Et’hem Ibrahimi: Si u shpalla 6 herë kampion nën kujdesin e Bellovës dhe Ali Kastratit

1083
Në moshë të adoleshencës la qytetin e bukur të Vlorës dhe veshi uniformën e bukur të skënderbegasit. Një tip korrekt dhe i disiplinuar, fjalë pak e punë shumë, ra menjëherë në sy të Mjeshtrit të Madh Ismet Bellova, i cili i thotë e ardhmja jote është tek boksi. Dhe syri i mjeshtrit nuk gaboi. Et’hemi u bë një sportist i veçantë, një boksier ndër të rrallët në Shqipëri i cili për 5 vjet rresht ka fituar vendin e parë në peshat mizë, këndes dhe pupël që do të thotë në peshat, 51, 54, dhe 57 kilogram. Por asnjëherë ai nuk lë pa përmendur trajnerin e madh, njeriun gojëmbël, njeriun që i afroi, stërviti, i trajtoi si fëmijë, Ali Kastratin e pazëvendësueshëm, këtë gjigand të boksit shqiptar. Et’hemi u lidh shumë me boksin me ekipin e Partizanit, por atëherë kur ai ishte në majat e këtij sporti, papritur pa asnjë motiv, pa asnjë sqarim, ky sport në vitin 1964 ndërpritet në mënyrë brutale. U lanë në mes shumë ëndrra boksierësh. 
Ju keni qenë një kuadër ushtarak shumë i vjetër, si u kuadruat në radhët e ushtrisë?
Sigal