Fejzi RROKAJ: Lufta heroike partizane në operacionin e dimrit 1943-1944 në Qarkun e Vlorës!

706
Sigal

Ja, letra që Hysni Kapo i dërgonte Mehmet Shehut, më dhjetor 1943

Operacioni i parë nazi-ballist i dhjetorit kundër zonave të çliruara

 Gjatë muajit dhjetor komanda e forcave gjermane në Vlorë, në bashkëveprim me krerët e Ballit Kombëtar, organizuan një operacion të gjerë kundër zonave të çliruara. Ky ishte një operacion i parë i një shtrirjeje të tillë që organizuan nazistët së bashku me ballistët kundër forcave partizane dhe lëvizjes NÇl, në Qarkun e Vlorës. Në këtë kohë duke vazhduar luftën kundër pushtuesve dhe tradhtarëve, duke i ndjekur dhe duke i goditur ata, aty ku armiku kishte grumbulluar më shumë forca, në bazë të detyrave të ngarkuara nga Shtabi i Përgjithshëm, Brigada e I-rë S, kishte ardhur në Qarkun e Vlorës. Armiku ishte në dijeni për këtë dhe me qëllim që të rrethonte dhe të asgjësonte forcat e Brigadave të I-rë dhe të V-të S, në Luginën e Mesaplikut dhe të Kurveleshit të Poshtëm, të cilat ishin zona të çliruara dhe plotësisht në duart e partizanëve, filloi operacioni. Edhe komandat partizane ishin të informuara, për përgatitjen e këtij operacioni dhe morën masa përgatitore për të mos u zënë në befasi dhe për të kundërvepruar. Më 25 nëntor të vitit 1943 një kolonë gjermane e ballistësh u nisën nga Vlora për në Vajz .

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf