Gëzim ÇELA: Revolta e Spaçit, një histori rrëqethëse dhe e pabesueshme

701
Sigal

DOSSIER/ Flet ish i dënuari politik, Gëzim ÇELA

LIRIA E LIDHUR

 Atë treditësh të ardhjes së tij në jetë, nënë Roza nuk duhet të jetë munduar shumë për t’i gjetur një emër. Ndjenja e saj e fuqishme i ka shpërthyer në të gjithë shpirtin dhe pastaj i ka çelur në buzë: Gëzim! Ai fëmijë i kishte falur vërtet një gëzim të papërmbajtur nëne, madje këtë ndjenjë ia ka falur fuqishëm, gati përnjëherësh, si një shkarkim qiejsh të ngarkuar me shtrëngata, sepse më vonë… Më vonë, në hapësirat e jetës, ajo fytyrë e bukur djaloshi, ai trup i drejtë, si sfidë graviteti, ata sy të prushtë, ai shpirt njeriu dhe artisti do të përballeshin me të papërballueshmen, për ta sfiduar atë. Shumë dhimbjeve do t’u qëndronte ai trup, e shumë zinxhirë do t’i lidhnin ato duar, e shumë ngushtica do ta pengonin atë frymë të lirë burri, për të hyrë e për të dalë nga kraharori i madh, e shumë mure do t’i dilnin përpara ëndrrave të tij dhe dëshirave, e shumë dredhi dhe kurthe do t’i bëheshin sinqeritetit të atij karakteri. Gëzimi do të ndjente dhimbje, uri, pagjumësi, mpirje, ftohtë, kutërbime të fëlliqura gjirizesh, muzikë funebre ferr, ndërsa nënë Rozës do t’i arratisej nga shpirti ajo ndjenjë e madhërishme (G)gëzimi, për t’ia lënë vendin ankthit, vuajtjes, lotëve.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf