Fejzi Rrokaj: Si i çarmatosi Hysni Kapua italianët e Llogarasë dhe thirrja për t’i mbajtur me bukë dezertorët e veshur si fshata

716
Sigal

Kapitullimi i Italisë, më 9 shtator një çetë balliste rrethoi Kalanë, por italianët refuzuan t’u dorëzoheshin ballistëve

Akti për kapitullimin pa kushte i Italisë Fashiste, u nënshkrua më 3 shtator 1943, por ai u bë i njohur zyrtarisht, më 8 shtator 1943. Kapitullimi i Italisë Fashiste krijoi një situatë të re në zhvillimet e ngjarjeve të Luftës II-të Botërore, si në frontin e lindjes, ashtu dhe në atë të perëndimit, në zonat e pushtuara nga ushtria fashiste italiane, sidomos në vendin tonë, të cilin tashmë ajo e konsideronte si bregun e pestë të Italisë.

Ky kapitullim pa kushte i Italisë Fashiste, ishte si rrjedhojë, i ofensivës së madhe të Ushtrisë Sovjetike në një front të gjerë më se njëmijë kilometra dhe i fitores së arritur gjatë kësaj ofensive, i disfatës që pësuan fashistët italianë në Afrikën Veriore dhe i zbarkimit të trupave aleate në Italinë Jugore, i forcimit të luftës partizane në vendet e pushtuara nga fashistët dhe nazistët, i zhvillimit të ngjarjeve të lëvizjes së popullit italian, kundër luftës dhe fashizmit. Populli shqiptar nuk e kishte ndërprerë për as një çast luftë kundër fashistëve italianë gjatë gjithë periudhës 4 vjet e gjysmë të pushtimit dhe tani ishte përhapur dhe zhvilluar gjerësisht në të gjitha krahinat e Shqipërisë.

Lufta në Vlorë

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf