Fejzi Rrokaj/ Spastrimi i zonave të okupuara nga forcat nazi-balliste gjatë operacionit të dimrit

700
Sigal

Luftimet e zhvilluara gjatë muajit mars 1944 në zonën e Treblovës dhe Kudhësit !

Prej datës 20 shkurt deri më 8 mars  1944, forcat partizane të Brigadës V, batalionit “Perlat Rexhepi” dhe batalionit “Baba Abaz” i Brigadës VI spastruan krahinat e Mesaplikut, Kudhësit, Drashovicës e Treblovës  nga forcat xhandaro-balliste që ishin vendosur në këto zona gjatë operacionit të dimrit. Në mbledhjen e K.Q të Vlorës, mbajtur në mars, përveç masave me karakter organizativ, një nga problemet kryesore që u shtrua ishte dhe mobilizimi i të gjitha forcave dhe komandave  ushtarake siç ishin një pjesë e batalioneve të Brigadës V, bataloni “Perlat Rexhepi” bataloni “Kastriot Muço” një batalion i ri duke krijuar në këtë mënyrë grupin e II me tre batalione. Komandant i grupit u caktua Refat Barjami,  komisar Veiz Pipa, zv/komandant  Koço Gjeçi. Më vonë në prill 1944, batalioni i tretë i këtij grupi prej 200 partizanësh, së bashku me gjithë kuadrot drejtuese të tij, kaloi në efektivin e Brigadës  VIII-të. Me gjithë tmerrin që kishte ngjallur reaksioni në masat, me gjithë masakrat dhe shkatërrimet e kryera krahinave  gjatë operacionit të dimrit, vetëm në krahinën e Treblovës dhe të Kudhësit u regjistruan vullnetarisht në rreshtat partizane 300 të rinj e të reja, gjë që tregon qartë se sa i lidhur ishte populli me ushtrinë NCl.

Dështimi i operacionit të dimrit

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf