INTERVISTA/ Flet kompozitori i talentuar Enver Shëngjergji: Si zura çmim të parë me këngën “ Vajzat e fshatit tim”
Pse në atë kohë në qendër të vëmendjes së kompozitorëve dhe poetëve u vu dashuria dhe bukuria e femrës?
Të gjithë artistët në botë sidomos të sferës së muzikës e kanë marrë inspirimin nga femra. Njeriu gjithmonë kur shikon diçka të bukur kërkon të shkruaj, evidentojë, ta ngrejë lart të bukurën.
Sigurisht në memorjen tuaj festivali i 11 mbetet një ditë e zezë?
Në atë vit kur unë isha petagog filloi ajo kositja që unë e them shpesh. Fill pas festivalit të 11-të. Ne ishim si një bimë e re që sapo kishim filluar të lulëzonim, pra sa kishin filluar të dilnin filizat e para dhe shumë shpejt mbi kokat tona ra një kosë e rëndë, e madhe. Një kosë që edhe gjak nxorri se vuajtje po e po. Të gjithë duke filluar nga unë Aleksandër Lalo, Aleksandër Peçi, Françesk Radi të u larguam nga Tirana..
…
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf