Feruz Mataj: Metalurgjiku i Elbasanit, Enveri e quante çlirimi i dytë i Shqipërisë

224

Kujtimet e ish-Kryeinxhinierit dhe drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Porteve  Feruz Mataj (ish -deputet)

Urdhri i Spiro Kolekës, të vihet përpara përgjegjësisë inxhinieri që ka bërë projekte moderne

Më kujtohet që, në vitin 1973, në qytet filloi ndërtimi i një pallati (më i madhi i asaj kohe), i projektuar nga zyra e projektimit të urbanistikës të Komitetit Ekzekutiv, ku shefi i saj, i ndjeri Vasil Lazri, sapo ishte kthyer nga një specializim në Francë. Nga përvoja që mori nga ai shtet, e filloi projektimin e pallatit duke ngritur lartësinë e kateve në kurbaturë dhe në sipërfaqe banimi më të madhe se normativa e lejuar që aplikohej. Në kohën që ndërtimi kishte arritur në katin e tretë, dy punonjës të kësaj zyre i dërguan letër Spiro Kolekës, si dhe për dijeni KQ, ku akuzonin shefin e zyrës dhe jepnin detaje se sa m2 e sa m3 ishin mbi normativat.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf