Enver CAKAJ/ Kur luftonin Tomoricarët…

791
Sigal

Nuk dihet kush e shkrepi i pari pushkën,por tomoricarët kanë qenë tërë jetën në luftë. Dhe të mos ngatërrohemi, luftë nuk është vetëm ajo që bëhet me pushkë. Janë ca luftëra të tjera,që i kanë krismat së brendshmi dhe dëgjohen larg. Këtë popull tepër fukara kanë dashur ta vrasin,jo me plumba,por me taksa e përbuzje. Më të rëndat ishin dy taksat e tymjaket dhe e gjakut. Shtëpitë e tyre s’duhet të kishin oxhak. Kjo ndalonte zjarrin dhe sillte vdekjen e njerëzve nga ngricat. Këtu ka nisur e  para luftë. Këtë e tregon letra e datës 6 maj 1682,me të cilën populli i Ujanikut ankohej kundër xhizjedarëve se kërkonin të vilnin taksën e xhizjesë. Tri vjet rresht i ka përsëritur ankesat fshati Ujanik deri në vitin 1715. Nga ana tjetër populli i Tomoricës është ankuar pranë Portës së Lartë kundër Sanxhakut të Vlorës,i cili arbitrarisht ka vjelë prej tyre 21 qase akçe,si taksë poklloni e detyrime të tjera si të holla zahireje,të holla për shoje këpucësh, ushqim, bagëti falas dhe të dhjetën për çmimin e gjakut. Porta e lartë është mjaftuar me një përgjigje të thatë: “Të zbatohen ligjet!” Po kush t’i zbatonte kur populli ankohej kundër atyre që nuk zbatonin ligjet? Varfërinë e këtij populli e përshkruan shqeto Eqerem bej Vlora, kur ka kaluar në Tomoricë: “…Sollën një tepsi të madhe të rëndë druri dhe e vunë në mes të rrethit të burrave.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf