Fejzi Murati/ Biseda me Ilir Hoxhën, (djali i Enver Hoxhës), në atë kohë, drejtori i uzinave ushtarake: Tuneli nuk bëhet si do m

843
Sigal

DOSIER/ Intervistë me z. Fejzi Murati, ish- ushtarak në armën e aviacionit

– Shkollën e Aviacionit e përfundoi në vitet 1972  në qytetin e bukur të Vlorës dhe mendon se i ka dhënë shumë për formimin tim si oficer, por edhe si njeri, sepse ishte ndoshta shumë e civilizuar si shkollë, fal frymës pozitive të imponuar nga komisari i asaj shkolle, piloti i shquar Babaçe Faiku, një veteran i luftës dhe piloti i të vetmit avion qeveritar që kishte Shqipëria në ato vite. Shkolla e Aviacionit u hap në Vlorë më këmbënguljen e këtij ushtaraku të mirë e kurajoz, menjëherë pas ndërprerjeve të marrëdhënieve me ish-Bashkimin Sovjetik, pas vitit 1962 dhe nxori me qindra pilotë, teknikë e specialistë, të cilët përballuan në mënyrë shembullore tërë detyrat që kishte aviacioni në kuadër të interesave të mbrojtjes së atdheut. Komandant kishin po një pilot dhe burrë të mrekullueshëm, Sali Dibra, shkodran i ditur, i matur dhe shumë i kulturuar. Të dy, me një mirëkuptim për t’u patur zili, e bënë shkollën e aviacionit një vatër të mrekullueshme kuadrosh më të cilët çdo ushtri mund të krenohej.

 -Pedagogët në shkollën e aviacionit Vlorë a ishin të përgatitur?

Albert Z. ZHOLI

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf