Gazeta “Zëri i Vlorës” për 70 vjet e ruajtur në “muzeun” personal të Anest Bezhanit

1255
Sigal

Numri i parë botuar në vlorë më 19 nëndor 1944 organ i Këshillit Nacional Çirimtar i  Qarkut Vlorë 

Ky material është një zbulim, i pazbuluar, nr. i parë i gazetës së parë të luftës, “ZËRI I VLORËS” botuar më 19 nëntor 1944. Si lexues, vlonjatë dhe i publicistikës më bie në dorë për herë të parë nr., i parë, i ruajtur si një azine e rrallë nga Anest Bezhani, i cili është  një qytetar jashtë serie, lexues pasionant i “Telegraf”, i cili më  besoi,  dorëzoi  dhe vlerësoi mua dhe JU dhe për JU, këtë fakt historik!

 *Gazeta “Zëri i Vlorës”, me kryeredaktor poetin dhe publicistin e njohur Ales Çaçi, një vepër vlerë madhe e kohës,  zë vendin e nderit në historinë e 70 -vjetorit të Çlirimit, të Vlorës dhe të vendit, pasuron historinë e Vlorës dhe të vendit!…

Në arkivin personal, ndoshta dhe vetëm, ish- pionieri i Luftës Nacional- Çlirimtare Anest Bezhani, një intelektual i spikatur në Vlorë, po dhe në vend, ruan si shumë materiale me vlera historike dhe arkivore një “azine” të rrallë: për 70 vjet, numrin e parë të gazetës “Zëri i Vlorës”, me të cilën e lidhën kujtimet dhe ngacmime në jetën e vet!

Bëhet fjalë për numrin e parë të gazetës “Zëri Vlorës” e cila u botua qysh më 19 nëntor të vitit 1944, organ i Këshillit Nacional Çlirimtar i Qarkut. Pra, gati një muaj pas çlirimit të qytetit të Vlorës, nisi botimi i kësaj gazete të parë, me dy faqe, numri i parë, e cila deri më tani duket se ka kaluar fare në harresë, duke u shënuar si dita e lindjes, pra rinisja e gazetës “Zëri i Vlorës”  pasardhësja , në vitin 1967, organ i Komitetit të PP-së, rrethit Vlorë.

*“Numri i parë i gazetës “Zëri i Vlorës”  nisi të botohej më 19 dhjetor të vitit 1944- rrëfen për gazetën “Telegraf” Anest Bezhani, ndër ish -aktivistët e njohur dhe pjesëtar i njësitit të shtypshkronjës, e cila nisi aktivitetin e saj me shtypjen e trakteve të para, qysh nga dita e çlirimit të Vlorës, më 15 tetor të vitit 1944, me traktet, të cilat i botoi Rinia Antifashiste Nacional Çlirimtare, trakti i parë: “VALLE…VALLE…VALLE…”.

Përgatiti: AGIM JAZAJ

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf