

Ditari i luftës i gjeneralit Çako. Çlirimi i Tropojës, lufta për çlirimin e Dibrës, arrestimi i Zai Fundos, përplasja me Muharrem Bajraktarin dhe Gani Kryeziun

Në ditarin e luftës së  “Heroit të Popullit”, gjeneralit Hito Çako, jepet situata luftarake në vjeshtën e vitit 1944 në zonën e Tropojës, Prizrenit, Dibrës së Madhe etj, ku pas  përplasjeve, me bilanc humbjesh të konsiderueshme nga të dyja palët, përkatësisht forcave partizane e atyre nacionaliste, të drejtuara nga Muharrem Bajraktari, arrihet të evitohet një përplasje tjetër e përgjakshme mes shqiptarëve, ajo me forcat e bajraktarit Gani Kryeziu… Ja pjesë nga ditari i tij… 

DITARI I GJENERAL HITO ÇAKOS
…Luftimet e atyre dy ditëve, pasojë e mosvlerësimit të rrezikshmërisë të Muharrem Bajraktarit dhe të forcave të tij bashibozuke dhe mos marrja e masave në kohë për t’i hequr atij mundësinë për të na goditur, i kushtoi brigadës së 5-të më shumë humbje se në çdo luftim tjetër. Populli i Lumës dhe i të gjithë Kukësit, duke dënuar këtë akt tradhtie të Muharrem Bajraktarit e të bashkëpunëtorëve të tij, pas shpartallimit të tij në radhët e Brigadës së 5-të Sulmuese, dërgoi mbi 100 vetë nga djemtë e tij më të mirë. Më vonë në Kukës u formuan brigada e 24-të, efektivi i së cilës në masën dërrmuese ishte pikërisht nga Luma.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf