Gëzim Çela: Si u dënua tenori italian në Spaç, në emër të dashurisë për një shqiptare

987
Sigal

DOSIER/ Flet për “Telegraf”, ish i burgosuri politik Gëzim Çela: Anxhelo Bertoni ndërkohë që hipte nëpër shkallët e anijes, pa vajzën që e donte dhe filloi të zbriste shkallët e urës së anijes

 Kujtimet e ish të burgosurit politik Gëzim Çela janë rrëqethëse deri në pabesueshmëri. Vuajtje, dhunë, poshtërime, uri, të ftohtë, sfilitje, dhunë psikologjike, vapë përvëluese, etje, të gjitha këto i gjeje në kampin, apo burgun famëkeq të Spaçit. Ish intelektualë që nuk shijuan një drekë të mirë, që nuk panë të afërmit kur u ndërronin jetë, kur nuk fjetën njëherë në krevat, nuk e njohën jastëkun apo banjën e ngrohtë me ujë të rrjedhshëm. Por çudia më e madhe është se në këtë burg ka qenë dhe një italian, tenor, i cili për hir të dashurisë nuk u kthye në atdhe pas luftës (pra në Itali), por qëndroi në Shqipëri. Shpërblimi ishte qesharak, e çojnë të dënuar në Spaç. Por ironia e atij regjimi është se kur bëhej fjalë për të komentuar fitoret, edhe ndërtimet e të dënuarve politikë ua motivonin klasës punëtore dhe fshatarësisë kooperativiste. Kështu ka ndodhur dhe me dy aerodromet më të mëdhenj të vendit tonë, të Rinasit dhe të Kuçovës, ku dhe pse ishin ndërtuar nga ish të burgosurit, meritat i morën klasa punëtore.

 NJË TENOR ITALIAN, I BURGOSUR POLITIK MË 1973  NË SPAÇ

Albert Z. ZHOLI

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf