Feruz Mataj: Byroja politike -Abdyl Këllezit: “Na je bërë si Kisingeri i Amerikës”

875
Sigal

Kujtimet e ish-Kryeinxhinierit dhe drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Porteve, Feruz Mataj (ish -deputet)

Nisma e Abdyl Këllezit

Me nismën e drejtpërdrejtë të Abdyl Këllezit, zv/kryeministër dhe anëtar i Byrosë Politike, në fillim të vitit 1968 u importuan nga Holanda 4 sera me nga 3 ha, me ngrohje, ventilim, vaditje në formë shiu e të mekanizuara. U caktuan tokat në fshatin Rreth të fermës së Sukthit. Detyra ishte që ato të bëheshin gati për t’u mbjellë në sezonin e verës, pra, brenda 2-3 muajve nga ardhja. Puna ishte e madhe. Kërkohej nivelimi piketimi dhe prodhimi i mijëra plintave parafabrikate (duhet të punohej përnjëherësh me 4 grupe), ndërtimi e nivelimi, sigurimi i energjisë elektrike dhe ujit për vaditje, montimi i kaldajave, si dhe rregullimi i rrugëve, i shesheve dhe magazinave. Kjo punë fillimisht iu ngarkua ndërmarrjes së ndërtimit jashtë planit, në bazë dhe të gatishmërisë së shprehur nga drejtori Qemal Mançe. Por ndërmarrja nuk mund t’i kryente të gjitha punimet që u përmendën, sidomos brenda një afati aq të shkurtër. Kërkohej kooperim më i gjerë me disa ndërmarrje dhe sektorë të tjerë, duheshin topografë, montatorë, specialistë elektrikë, specialistë për kaldajat etj.. Nuk më harrohet këshilla që më dha Abdyl Këllezi: “Përhapja e serave në Shqipëri është e ardhmja e bujqësisë, e që do sigurojë të ardhura shumë të larta”. Kështu ndodhi. Këto sera me ngrohje në 12 ha tokë, arritën të zënë një përqindje të lartë të të ardhurave të fermës së Sukthit, që dispononte mbi 5.800 ha tokë. Eksporti i perimeve arriti në dhjetëra mijë ton dhe kjo u arrit nga përhapja e serave diellore dhe atyre me ngrohje.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf