Ferit FIXHA/ Ju tregoj ditët e gjykimit e dënimit me pushkatim të poetëve Genc Leka e Vilson Blloshmi

983
Sigal

Poetët martirë u pushkatuan më 17 korrik 1977, plot 37 vite më parë në Malin e Zgarës në periferi të qytetit të Librazhdit

 Sot mbushen plot 37 vjet nga dita kur dy poetët martirë, Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, të lidhur me pranga, u pushkatuan në mesnatën e errët jo larg vendlindjes së tyre, përkatësisht në pjerrësitë e Malit të Zgarës, në perëndim të qytetit të Librazhdit. Njërin nga poetët, përkatësisht Genc Lekën, unë kam pasur rastin ta njoh mirë nga afër, pasi e kam pasur mësues dhe shpesh ai rrinte dhe në shtëpinë tonë në Orenjë të Librazhdit. Atë njeri të mirë, të mrekullueshëm që unë e admiroja pa masë, pata fatin e dhimbshëm ta ndjek në sallën e gjyqit në Librazhd, aty ku firmos dhe pushkatimi i tyre…. Mbetet nga ditët më trishtuara të jetës sime….

I PRANISHËM NË GJYQIN E POETËVE

Përjetime të dhimbshme. Në qytetin e Librazhdit, ku unë tashmë isha transferuar, zhurmonin mbyturazi në çdo ambient bisedat: ”Filloi gjyqi ndaj grupit armiqësor të Bërzeshtës, me kryetar grupi Genc Leka dhe Vilson Blloshmi(!)”. U çudita nga ato  që po dëgjoja. Kur dëgjova emrin e Genc Lekës, thashë se mos më bënë veshët. Por,për fat të keq, jo. Gjithçka ishte e vërtetë. Një e vërtetë e hidhur, tronditëse, vrastare. Grykësia gjakatare e shtetit e kishte nxjerrë në bankën e të akuzuarve  poetin dhe mësuesin, duke e njësuar me kriminelin.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf