Filip MARKU*/ 50 vjet nga dita e krijimit të Brigadës së Dytë të Tankeve

1508
Mbushen plot 50 vjet, nga formimit të njësisë tankiste mbi bazën e b2t. Aleko Koka ka qenë komandanti i pare. Është njësia e dytë tankiste sipas radhës të krijimit midis 12 njësive të formuara në vite në vendin tonë. Në vitin 1965 fillon organizimi mbi bazën e b2t të Tiranës, transferuar në Krastë të Elbasanit, Br12T me numër konvencional 9824 po ai numër që mbante batalioni. Njësia e parë tankiste ishte ajo e Zall-Herit, ku pata nderin të shërbej në formimin e batalioneve të saj nën drejtimin e komandantit Adnan Qatipi. Për koeçidencë mora pjesë edhe në formimin e njësisë të Elbasanit si kuadër i b2t mbi bazën e të cilit filloi organizimi i brigadës nën drejtimin e komandantit të talentuar Aleko Koka. Si fillim u bë vendosja e batalionit të ardhur nga Tirana në ambjentet ekzistuese të Krastës. Kushtet në përgjithësi ishin të mira, por mbeteshin edhe shumë detyra, që kërkonin punë e sakrifica nga të gjithë kuadrot. Eksperienca e fituar në krijimin e Br1T, ku shumë tankista punuan në kushte ekstreme të vështira për të sajuar ambjente provizore për efektivin e parqe për teknikën i mësoi e i kaliti në kryerjen e detyrave të reja. Nën drejtimin e komandantit Aleko Koka me sistemimin e efektivit në godinën ekzistuese u bë organizimi i punës në zbatimin e detyrave të tjera. Duhej të vendosej në gatishmëri teknika që vinte, të vendosej baza materiale për stërvitjen, të fillonte puna për poligonin në afërsi të repartit për shkollë shënimi, për ekonominë ndihmëse, për tankodromin, për poligonin e qitjes në Shushicë, për organizimin e aktiviteteve kulturore-sportive etj. Reparti ishte i kompletuar me efektiv ushtar e kuadro për të gjitha shërbimet. Pranë komandantit Aleko Koka ishte komisari Muharem Kënga, shefi i stabit Qamil Kola e me radhë kuadrot; Vizhdan Muraj, Remzi Isaku, Sabri Çezmja, Xhemal Peqini, Jorgo Nasto, Baluk Dobro, Bedri Dingu, Nesti Nune, Zija Rovaniku, Paskal Duri, Fatmir Ljubezha, Llazar Boçi, Dioklecian Andoni, Fatmir Idrizi, Tomor Asllani, etj… Komandanti Aleko Koka biri i fshatit Vuno, nipi i heroit te popullit Zaho Koka shquhej për përgatitjen e tij intelektuale civile e ushtarake. Shkollimi i tij fillimisht në shkollën Skënderbej e më pas kursant për oficer ku u gradua dhe kreu detyra në repartet tankiste, për aftesitë e tij u dërgua për shkollim më të lartë në Akademinë e Trupave të Blinduara Tankiste në Moskë, të cilën e mbaroi me rezultate shumë të mira. Ai kreu dhe kursin 1 vjecar të shtabeve në Akademinë Ushtarake Tiranë e atë të filozofisë. Aleko Koka ishte pasardhës i denjë i legjendareve, Myslym Keta , Adnan Qatipi, Abaz Fejzo, i cili punoi në kohën e pranë tyre si dhe me shumë kuadro të tankeve e të shërbimeve të tjera në reparte, brigade dhe në Ministrinë e Mbrojtjes. Ai shquhej në njohjen e përdorimin e armës ku ishte pjesëmarrës në hartimin e Artit Ushtarak për përdorimin e tankeve, në sesionet shkencore të organizuara nga M.M, si dhe në aktivin shkencor pranë Komandës të Tankeve e më pas në Drejtorinë e Tankeve ku kryente detyrën e drejtorit. Ashtu si e përmenda ne fillimin e shkrimit me Alekon u njoha në batalionin e Krastës në vitet 1965-1967, nga ku mora transferimin për në MM. Duke kujtuar ato vite pranë batalionit, dua të ndalem në disa episode pune në realizimin e detyrave dhe interesimin e madh të Alekos. I ngarkuar për prurjen e teknikës, ai interesohej për çdo tank, në se u parkua dhe u vendos në gatishmëri, për poligonin i ndiqte punimet, jepte mendime deri në realizimin e tij. Një ditë ishte i shqetësuar për çuarjen e teknikës në rajonin e Shushicës për përgatitjen për qitjet luftarake. Prurja e madhe e lumit Shkumbin ishte pengesë për kalimin e tre tankeve, kërkohej gjetja e vahut të duhur dhe shofera të përgatitur. Mbasi zgjodhëm vendin dhe drejtimin e lëvizjes, komandanti organizoi punën, caktoi kuadrtot e efektivat që do vinin duke i ndarë në tre tanket, vendosi që lëvizjen e teknikës në lumë ta bënim ne oficerat, tankun e parë Filipi e me radhë Fatmir Lubjezha të dytin dhe Paskal Duri të tretin. Kalimi i teknikës u bë me sukses dhe në rajonin e Shushicës filloi përgatitja e efektivit. Aleko Koka interesohej për çdo problem duke mos lënë dhe argëtimin e sportin, me inisiativën e tij e komisarit Muharem Këngës krijuam skuadrën e futbollit, ku në përbërjen e saj kishim futbollistë të talentuar, Lamçe, Rudi, Matraxhiu nga Elbasani, Tabaku, Kaimi nga Tirana, etj. Ndeshjet i zhvillonim me repartet e garnizonit ku ishin me skuadrat e tyre oficerat, Faiz Kurti, Ferdinand Misha, etj… Komandanti i parë i njësisë pra të Br12T u emërua Aleko Koka, komisar Qemal Gjoliku, shef shtabi Kujtim Daljani, zv/komandant për teknikën Niko Koço dhe komandant të reparteve Vangjo Monosopi, Spiro Vila, Qamil Kola dhe Hysen Shera. Këto kuadro të fillimit dhe të tjerët më pas me punën e madhe të tyre, arritën që Br12T të dallohej midis njësive të tjera tankiste. Në fillimin e organizimit ndihmoi shumë dhe komandanti Hajrulla Muhameti. Në Qershor të vitit 1968 brigadës i jepet flamuri luftarak para të cilit u betua komandanti Br12T Aleko Koka. Në ecurinë e viteve në këtë njësi kryen detyra shumë kuadro në drejtimin e brigadës e të reparteve, tankist e oficer të shërbimeve të tjera. Dua të përmend disa, duke filluar nga komandanti i njësisë, kuadri me akademi, ish partizan Pertef Kalemi, i cili ka shkruar për brigadën, e me radhë oficerat e talentuar komandues e inxh-teknikë Jaçe Mullai, Ali Dalipi, Ilmi Qato, Dashamir Shehu, Perekli Çuni, Riza Tafani, Pasho Osmanllari, Baki Shehu, Eduart Shehu, Jani Theodhori, Resul Ahmeti, Maksim Zeneli, Mynyr Isufi, Petrit Alija, Halil Hajdari, Pashk Elezi, Platon Shehu, Vlash Tanku, Nuri Kaçanolli, Ahmet Elezi, Avni Duro, Adem Koçiu, Kujtim Ibrahimi, Bashkim Civili, Mehmet Alija, kuadrot e b2t të përmendur në fillim e shumë kuadro të tjerë, të kësaj njësie pararojë. Duke vazhduar të shkruaj për brigadën, formimin e saj, për kuadrot në vite të ecurisë të njësisë, mora një ftesë me gojë për zhvillimin e një takimi të brezave, të oficerave që kanë shërbyer në këtë njësi. Udhëtimin për në Elbasan e organizoi ish kuadri i kësaj brigade Vlash Tanku dhe së bashku me shokët, Platon Shehu, Pashk Elezi, Petrit Aliaj, Petrika Trajani, Petraq Kareci, etj shkuam në Elbasan. Duke udhëtuar na lindi mendimi që shkrimin e nisur ta vazhdoja dhe me takimin e organizuar nga kuadrot e brezave të ndryshëm të Br12T, duke e titulluar, Njësia Tankiste -Takim Brezash. Pritja dhe organizimi ishte shembullor në saj të organizatorit të apasionuar Perekli Çuni ish komandant i brigadës. Pjesëmarrja e gjerë e brezave të njësisë, nga fillimi i krijimit e deri në shkrirjen e saj e të teknikës, ardhja e komandantit veteranit të brigadës Pertef Kalemaj si dhe komisarit Ilmi Qato shtoi entuziazmin e të pranishmëve të grumbulluar para godinës ku do zhvillohej takimi. Me hyrjen e pjesmarrësve në sallën madhështore të shtruar me gusto, falë personelit dhe organizatorit të takimit Perekli Çunit, i cili bëri hapjen e takimit të brezave të njësisë tankiste. Në fjalën e tij për formimin e konsolidimin të Br12T, për punën e madhe e plotë sakrifica të kuadrove, për arritjet në të gjitha disiplinat e sidomos në ato të gatishmërisë luftarake, duke qenë brigadë e dalluar midis njësive të tjera tankiste, fjalimi i tij u duartrokit nga të gjithë dhe u mbajt një minutë heshtje për shokët e ndarë nga jeta. Entuziazmi u shtua me përshëndetjen e komandantit të njësisë veteranit Pertef Kalemaj, krahas duartrokitjeve, u ngritën dolli me urime për komandantin, komisarin Ilmi Qato dhe për njeri- tjetrin. Prania e muzikës e të mikrofonit shtoi dëshirën për të hedhur valle e për të marrë fjalën e përshëndetur. Edhe mua m’u dha rasti të flas për ardhjen e b2t nga Tirana… Urova gjithë shokët për këtë takim të mrekullueshëm, tashmë e trashëguar brez pas brezi e kalitur që nga ekuipazhi i tankut e me radhë në reparte e njësi në shoqërinë tankiste. Të tilla takime kanë zhvilluar dhe brigadat e Zall-Herit, Fierit, sidomos organizimet me rastin e krijimit të armës që bëhen në Tiranë, ku pjesmarrja është e madhe. Në takimin e fundit përveç kuadrove tankist ftuam dhe pjesëtarë nga familjet e shokëve që nuk jetojnë, ashtu siç mori pjesë e bija e komandantit legjendar Gjeneral Abaz Fejzo bashkë me të shoqin. Në mbyllje të fjalës time theksova se takimi i brezave mban gjallë shoqërinë sa të jemi në jetë, por njëkohësisht dhe kujtimin e atyre që nuk jetojnë. Duke uruar e biseduar me shokët, Imi Qato, Baluk Dobro, Pashk Elezi, Fatmir Idrizi, Platon Shehu, Vlash Tanku, Perekli Çuni, etj. Kujtuam shumë nga shokët e ndarë nga jeta që nga të parët e b2t e në vazhdim, u ndalëm tek komandanti i parë i brigadës Aleko Koka, i cili nuk jeton. Të gjithë shprehën konsideratat më të larta për të dhe të shkruhet për figurën e ndritur të tij. U shpjegova që shumë kuadro që kanë punuar direkt ose në marrëdhënie pune me Alekon kanë shprehur të njëjta konsiderata, jo vetëm të shkruhet për një kuadër të përgatitur e të talentuar, por për një legjendar në armën e tankeve. Keshtu e njohin Aleko Kokën kuadrot, Estref Musabelliu, Petrit Fico, Neki Bekteshi, Jaçe Mullai, Koli Koçollari, Leandro Zhebro, Veliçan Golemi, Orlando Laperi, Jani Theodhori, Qani Spahiu, Rifat Gjyzeli, Budjon Arapi, Fuat Bilbili, Skënder Idrizi, Elmaz Meçani, Isuf Çepani, Veri Merko, Fatosh Voshtina, Luan Hakani, Luan Hasani, Shkëlqim Meçe, Servet Demiri, Ramadan Lleshi, Rexhep Alimema, Ëngjëll Ashini, Stefan Grillo, Metush Fisheku, Hajdar Marku, Petraq Vangjeli, Perparim Mullai, Haki Luarasi, Petrit Gjoka, Elmaz Zejnati, Petrika Trajani, Dhimiter Trajani, Isuf Sulejmani, Pajtim Tefa, etj… Duke qenë në kryesinë e AKUSH-it, shoqata që jeton e gëzohet me arritjet e ushtrisë tonë në kuadrin e NATO-s, dua të shfaq disa mendime në lidhje me të drejtat e ushtarakëve, nuk ka pse që me qindra oficera të dalë në reformë në rezervë me pension të parakohshëm apo të pleqërisë, sidomos ato të viteve-1992-1998, të sorollaten gjyqeve për të fituar të drejtat e tyre. Kjo pjell vetëm korupsion, kur mund të zgjidhet midis MM dhe ISSH të Shqipërisë me përfaqësues nga ministria…
*Inxhinjeri tankist Filip Marku.
Sigal