Sigal

Leonard VEIZI

 (Vijon nga numri i kaluar)

 “Kur përgatiteshim për mbrojtje” është një libi ku Gani Elezi  analizon dhe dëshmon për shumë nga etapat që kaloi ushtria shqiptare gjatë periudhës së ndërtimit socialistë të vendit. Të paktën 600 emra janë përmendur në librin e tij, që nga njërëzit e rëndësishëm e me pushtet të atyre viteve, e deri tek ushtarët e thjeshtë, që stërviteshin çdo ditë me të vetmin qëllim: Të mbronin atdheun. E megjithatë, Gani Elezi, ky ish drejtues i lartë në disa njësi të ushtrisë, dhe aktualisht oficer në rezervë i po kësaj ushtrie tashmë të reformuar, për gazetën “Telegraf” rrëfen ekskluzivisht dhe disa nga të pathënat e deritanishmë të stërvitjes së jashtëzakonshme me 60 mijë trupa të koduar me emrin“Shebeniku-80”.

Ju folët për fazën e parë të stërvitjes. Po e dyta në cc’kushtet u zhvillua?

Faza e dytë e stërvitjes, e cila filloi me datën 22 mars dhe vazhdoi, me sa më kujtohet dy ditë, përfshinte organizimin e operacionit (luftimit) mësymës, në kuadrin e të cilit komanda e operacionit (Grupimi i Tiranes) i dha një rëndësi të madhe precizimit të detyrave luftarake të njësive pjesëmarrëse, bashkërendimit të veprimeve luftarake në mes njësive dhe llojeve të ndryshme të armëve dhe shërbimeve, përcaktimit të objekteve kryesore të terrenit, mbi të cilat do të mbështeëtej zhvillimi i suksesit të operacionit, etj. Në kushtet e një moti shumë të keq dhe të ekzistencës të pengesave të shumta ujore, u dha detyrë që të merreshin masa shumë serioze që të përjashtohej çdo mundësi për ngjarje të rënda në drejtim të jetës së njerëzve gjatë kalimit të këtyre pengesave. Për këtë qëllim u kërkua që për çdo togë këmbësorie të kishte një pikë kalimi të sigurtë. Kështu vepruam edhe ne, në brigadë. Bëmë të gjitha përpjekjet që të përjashtonim në maksimum premisat për ndonjë ngjarje të jashtëzakonshme. Por nuk mund të thuhet se çdo gjë ishte perfekt dhe plotësisht e sigurtë.

A patët ndonjë problem?

Një gjë e tillë u bë shkak i një mosmarrëveshje mes meje dhe përfaqësuesit të Ministrisë së Mbrojtjes, Novruz Dervishi, komandant i korpusit të Gjirokastrës. Pasi kontrolloi të gjitha pikat e kalimit dhe tek njëra nuk u bind plotësisht për fortësinë dhe sigurinë e saj, urdhëroi që brigada të mos kalonte në mësymje. Nuk e di pse e tha një gjë të tillë. Një njësi ushtarake, pasi kishte bërë një manovër shumë të gjatë dhe të vështirë, të mos kalonte në sulm vetëm për një pasiguri të një pike kalimi toge, që ishte një nënrepart shumë i vogël në krahasim me të gjithë potencialin e brigadës, ishte e paimagjinueshme. I thashë që atë punë e vendos unë dhe se kjo pikë kalimi nuk ishte asgjë përpara gatishmërisë dhe përgatitjes së efektivave të brigadës për të realizuar detyrat e caktuara. U largua pa më thënë asgjë dhe, si duket, edhe në grupin e drejtimit të stërvitjes nuk kishte raportuar për këtë çështje, përderisa nuk pata ndonjë ndërhyrje nga ana e tyre. Pavarësisht nga ky kontakt jo shumë i ngrohtë në atë kohë, Novruzi, nga sa kam dëgjuar e konstatuar edhe vetë, ka qenë nga kuadrot e aftë, por edhe të shkathtë të ushtrisë sonë.

Si do të vazhdonte më pas kjo stërvitje e madhe?

Në kuadrin e punës për organizimin e operacionit të kundërmësymjes, u njoha nga afër me Simon Ballabanin, në atë kohë komandant i grupimit të Tiranës, me Selam Hodon, komisar i grupimit, me Dedë Gjergjin, sekretar i komitetit të PPSH së grupimit dhe me kuadro të tjerë të shtabit të kësaj njësie të madhe, siç ishte shefi i shtabit Mikado Shakohoxha, shefi i artilerisë Dhimitër Ndrenika, etj. Në bazë të detyrave të marra nga komanda e grupimit, komanda dhe shtabi i brigadës organizoi luftimin mësymës me komandat e reparteve dhe nënreparteve vartëse të saj. Me urdhërin e komandës së operacionit, në ditën e caktuar, filloi “mësymja” e forcave pjesëmarrëse, ndër ta edhe e forcave të brigadës sonë. Mësymja u zhvillua në bazë të detyrave të përcaktuara dhe të situatave që u krijuan gjatë zhvillimit të “luftimeve” deri në plotësimin e detyrës së Ditës, pa patur ndonjë problem të veçantë, qoftë të sferës së aktivitetit taktik, qoftë në drejtim të ruajtjes së jetës së efektivave. Faza e veprimeve luftarake mësymëse, pavarësisht se ishte pjesa kryesore e operacionit nga pikëpamja e problemeve që duhej të përballoheshin, praktikisht konsiderohej e lehtë, sidomos pas marrjes së transhesë së parë të kundërshtarit. Një praktikë e tillë duhej të konsiderohej si një mangësi serioze në stërvitjet taktike të trupave.

Ku qëndronte e keqja?

Pjesës më të rëndësishme të stërvitjes, atyre veprimeve që presupozonin momentin më të vështirë dhe vendimtar të operacionit, nuk i jepej rëndësia e duhur. I gjithë kujdesi vihej tek realizimi i marshimit, për të dalë në rajonet e detyrave luftarake, më pas i jepej rëndësi organizimit të sulmit për marrjen e transhesë së parë të kundërshtarit dhe, më vonë, veprimet luftarake zhvilloheshin disi të shkujdesura, nuk i nënshtroheshin një kontrolli të rreptë në lidhje me zbatimin e normave dhe të kërkesave të luftimit, etj. Kjo vihej re në çorganizimin disi të formacioneve luftarake gjatë mësymjes në thellësi të mbrojtjes së kundërshtarit, në momentin e futjes në luftim të skalioneve të dyta dhe të rezervave dhe në zhvendosjen e elementeve të formacionit luftarak të brigadës, si pika e drejtimit e brigadës, pozicionet e artilerisë tokësore dhe të asaj kundërajrore, të enteve të prapavijës dhe të shërbimit autotraktor, të shërbimit shëndetësor etj. Megjithëse kjo dobësi nuk e ul vlerën e stërvitjeve të tilla, ajo ka qenë dhe mbetet një çështje që duhet të përmirësohet në punën e komandave dhe të shtabeve të njësive ushtarake. Nënvleftësimi i përgatitjes serioze të trupave për të vepruar me efektivitet në faza të tilla të luftimit, mund të jetë me pasoja të rënda në kushtet e një lufte të vërtetë.

GADISHMËRIA

“Shebeniku-80”, një stërvitje e vështirë

Siç e kam theksuar edhe më parë, stërvitja “Shebeniku-80” u zhvillua në kushte shumë të vështira të terrenit dhe të motit. Ajo u karakterizua nga një intesitet i lartë i “veprimeve luftarake” dhe rrjedhimisht me një ngarkesë të madhe fizike dhe psikologjike për trupat pjesëmarrëse. Në këto kushte, para komandës së brigadës, para shtabit të saj dhe para kuadrove të të gjithë niveleve, si dhe para organizatës së partisë, dolën mjaft probleme. Ato kishin të bënin me kryerjen në kohë dhe në gatishmëri të plotë të marshimit, me vendosjen e trupave në kushte dimri dhe me reshje të vazhdueshme, me furnizimim material dhe veçanërisht me furnizimin ushqimor. Po kështu, pati mjaft probleme të drejtimit luftarak dhe të bashkëveprimit me njësitë e tjera që vepronin në kuadrin e stërvitjes, probleme në lidhje me bashkëpunimin me organet e pushtetit dhe të ekonomisë në terren etj. Komanda dhe shtabi i brigadës dhe ato të reparteve i përballuan me sukses këto probleme dhe vështirësi dhe arritën që stërvitja të realizohej me sukses. Në përgjithësi, për secilin kuadër të brigadës, kjo stërvitje ishte një përvojë e veçantë. Me këtë rast më duhet të vlerësoj punën e të gjithë kuadrove të brigadës, por në mënyrë të veçantë do të përmend punën dhe kontributin që dhane Ferit Murati, në atë kohë në detyren e shefit të shtabit të brigadës dhe Kolë Ndreka, në detyrën e sekretarit të komitetit të partisë së brigadës (në kohë lufte byroja e partisë riorganizohej në nivel komiteti partie me detyra dhe kompetenca më të shumta për organizimin dhe drejtimin e jetës së partisë).

FAZA E PARË

Rezistenca e efektivave

Realizimi i marshimit konsiderohej si faza e parë e stërvitjes dhe në këtë rast edhe faza më e vështirë e saj, si për distancën e madhe të marshimeve dhe veçanërisht për kushtet e vështira të terrenit dhe të motit në të cilën u zhvillua kjo stërvitje. Duke e analizuar me kujdes këtë fazë, veç anëve pozitive, siç është aftësia dhe rezistenca e efektivave për të përballuar manovra në distanca të gjata, edhe në terrene malore e në kushte të vështira të motit, aftësia e komandave dhe e kuadrove për të organizuar dhe drejtuar veprime të tilla luftarake, ajo evidentoi edhe disa probleme që mund të konsideroheshin të parealizuara si duhet në atë kohë për të cilën po flasim. Rasti i stërvitjes “Shebeniku –80” qe një mundësi reale për të nxjerrë konkluzione dhe për të programuar masa konkrete për këtë problem. Por, fatkeqësisht, jam i bindur se as në këtë rast Ministria e Mbrojtjes nuk është ndalur seriozisht në këtë çështje, nuk ka bërë analizat përkatëse dhe, në fakt, nuk mori ndonjë masë konkrete për të përmirësuar këtë tregues të ushtrisë sonë. Një gjë të tillë e konstatova edhe kur shkova në divizionin e Tropojës, i cili kishte shumë probleme për mbajtjen në gatishmëri të rrugëve të manovrës dhe furnizimit të njësive, veçanërisht në periudhë dimri. Për rrjedhojë, as në atë kohë dhe as sot, ushtria jonë nuk i pati dhe nuk i ka mjetet e nevojshme dhe njësitë e specializuara për këtë qëllim.

PROBLEMI I PARË apo mangësi, kryesore ishte fakti që ushtria jonë nuk zotëronte as mjetet dhe as përvojën e nevojshme për hapjen dhe mbajtjen në gatishmëri të rrugëve të manovrës së trupave në terrene malore me dëborë, qoftë edhe të rrugëve që kishin rëndësi të madhe të shkallës operativo-strategjike, siç ishin rrugët e manovrës së korpusit të Burrelit, apo të forcave të Komandës së Përgjithshme, siç ishte në këtë rast Grupimi Operativ i Tiranës.

PROBLEMI I DYTË që e vështirësonte marshimet e gjata në kushte të rënda atmosferike, sidomos në kushte dëbore, ka të bëjë me faktin se pajisjet personale dhe ato kolektive të efektivave tona ishin tepër larg cilësive që kërkoheshin për situata të tilla. Ushtari ynë ishte tepër i ngarkuar me mjete personale dhe armatim. Pajisjet që kishte për jetesë nuk garantonin si duhet mbrojtjen nga të ftohtët, nga shiu apo nga dëbora dhe nuk siguronin vendosje të sigurtë. Edhe racioni ushqimor ishte tepër i papërshtatshëm për këto kushte.

PROBLEMI I TRETË që u evidentua, i cili në një luftë të vërtetë mund të ketë pasoja të rënda ushtarake, është bllokimi dhe grumbullimi i njësive dhe reparteve ushtarake në lugina të tilla të ngushta, siç qe rasti i brigadës sonë në Ballenjë. Në këto raste, forcat tona mund të bëhen pre e goditjeve të aviacionit dhe të artilerisë së kundërshtarit. Kjo është një çështje në dorë dhe në kompetencë të vetë komandave dhe shtabeve të njësive ushtarake dhe duhet të mos lejohet nga ana e tyre.

“Shebeniku-80”, stërvitja ushtarake me 60 mijë trupa

Pa hyrë në momente të hollësishme, që më kanë angazhuar në këtë stërvitje, do të ndalem vetëm në disa kujtime të veçanta. Kujtimi i parë ka të bëjë me takimin tim me ministrin e Mbrojtjes, Kadri Hazbiu. Në fazën përgatitore të stërvitjes, bashkë me Musa Bilerin, shefin e xhenios së korpusit, kisha shkuar në rajonin e Ballenjës dhe të Bizës për të kontrolluar nëse ishte realizuar hapja e rrugës Qafë Bualli-Qafa e Himës, detyrë të cilën, siç e kam thënë më lart, e kishte në ngarkim korpusi i Burrelit. Një ditë para fillimit të stërvitjes në këtë rajon, për të kontrolluar realizimin e kësaj detyre, erdhi vetë ministri Kadri Hazbiu. Shoqërohej nga drejtori i xhenios së ushtrisë Ramiz Feçori, me të cilin njihesha më parë, meqenëse kishte patur shumë lidhje me efektivat e zbulimit. Pasi inspektoi pjesën e rrugës që kishin hapur forcat e korpusit të Burrelit dhe e konsideroi detyrën të plotësuar shumë mirë, bashkë me ministrin shkuam në vendkomandën e kohës së luftës së korpusit dhe qëndruam aty për disa orë. Gjatë kësaj kohe, unë pata një bisedë të gjatë me Kadriun, bisedë që rroku shumë probleme që kishte ushtria në atë periudhë dhe veçanërisht problemet që po dilnin në kuadrin e përgatititjes së stërvitjes “Shebeniku- 80”. Më kujtohet një moment i veçantë. Ramizi, për të më prezantuar mua para ministrit, i tha atij:

– “…Ganiun e kemi komisar të ri dhe të zot”.

Ai nuk reagoi dhe unë, instiktivisht, pa ndonjë qëllim të veçantë, thashë afërsisht:

-“…po, po, komisar të ri…” – apo diçka të tillë dhe për ta shpjeguar atë që sapo kisha thënë, vazhdova me idenë që kisha në fakt në mendje.

– “…kam ardhur në detyrën e komisarit të brigadës nga një detyrë e ulët, nga detyra e komandantit të një reparti special të zbulimit dhe e konsideroj si një kalim të

vështirë “, etj. Kadriu, pasi më dëgjoi dhe kuptoi se çfarë desha të them, mu drejtua:

-“…po pse, nga t’i marrim komisarët ne? Nuk kemi shkolla që të përgatisim posaçërisht komisarë. Bile aq më mirë që i marrim nga detyra komanduese dhe me akademi ushtarake, sepse do të jenë më të aftë dhe të zot të plotësojnë detyrën e komisarit. Po ti, Gani, je akoma i ri. Kjo është një barrë e re për ty dhe do të shikosh se sa më shumë barrë të kesh mbi supe, aq më shtruar do të ecësh”.

E kuptova se sa më shumë përgjegjësi të kishe, aq më shumë do të rritej ndjenja e përgjegjësisë dhe angazhimi në punë. E kam mbajtur gjithmonë parasysh këtë thënie.

Pavarësisht se çfarë ndodhi më vonë dhe se sa e vërtetë është armiqësia e tij, unë ruaj përshtypje shumë të mira për të, të paktën për aq sa munda ta njoh. Ishte tepër i zgjuar, i këndshem në muhabet, me mendime shumë të qarta për çështjet që diskutonte, mbi të gjitha më është dukur me të vërtetë një kuadër masovik, ashtu siç i kishte dalë nami, sidomos nga kuadrot e Ministrisë së Brendshme që e njihnin prej kohësh.

FAZA E PARË

Rezistenca e efektivave

Realizimi i marshimit konsiderohej si faza e parë e stërvitjes dhe në këtë rast edhe faza më e vështirë e saj, si për distancën e madhe të marshimeve dhe veçanërisht për kushtet e vështira të terrenit dhe të motit në të cilën u zhvillua kjo stërvitje. Duke e analizuar me kujdes këtë fazë, veç anëve pozitive, siç është aftësia dhe rezistenca e efektivave për të përballuar manovra në distanca të gjata, edhe në terrene malore e në kushte të vështira të motit, aftësia e komandave dhe e kuadrove për të organizuar dhe drejtuar veprime të tilla luftarake, ajo evidentoi edhe disa probleme që mund të konsideroheshin të parealizuara si duhet në atë kohë për të cilën po flasim. Rasti i stërvitjes “Shebeniku –80” qe një mundësi reale për të nxjerrë konkluzione dhe për të programuar masa konkrete për këtë problem. Por, fatkeqësisht, jam i bindur se as në këtë rast Ministria e Mbrojtjes nuk është ndalur seriozisht në këtë çështje, nuk ka bërë analizat përkatëse dhe, në fakt, nuk mori ndonjë masë konkrete për të përmirësuar këtë tregues të ushtrisë sonë. Një gjë të tillë e konstatova edhe kur shkova në divizionin e Tropojës, i cili kishte shumë probleme për mbajtjen në gatishmëri të rrugëve të manovrës dhe furnizimit të njësive, veçanërisht në periudhë dimri. Për rrjedhojë, as në atë kohë dhe as sot, ushtria jonë nuk i pati dhe nuk i ka mjetet e nevojshme dhe njësitë e specializuara për këtë qëllim.

KONKLUZIONET

E takova edhe njëherë gjatë stërvitjes, në një mbledhje që u zhvillua në Librazhd me kuadrot drejtuese të njësive pjesëmarrëse në të. Dëgjonte, dhe nuk ndërhyri fare në një debat në mes Llambi Gegpriftit dhe Nazar Berberit, të dy zëvendësministra të mbrojtjes, për disa çështje të dinamikës së stërvitjes. Për të fundit herë jam takuar me të pas fjalës së Enver Hoxhës të 28 majit 1980, në lidhje me problemet e disiplinës në ushtri. Sebep u bë një raport i Eqerem Osmanit, në atë kohë drejtor i drejtorisë së zbulimit të ushtrisë, i cili erdhi në Burrel në krye të një ekipi të ministrisë për të parë se si po zbatoheshin porositë e kësaj fjale në njësitë dhe repartet e korpusit. Si duket, pasi ishte kthyer në Tiranë, Eqeremi i kishte raportuar ministrit se në brigadën e Burrelit kishte probleme të marrëdhënieve parti-komandë, gjë që në fakt nuk ishte e saktë dhe ai do të ishte nisur nga ndonjë keqkuptim. Kadriu si duket i vlerësonte këto probleme, sidomos kur ishte fjala për raportet me organet e partisë, prandaj na thirri në ministri mua, Kolin, sekretarin e byrosë së partisë dhe Ibrahim Farricin, në atë kohë sekretar i komitetit të partisë të korpusit. Pasi na dëgjoi të gjithëve, mua, Kolin, Eqeremin dhe Ibrahimin dhe pasi u bind se në të vërtetë ajo çka ishte raportuar ishte një keqkuptim dhe nuk kishte probleme mes nesh, na mbajti rreth një orë me muhabet të lirë (them muhabet se kështu e zhvilloi bisedën), që në thelb trajtonte edhe çështjen e marrëdhënieve mes kuadrove kryesore të njësive dhe të reparteve të ushtrisë dhe në fund na përcolli me mjaft dashuri dhe mirësjellje. Edhe nga ky takim mbeta mjaft i kënaqur, saqë duke dalë nga zyra e Kadriut i thashë Eqeremit, me të cilin kisha njohje që kur isha në repartet e zbulimit dhe kisha marrëdhënie shumë të mira me të, që po t’i jepej rasti, të na ”raportonte edhe një herë tek ministri”.