Fatosh VOSHTINA: Ju rrëfej përplasjen dhe ikjen e rusëve nga Baza e Vlorës 53 vite më parë

805
Sigal

Rrëfim i detarit për ngjarjen e Pasha Limanit. Incidentet me ushtarakët rus, kalimi në gatishmëri luftarake nr.1 dhe largimi i sovjetikëve me 8 nëndetëse më 4 qershor 1961

Plot 53 vite më parë, pas një përplasje deri në prag të përdorimit të armëve, rusët, së bashku me 8 nëndetëse, ika nga Baza Ushtarake Detare e Vlorës… Është një nga ngjarjet e rëndësishëm jo vetëm për Flotën Detare, ushtrinë, por për rrjedhën historike të ecurisë e izolimit të Shqipërisë… Si dëshmitar i këtyre ngjarjeve, përjetimet e asaj situate, të mbeten të pashlyeshme…

Bisedimit Shqiptaro- Sovjetike për Bazën detare të Vlorës

Në mbështetje të kërkesës së qeverisë shqiptare, që kërkonte krijimin e komisionit dypalësh për Bazën Detare, qeveria sovjetike përgjigjet pozitivisht dhe më datën 17 maj 1961, njofton Ministrinë e Jashtme Shqiptare se në Tiranë do të vijë zv.ministri i Punëve të Jashtme të BRSS-së, Firjubini, me një komision prej 10 vetësh, për t’u takuar dhe për të zhvilluar bisedimet rreth Bazës Detare të Vlorës, që sovjetikët kanë vendosur ta likuidojnë. Sovjetikët nuk lajmëruan kohën se kur do të vijë Komisioni, por papritur më datën 18 maj, një ditë pas njoftimit, lajmëruan se komisioni vjen sot në Tiranë. Në të njëjtën kohë, dorëzohet edhe një notë në përgjigje të notës sonë, duke akuzuar partinë si përgjegjëse për heqjen e Bazës së Vlorës.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf