Faik Mersini: Historia duhet korrigjuar, sepse Mehmet Shehu nuk mori pjesë direkt në luftimet për çlirimin e Tiranës

895
Sigal

Flet veterani Faik Mersini, partizan i Brigadës së Parë Sulmuese: Ja kush ishte komandanti i Brigadës së Parë, ndërkohë që, Mehmeti u bë Komandant  Divizioni

Ulemi dhe bisedojmë me veteranin Faik Mersini, ish- partizan në Brigadën e Parë Sulmuese.  Xha Faiku e nis bisedën shtruar duke sistemuar kujtimet në data e vite. Është mesdita e 15 gushtit që përkon me 70-vjetorin e formimit të Brigadës së Parë Sulmuese, “Heroinë e Popullit”. Xha Faiku na çon në ato ditë të entuziazmit të vitit 1943, ku në verën e këtij viti, pasi në vendin tonë ishte krijuar një situatë e përgjithshme politiko-ushtarake e cila kërkonte një organizim të ri dhe një drejtim më të centralizuar të luftës kundër pushtuesit nazi-fashist dhe bashkëpunëtorëve të tyre, organizim që t’i përgjigjej kohës dhe situatës. Dhe ky organizim nisi me formimin e Brigadës së Parë, ku komandant u caktua Mehmet Shehu dhe komisar Tuk Jakova (të dy të dënuar më pas si armiq të partisë e të popullit), por që Faiku nuk e pranon këtë etiketim. Rrëfimet e ish- partizanit Mersini, sjellin atmosferën e krijimit të këtij formacioni të organizuar të LANÇ-it, jehonën e betejave heroike dhe të përgjakura të kësaj brigade Heroinë, për të ardhur deri tek  beteja për çlirimin e kryeqytetit, Tiranës. Faik Mersini sjell fakte dhe detaje të panjohura nga betejat e LANÇ-it, asgjësimi i bandës së Et’hem Çakos dhe si duhet të përzgjidhet elementi policor sot.

Së pari, në respekt të lexuesit tonë, një prezantim, kush është Faik Mersini?

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf