Gëzim Bara: Koshovica, për 10 ditë “Zonë lufte”, banorët vetëm 7 orë dalje nga shtëpitë!

1148
Sigal

Rrëfen ish-oficeri SHIK Gëzim Bara, aktualisht Sekretar i Shoqatës “Azem Hajdari”: Ne “malokët” e armatosur, që prisnim të vinte ushtria e 10 mijë “lebërve”, që do sulmonin presidencën “Berisha”

 Në 1-10 mars 1997, “Qafa e Koshovicës” u bllokua me 3500 ushtarakë dhe 570 pensionistë e 16-17 vjeçarë të paguar me 50 mijë lekë dita

 Kanë kaluar 18 vite, nga “180 ditët e zeza” të “luftës” që shpërtheu e vazhdoi në Shqipëri, mes shtetit dhe popullit në muajt janar-qershor 1997, si reagim ekstrem ndaj humbjes së depozitave të tyre në firmat piramidale, me të cilat nisi dhe vazhdoi lirshëm “sistemi bankar” shqiptar në vitet 199-1997. Në ato 180 ditë, ndodhi tragjedia kombëtare që dogji shtetin, bankat, bizneset, shkollat, kadastrat, pasuritë dhe që vrau mbi 3000 persona. Një nga momentet me kritike të atyre ditëve të tmerrit, ishte “prita e armatosur” që u organizua nga SHIK në “Qafën e Koshovicës” në Fier, për të ndalur mësymjen luftarake të “Ushtrisë së Komiteteve të Jugut” e cila pas shpërfilljes që Sali Berisha i bëri ultimatumit për dorëheqje, kishte deklaruar se do të marshonte drejt Tiranës, për të sulmuar presidencën e për të asgjësuar Sali Berishën. Lidhur me ngjarjen e pritës së Koshovicës, për Gazetën “Telegraf” rrëfen Gëzim Bara, ish-oficer i SHIK, një nga oficerët e kësaj “prite”, aktualisht Sekretar Organizativ i Shoqatës “Azem Hajdari”.  

Kur dhe ç’burime, ju erdhi informacioni se do bëhej marshim drejt presidencës “Berisha”?

Bisedoi:

Përparim HALILI

 

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf