Ferdinand Shkalla: Marrëdhëniet e nderuara me Kinën, lënë në dilemë punimet e metalurgjikut

153

INTERVISTA/ Flet ish- futbollisti dhe ish- Kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, Ferdinand Shkalla

-vijon nga dje-

Futbollist, por dhe Kryetar i Komitetit Ekzekutiv i rrethit të Elbasanit për 7 vjet. Një përgjegjësi e madhe për atë kohë. Ka një kujtesë të çuditshme dhe flet për Elbasanin sikur të dhënat t’i ketë në letër. Thuajse i ka takuar të gjithë ish-udhëheqësit e regjimit komunist dhe me ta ka kujtime nga më të ndryshmet. Sipas tij, në atë sistem puna ishte me përgjegjësi dhe çdo takim të kushtonte shumë. Në atë kohë nga Elbasani u transferuan shumë Sekretarë të parë, midis të tjerëve dhe Jashar Mezelxhiu. Sipas tij Jasharin e transferuan në Sarandë nga një rreth i kategorisë së parë në një rreth të kategorisë së dytë. Atë e larguan më shumë se thoshin ka sabotim në metalurgji. Thuhej sabotimi bëhej mes kinezëve dhe disa njerëzve tanë. Jasharin e thërret Enver Hoxha. E pyet për metalurgjinë. Midis të tjerave i thotë a ka sabotim në metalurgji? Më parë se të pyeste Jasharin Enveri kishte pyetur Hajredin Çelikun, drejtor i Kombinati. Ky i kishte thënë që po ka sabotim. Jashari i tha që nuk ka sabotim, nuk sabotojnë njerëzit tanë. Enveri i thotë, Jashar ti nuk ke aq lidhje me njerëzit, mos e vë dorën në zjarr. Enveri në një buletin shkruante që ka diçka në metalurgji. Për këtë shkak u shty inaugurimi i furrnaltës. Ishte lënë që të bëhej ditën e lindjes së Mao Ce Dunit. Ishte viti 1976”.

Me cilët sekretarë të parë ke punuar?

Për më tepër lexoni Gazetën Telegraf