Fjalimi i At Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes (1919)

787
Sigal

Prej brigjeve gjemuese të Euksinit e deri në borën e amshueshme të Alpeve Julie; prej brigjeve bubulluese të Ekrakeraunve e deri nder karma të thepisuna të Karpateve, ende të rimë me gjak njeriu, në ato shekuj të kaluem, banonte ajo familja e madhe trako-ilire, ne rimë me gjak njeriu, në ato shekuj të kaluem, banonte ajo familja e madhe trako-ilire, , në namë e në za në histori të flseve dhe të kombeve.

Sot kjo familje asht shue. Marrë e përbi prej tallazeve të luftave të gjata e të pandame, ajo u përpi dhe u zhduk përbrenda gërmazave të pangishëm të vorbujve të historisë, e kështu nuk mundi ma, ·ç’më atë ditë kur Gentiusi, mbreti i mbramë i Ilirëve, më 168 para Krishtit, ndriti triumfin e Lucës Emil Palit për me pa diellin e majës së lumnisë së vet të hershme.

Porse, si të thuesh, si nji shkatërrinë e dhimbshme anijeje të mbytun në det, prej humbjes së kësaj familjeje trako-ilire, sot, atje ndërmjet Thesalisë dhe Malit të Zi, prej brigjeve lindore të Adriatikut e deri në bregore të Vardariit, shpëtoi gjallë nji grusht njerëzish, të cilët kishin zanë vend ose mbas mburojës së disa maleve titanike, ose nën hijen e kandshme të disa fushave pjellore dhe plot jetë, banesë e përmallshme e hyjnive të moshës përrallëzore. Ata u banë ballë me fuqi kurrë të përkulshme të shpirtit të vet bujar, qoftë thellimeve të furive ti shekujve, qoftë edhe padrejtësisë së hipokrizisë njerëzore. Të stolisun me nji forcë të jashtzakonshme qëndrese, ende këta e flasin atë gjuhë të të Parëve të vet ma të hershëm; ende e ruejn të  pandryshuehëm karakterin e hekurt e fisnik të stërqjyshëve të vet dhe sot ata qjithnji e punojnë shi atë tokë të cilën t punuen të parët e tyne prehistorikë. Ky populi asht bash ai populli i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i qjykuem në Europë. I vjetër sa fosilet, u stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane… dhe i lindun ti thuesh prej vett rranjëve ti vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundërshtueshëm i tokave të veta.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf